26 tetor 2008, Radio Kosova, Irlanda, do duhej te jete model per zhvillimin rural ne komunen e Decanit. Kete qellim kishte edhe vizita shtate ditore e Grupeve Lokale te Veprimit ne kete shtet, i cili eshte shteti qe perfitoi me se shumti nga implementimi i programit LEADER.
Qellimi i projektit LEADER, i mundesuar nga Zyra Nderlidhese e Komisionit Evropian ne bashkepunim me Ministrine e Bujqesise, eshte caktimi i prioriteteve zhvillimore ne zonat rurale si dhe organizimi i komuniteteve lokale per permiresimin e kualitetit te jetes dhe te prosperitetit te komunave. Pjese perberese e tij eshte edhe projekti Leader Plus, i zbatuar ne 12-te shtete te BE-se, i cili ndihmon pergatitjen e strategjive zhvillimore bazuar ne resurset lokale. Ne kuader te ketij projekti u zhvillua edhe vizita shtate ditore e grupit lokal te veprimit, ne Poloni dhe ne Irlande.
Bajram Qeku, zyrtar i Departamentit per Bujqesi ne Kuvendin Komunal te Decanit, ishte anetare i ketij grupi te perbashket te sektorit shoqeror dhe atij privat:
“Irlanda eshte zgjedh per arsye se ne kete shtet “Leader plus” zbatohet qe kater vite dhe shte nje nder shtetet me te suksesshme te BE-se e cila ka zbatuar kete projekt. Ne baze te ketij projekti, Irlanda ka perfituar shume ne zhvillimin e zonave rurale, kryesisht”.
Sipas z.Çeku, me këtë projekt integrues fillon një epokë e re në punën e fermerëve lokal të cilët do të bëhen vet ndërtues të politikave zhvillimore.
“Ndwrsa, vizita kishte per qellim, qe ne, si anetar te Grupit Lokal te Veprimit ne komunen tone, te njihemi me themelimin e grupeve lolale te veprimit ne Irlande, qasjen e programit LEADER dhe zbatimin e tij ne kete shtet. Kjo zbatohet permes qasjes nga poshte lart, nepermjet formules se zbatimit te strategjive lokale te veprimit, per te promovuar rrjetezimin lokal te OJQ-ve si dhe partneritetitin kombtar, rajonal dhe ate te BE-se”-thote z. Qeku.
Me projektin ne fjale synohet zbatimi i Strategjisë Zhvillimore Rurale, në komunën e Deçanit, si dhe zhvillimi i bujqesise konform standardeve evropiane.
Ajete Beqiraj, Radio Kosova