Arkivi

Grün: Kontigjenti gjerman është përherë në dispozicion të paqes

7 tetor 2008, Dojce Vele, Në mesin e 50.000 trupave paqeruajtesish evropiane të cilët krahas 7.000 trupave amerikane me 1999 marshuan drejt Prizrenit-në jug dhe Pejës-në Perëndim të Kosovës, për të siguruar kthimin e rreth 780.000 refugjatëve kosovarë, ishin edhe ushtarët e Bundesverit.

Ushtarët e Bundesverit janë me shërbim në Kosovë, që nga ndërhyrja e forcave te NATO-s, në qershor të vitit 1999. Gjeneral Brigade, Vilhelm Gryn, komandant i kontigjentit gjerman ne kuadër të Forces Ndërkombtare të Kosovës, me bazë në Brigadën Shumekombëshe-Jug, në Prizren, tërheq një paralele mes dy periudhave:
“Në vitin 1999, ne duhej të kryenim operacione të vërteta ushtarake. Ndërsa, tashmë është kohë tjetër kur ne duhet të sigurojmë vetëm një ambient të qetë për të gjithë. Megjithëse, kohe pas kohe ka protesta të dhunshme, siç ishin ato të marsit të vitit 2004 dhe trazirat e marsit të sivjemë, e keqja tashmë ka kalaur. Ne, para pak kohësh kemi marre pëlqimin e parlamentit, që ushtarët tanë të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë edhe për një vit tjetër. Mirëpo, parë nga këndi ynë, vendi tashmë është stabilizuar dhe ne mund t´i reduktojme forcat e NATO-s. Dhe, kjo po ndodh në vazhdimësi, sepse ne gjithnjë i jemi përshtatur situatës”.  
Pamje nga baza e KFOR-it ne Prizren 
Kosova synon të ketë një ushtri me standarde evropiane, e cila do të mbronte territorin e saj. 
“Ndërsa ne, që tani po përpiqemi që Forca e Sigurisë së Kosovës të arrijë këtë nivel!-thotë gjenerali Wilhelm Grün. Grupi i parë i këshilltarëve gjerman, tashmë është në Ferizaj-aty ku pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të trajnohen. Ndërkohë jemi të pranishëm me një ekip testues për përzgjedhjen e personelit, ndërsa kur në janar të fillojë trajnimi i pjesëtarëve të FSK-së, ne do të dërgojme atje edhe trajner të tjerë”. 
Megjithëse përgjegjës vetëm për pjesën jugore të vendit, komandanti i kontigjentit gjerman, në kuadër të KFOR-it, gjenerali Vilhelm Gryn, tërheq vëmendjen se ushtarët e tij janë të gatshëm t´i përgjigjen thirrjes në çdo pjesë të Kosovës.  
“Dhe kjo don të thote se, ne ushtarët gjerman gjithnjë i vëmë në dispozicion dhe në rast se shtrohet nevoja për një ndërhyrje në veri, ne jemi të gatshëm të dërgojmë përforcime. KFOR-i është gjithmonë i gatshëm për çdo ndryshim të situatës”.
Ne Brigaden Shumëkombëshe-Jug, njëra nga të dy bazat, ku më 12 qershor të vitit 1999, u vendosen njësitë e para të Forcës Ndërkombëtare të Kosovës (KFOR), tashme jane me sherbim 2500 ushtare te Bundesverit.
 Ajete Beqiraj, Dojce Vele