1 tetor 2008, Radio Kosova, Sot, në Pallatin e Kulturës “Jusuf Gervalla”, në Decan, u përkujtua eprori i lartë i UCK-së, Avdi Mujaj, i cili para pesë vjetësh u vra në pritë.
Avdi Mujaj nuk kishte dilemë në duhej luftuar. Ai erdhi në luftë si ushtarak dhe i kompletuar dhe si komandant i njësisë së vet, u shqua me trimëri jo vetëm në luftën për çlirimin e Kosovës. Por, megjithëse tash pesë vjet i vrarë në pritë, dora e krimit vazhdon të fle në sirtarët e drejtësisë. Prandaj, sa është e kobshme prita e një tetorit 2003 ku eprori Avdi Mujaj u vra dhe u plagosën tre kusherinjtë e tij, poaq e rëndë është heshtja e organeve të drejtësisë për zbardhjen e këtij krimi-u tha në akademinë e sotme përkujtimore.
“Dhjetë vjet më parë kur u gjendëm para luftës ose zhbërjes sonë kombëtare, ashtu siç vepruan shumë çlirimtar edhe Avdi Mujaj, ishte radhitur në rreshtat e gjatë të tyre për t’i dal zot atdheut”- përkujtoi me këtë rast gjenerali Daut Haradinaj, i cili ka folur për angazhimet e dëshmorit në luftën për liri. Perderisa, kryetari i OVL-se per Dukagjin, Avdyl Mushkolaj, duke numëruar pjesëmarrjen e eprorit Mujaj në shumë beteja deri në çlirimin definitiv të vendit, nder te tjera tha:
“I njohur me nofkën e luftës “Trimi”, ai vërtetë mund të radhitet edhe me trimat të tjerë të luftës sonë siç ishin dëshmorët Shkëlzen Haradinaj, Fadil Nimani, Lulëzim Morina e shumë të tjerë..."
Ndërsa, në emër të familjes, pjesëmarrësit i ka falenderuar i biri i dëshmorit Lirim Mujaj.

Ajete Beqiraj, Radio Kosova