14 tetor 2008, Dojce Vele & Radio Kosova, ”Rajoni i decanit vayhdont e jetë nje trevë e bukur dhe pavarësisht rrethanave, Manastiri dhe Kuvendi Komunal duhet punuar në prezantimin e këtyre vlerave-tha shefi I Misionit Evropian për Siguri dhe Bashkëpunim, ambasadori austriak erner Almhoffer, në konferencën e sotme për gauzetarë, pas takimeve të ndara me përfaqësuesit e Manastirit të decanit dhe me zyrtarët e Kuvendit Komunal të Decanit.
Ambasadori Werner Almhoffer, I cili erdhi në krye të Misionit të OSBE-së në Kosovë, me një tetor të këtij viti, në prononcimin e tij për media tha se me klerikët e Manastirit dhe me zyrtarët komunal ka biseduar për mundësite e zhvillimit të turizmit dhe të ekonomise, duke shprehur gatsihmerine e tij për ndihme në aspektin e ndërtimit të ligjit, të demorkacisë dhe të mborjtjessë të të drejtave të ndjeriut.Mirepo, refreni I përhershëm për zhvillimin e turizmit mepreyantimin e vlerave turistike në Deçan dhe izolimi I Manastirit brenda mureve si në mesjetë, bien ndesh me njëra tjetren…
"Kjo qështje i përket drejtësisë dhe ne i repektojmë vendimet e dala nga gjykata. Ndërsa, sa i përket zhvilimit të turizmittursitët kanë nevojë për prezantimin e tëmirave në një pako dhe një mur më pak apo më shumë, nuk ka rëndësi shumë.Sepse, ky mbetet një rajon i bukur dhe duhet punuar në prezantimin e këtyre vlerave"-tha z.Almhoffer.
Kryetari i komunës së Decanit, Musa Berisha, edhe sot u mjaftua me faktin se Manastiri i Decanit është përbrënda territorit decanas pavarësisht fakti se si komunë, nuk kanë kurrfarë qasjeje në të dhe Manastiri i Decanit vazhdon të administrohet vetëm nga Kisha Ortodokse Serbe në Beograd. Kryetari Berisha serish shfaqi shpresën se, sic tha: "me miqtë ndërkombtar do të zgjidhet edhe ky problem, sic kemi zgjedhur edhe qështje më madhore”. Përderisa, prej z.Almhofer, në pyetjen nëse ekziston rreziku që mure të tilla të ndërtohen përreth të gjitha objekteve ortodkse duke krijuar kështu territore të veçanta përbrenda territorit të Kosovës, për shkak të kohës së limituar, nuk arritëm të marrim përgjigje.
Shefi i Misionit Evropian për Siguri dhe Bashkëpunim në Kosovë, Werner Almhofer, me këtë rast vizitoi edhe komunën e Pejës, për t' u njoftuar më për së afërmi me angazhimet zhvillimore në këtë komunë.
Ajete Beqiraj, Dojce Vele & Radio Kosova