Arkivi

Pyjet e Kosovës në Vitin Ndërkombtar të Pyjeve



5 prill 2011, Dojce Vele, Rreth 42 per qind të territorit të Kosovës janë siperfaqe pyjore, të cilat gjatë viteve të fundit kanë qene cak i krimit ekonomik. Në gjykatat e Kosovës vetëm për vitin 2010 jane ngritur 7,300 padi, ndërsa nga prerjet ilegale buxheti i Kosovës humb nga dhjetë milionë euro për vit.

Të 468 mijë hektarët me pyje kanë një shtrirje më të gjërë në brezin kufitar të Kosovës, gjegjsisht në komunat perëndimore: Istog, Pejë, Decan, Junik e deri në Gjakovë. Kjo hapësirë përbën afro 50 per qind të masës drurore të pyjeve, thote prof.Dr. Agron Bajraktari, këshilltar i Ministrit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.

„Në Kosovë kemi rreth 52 milionë meter kub dru. Kjo, bazuar në bazë të inventarizimit të bërë nga qeveria e Kosovës, Sida suedeze dhe FAO, me  2002-2003 prej të cilave rreth 33 milionë metër kub është masë e volumore nga pyjet shtetrore, ndërsa 19 milione metër kub janë nga pyjet private. Dmth, rreth 60  per qind e pyjeve janë pyje shtetrore, ndersa 40  per qind të tjera janë pyje private me rreth 120 mijë pronarë“.

Të funksionojnë hallkat e këputura të gjyqsisë

Demtime masive te pyjeve
Kjo sipërfaqe për vite të tëra i është ekspozuar shfrytëzimit të pakontrolluar nga individë dhe grupe të ndryshme, të cilat kanë formuar një maqineri të fuqishme ilegale për prerjen, tërheqjen dhe transportin e masës drurore. Ndër  komunat më të goditura nga ky fenomen ishte Decani, në të cilen shtrihet  sipërfaqja më  e gjërë e pyjeve me 19 mijë hektare pyje dhe me një kapacitet të rritjes vjetore prej 60 mijë metër kub.

“Pyjet pas lufte kane pësuar një shkatërrim total dhe kanë rrezik të shndërrohen në kullosa. Për këtë deri më tani fajin e ka ministria, përderusa tash e tutje komuna e ka rastin të shpëtojë ajo që ka mbetur. Duhet të përcaktohen detyrat, duhet lidhur zingjiri i shkëputur prokurori-gjykata, sepse policia tashmë e bën punën e vet se gjithë  kohën është në pyje. Të gjithë duhet të jemi në mbrojtje të pyjeve, sepse nuk është pasuri e asnjerit por është pasuri e gjithe Kosovës”, thotë Curr Mazrekaj, gazetar shumëvjecar, i cili ka përcjellur neper vite gjendjen e pyjeve të Kosovës, mijëra hektarë të të cilave Viti Ndërkombtar i Pyejeve po i gjen të dëmtuara në mase të madhe, qoftë nga zjarret qoftëë nga faktori njeri.

7,600 padi të ngritura vetëm gjatë vitit 2010

Prof.Dr.Agron Bajraktari 
„Prerja e pyjeve ka filluar kryesisht në vitet ´90, kur shteti sundohej nga tjetër kush dhe ka vazhduar edhe pas lufte. Sipas z.Bajraktari, prerjet ilegale kanë filluar dekada me parë. Sigurisht që përgjegjësinë për mbrojtjen e pyjeve e ka shteti i Kosovës dhe prerësit ilegal te pyjeve marrin denimin nga minsitria. Prerësit ilegal të pyjeve e marrin denimin nga ministria, sepse ne kemi mbi 7,300 padi të ngritura vetëm për vitin 2010 dhe nuk kemi asnjë lajm që një nga ato është shqyrtuar. Dhe c´shtë me e keqja, inspektorët tanë nganjëherë përcjellin në gjykatë raste për qindra mijëra metër kub dru të prere dhe dënimet janë qindra euro. Ky është motivim për prerësit ilegal të pyjeve të vazhdojnë pa trazuar”.

Me synim të menaxhimin të pyjeve shtetrore dhe private sipas praktikave evropiane, Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian ka lansuar projektin dyvjecar ne vlerë prej 2.7 milionë euros në të cilin qeveria e Kosovës participon me 300 mijë. Përmes përforcimit të sektorit pyjor dhe bujqësor, projekti pritet të stimulojë zhvillimin rural, hapjen e vendeve të reja të punes si dhe përmirësimin e menaxhimit të zjarreve dhe menaxhimin e gjuetisë. Iva Stamenova, nga Sektori Operativ në Zyrën Ndërlidhese të Komisonit Evropian është menagjere e projektit:

Projekti i Komisionit Evropian përfshinë një game të gjërë aktivitetesh. Ka progres. Por, vështirësitë mbesin në aspektin e organizimit të menagjimit dhe të jem e sinqertë, duhet shume vite për t´u riparuar dëmet e shkaktuara nëpër vite, kur dihet se pas ripyllëzimit duhen se paku dhjetë vjet për një kualitet të mire pyjesh. Por, ne inkurajojmë qeverinë e Kosovës që të ngris problemin e pyjeve në një pikë më të lartë të agjendes politike në mënyrë që qështjet të adresohen atje ku duhet”.

Menagjimi i pyjeve sipas praktikave evropiane

Me projektin dyvjecar të binjakëzimit Komision Evropian-Qeveri e Kosovës, synohet menagjimi i pyjeve në bazë të praktikave evropiane-thotë z. Stamenova, sipas së cilës prerja ilegale e pyjeve është problem i dyfishtë:

Iva Stamenova nga Zyra e KE-se
„Qeveria e Kosovës duhet të identifikojë arsyet e kësaj prerjeje, qofshin sociale apo komerciale dhe të ndërmarrë masa, sepse humbjet që i shkaktohen buxhetit të Kosovës janë 10 milionë euro në vit. Dhe, si mund të zëvendësohen gjithë ata drunj kur edhe po të ripyllzohen,por duhen vite për t´u kthyer në formën e psre? Ky është një dem ambiental dhe komercial, njëkohësisht. Prandaj, parandalimi i kësaj dukurie është proriteti ynë kryesor. Dhe, shpresojmë  se projekti ynë do ta ndihmojë Kosovën të marr drejtimin e  duhur“, thotë z. Stamenova, sipas së cilës projekti do jetë një bazë solide për themelimin e sistemit përkates për menagjimin e pyjeve.

Qytetari Murat Sutaj ka besim të plotë në projektin e Komisionit Evropian:

 “Unë kam besim shumë të madh se gjëndja në pyjet tona do të ndryshojë.  Dhe Komisioni Evropian në bashkëpunim me qeverinë dhe me komunat do të marrin masa për në mbrojtjen dhe kultivimin e pyjeve, duke mos lejaur të keqmenagjohen dhe në emër të pastrimit ë pyjyeve të bëhen të shkatërrohen siperfaqe të tëra pyjesh, sic janë shkatërruar deri më tash”.

Cdo vit nga 1 milionë fidane

Instituti për Pylltari në Pejë së bashku me ministritë përkatëse dhe komunat, cdo vit bën pyllezimin dhe ripyllëzimin e sipërfaqeve të zhveshura me nga një milionë fidane, kryesisht drunj halorë. Në kuadër të tij ishte edhe projekti “Një banor-Nje fidan” i cili vitin e kaluar rezultoi me 2 milionë fidane të mbjellura, edhepse kualiteti i mbjelljes dhe përkujdesja lënë për të dëshëruar,thotë z.Bajraktari sipas të cilit, bazuar në Planin e presidentit Ahtisari për pavarësinë e Kosovës, që nga 1 korriku i vitit 2010 dy kompetenca; mbrojtja e pyjeve dhe licencimi për prerje janë bartur në komuna. Një sfidë kjo jo e vogel për komunën-thotë Nasim Haradianaj, drejtor për Bujqësi dhe Pylltari në komunën e Decanit.

Rruge qe shpie ne malet e Decanit
 He! Të them sinqerisht, është sfidë e madhe për të gjitha komunat, se fatkqesisht, keqbërësit e kanë keqpërdor aq gjatë sa tash kur fillon me i ndal, iu duket se po i ndal prej pronës e tyre. Dhe kjo është sfida më e madhe për të gjithe ne”.

Rreth 42 per qind të territorit të Kosovës jane të veshura me pyje, prerjet në permasa shqetësuese të të cilave janë evidente. Komisioni Evropian dhe qeveria e Kosovës kanë bashkërenduar aktivitetet për një menagjim të duhur të kesaj pasurie kombtare. Ndërsa, bashkërendimi i veprimeve të policisë, prokurorisë dhe gjykatave është i domosdoshëm për ndalimin prerjeve ilegale të pyjeve, si pasojë e të cilave sipërfaqe të tëra janë shndërruar në kullosa.