Fotografite e te pagjeturve para Kuvendit te Kosoves |
Sabit Vishajt nga fshati Beleg, nga forcat serbe iu vranë nëntë anëtarë të familjes, gjashtë prej të cilëve rezultojnë të pagjetur.
„Axhallarët dhe djemt e axhës, prej moshës 3 deri në 60-70 vjecare m´janë vra në Masakrën e Belegut. Tre prej tyre janë gjetur, kurse gjashtë të tjerë ende figurojnë të zhdukur. I kemi dhëne të gjitha informatat që na janë kërkuar. Edhe mostrat e ADN-së i kemi dhënë. Kemi bashkëpunu me institucionet vendore, me EULEKS-in vetëm të zbardhet fati I tyre. Por, pa rezultat…“.
Identifikime të gabuara dhe djegje te trupave ne furrnalta?!
Viktimat e Masakres se Belegut |
Ndërsa dyshimi i përdorimit të furrnaltave për djegjen e trupave jep të kuptosh se enigma e fatit të disa të pagjeturve nuk do të zbardhet kurrë, thotë z.Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur në Kosovë, sipas të cilit, termi “i zhdukur” duhet pasur parasysh me arsye: „Sepse, dyshojmë se janë përdor furrnaltat, duke fillu prej Ferronikelit në Drenas, në Trepqë, në Maqkaticë, madje ka zëra dhe informacione se edhe Kollubara është përdor. Sepse, njerëzit janë vra ose kidnapu edhe janë percjell me kamion, sic ka ndodh rasti ne liqenin e Peruqacit, pastaj në Batajnicë…Dhe, në raste të tilla sigurisht se s´mund të kërkojmë gjurmë dhe mund të flasim për të zhdukur“.
Kosova ende nuk ka Ligj për të Pagjeturit
Instituti i Mjeksise Ligjore,Prishtine |
„Gjendja e familjarëve të cilët tash 12 vite jetojnë në ankth është më e rëndë se e cdo qytetari tjetër. Këta familjarë, në shekullin e 21, të presin 12 vjet për një informatë që është e drejtë elementare njerëzore, është padrejtësia më e madhe. Zhdukja e njerëzve është një prej krimeve ma t´rënda kundër njerëzimit!”, thotë z.Kasumi, sipas të cilit, kërkesa 11 vjecare që istitucionet vendore të shërbehen me një listë të konsoliduar të cilën mekanizmat ndërkombtarë në Kosove e kanë, nuk është perfillur. Ndërsa, kërkesa për Ligjin për të Pagjeturit, ka has në vesh të shurdhër. “Kosova ka nevojë për një ligj për të zhdukurit. Qe 11-të vjet ne përsërisim kërkesën e njejtë dhe ai shtyhet e prolongohet. Ky ligj na ka pru shpirtin te goja. Ju lutem, a ka ujë që e lan? Gjyqi I historisë ne do t´na gjykojë rëndë!”
Sa është e përgatitur Kosova të dëshmojë krimet e Serbisë?
Ndërkaq, problemi i të pagjeturve në tavolinën e bisedimeve Kosove-Serbi, është një brengë tjetër e shoqatave për persona të pagjetur.
“Sa qeveria jonë është duke punu dhe sa është e përgatitur që nesër të ballafaqohet me grupin dialogues të Beogradit, forcat e të cilit e kanë ba krimin. Këtë e din krejt bota! Por duhet dëshmuar dhe duhet sjellur njerëz dhe fakte të cilat argumentojnë atë krim”.
Në këtë rrugëtim shumevjecar është identifikimi i mbi 400 mbetjeve mortore në Morgun e Prishtinës.
„Ne nuk kemi qasje të mjaftueshme. Mirëpo, sipas informatave që i kemi, numri i mbetjeve mortore të kompletuara dhe të pakompletuara në Morgun e Prishtinës është rreth 400. Ka edhe të dëmtuara deri në atë shkallë, sa nuk japin mundësi për analizën e ADN-së“, thotë z.Gjetaj.
Vetëm 10 raste të proceduara nga gjykatat e Kosovës
A.Gergjaliu,ekspert i mjeksise ligjore |
„12 vjet kanë kalu prej krimeve masive nga forcat serbe në Kosovë. Por, edhepse ne i kemi evidentu me emër dhe me mbiemër dhe me rrethanat e vrasjeve dhe zhdukjeve të 13 mijë e 300 personave në Kosovë, gjyqsori i Kosovës deri më tani i ka proceduar dhe jane dënuar me dënim të prerë, vetëm dhjetë raste”.
Se hulumtimi i varrezave të reja është një sfidë tjetër për Kosovën këtë e kupton më së miri dr.Gërgjaliu, i cili flet nga përvoja:
“Sa I përket gjetjes dhe hapjes së varrezave, ka pas kamuflime nga pala serbe, si levizje të njerëzve, krijime të varrezave dhe mbi të kanë hedhur mbeturina të veturave të vjetra. Ndërsa, ka edhe eshtra të njerëzve që kanë rënë në përiudha të tjera”.
EULEX premton mbështetje në zbardhjen e fatit të të pagjeturve
Kerkojne gjykimin e krimineleve te vertet |
Prej fillimit të bashkëpunimit EULEKS-Ministri e Drejtesisë, jane gjetur dhe identifikuar mbi 200 persona, me të fundit prejt e cilëve ishin 18 anëtarë të familjes Krasniqi nga Malisheva. Të martën(26 prill)Zëvendësshefi i EULEX-it Andy Sparks, në një komunikatë për media lëshuar me rastin e Ditës Kombtare të të Pagjeturve, premtoi mbështetjen e mëtutjeshme të të gjithë mekanizmave në Kosovë për të zbardhur fatin e mbi 1800 personave të pagjetur. Përderisa, familjari i të pagjeturve Sabit Zukaj, bën thirrje tek të gjithë mekanizmat relevante për më shumë angazhim në zbardhjen e fatit të të dashurve të tyre:
„Ju kisha lut sidomos këtyre prijësve tanë që punojnë për shtet të cilët janë ulur mbi gjakun e tyre, të mos harrojnë për asnjë cast se ku janë tw ulur...”.