20 prill 2011, Radio Kosova, Hapesirat pergjate Grykes se Decanit ofrojne mundesi te shumta per zhvillimin e komunes dhe ngritjen e mireqenjes se qytetareve te ketushem. Hurdha e peshqve buze Lumbardhit, ne te cilen tash pese vjet rriten peshq te llojit Trofta-Ylber.
Nje hapesire pitoreske buze Lumbardhit diku ne kilometrin e trete te Grykes e Decanit, eshte vendi te cilin Hysen Krasniqi nga Turjaka e Pejes e zgjodhi per t´filluar jete te re. Mirepo, realizimi I nje projekti ne gji te pyjeve, ishte nje rruge plot sfida.
„Ne fillim kam pas probleme te medha nga disa individe ne komunen e Decanit, te cilet kane paraqit pengesa e medha, edhepse une kam qene i pajisur me leje per veprimtari nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor, e cila me ka dhane leje se pari per shfrytezimin e ujit dhe te asaj pjese. Ndersa, me Ministrine e Bujqesise dhe Agjencionin Pyjor kam kontrate marreveshjeje per shfrytezimin e nje hektari vend“, thote z.Krasniqi.
Trofta Ylber rritet nga uji i bjeshkeve
Nuk do te kaloje shume kohe dhe ne kete panorame te virgjer ndermjet dy shpatijesh do te ndertohet hurdha e peshqve afro 500 meter katrore. Por, edhepse eshte e dedikuar per deri ne dhjete ton peshk, mungesa e perspektives nderkohe ka imponuar prodhimin me gjysme kapaciteti, thote z.Krasniqi.
“Peshq njevjecar i kam afro 30 mije krere, ndersa per konsum jane diku mbi 10 mije mije krere. Qe don te thote se, neqoftese jane 300 gramsh jane afro 3000 kg per konsum. Kilogramin e shes 5 euro dhe krahasur me hurdhat tjera ne jemi pak me te shtrejt. Por, cilesia e peshkut eshte me e mire ktu”, thote z.Krasniqi, i cili pjesen me te madhe te peshkut e konsumon ne restaurantin e tij, ndersa pjesen tjeter ka marreveshje me Troften e Istogut, fale eksperteve te te ciles, Hysen Kraqniqi tash 5 vjet e rrit peshkun, ndersa tash dy vjet e prodhon vet.
Hurdha e Peshqve ne Gryke te Decanit
Restoranti prane hurdhes |
Hurdha e Peshqve ne shtratin e Lumbardhit ne te cilen nderkohe rriten rreth 70 mije Trofta Ylber eshte e para e ketij lloji ne decan. Dhe pare nga perspektiva e deritanishme, e tille edhe do te mbetet duke pasur parasysh cmimin e ulet te peshkut dhe temperaturen jo te pershtatshme per rritjen e ketij lloji te peshkut, per zhvillimin e te cilit temperatura e duhur eshte mbi 7 grade.
„Ndersa, aty ma shume se gjashte shtate muaj temperatura eshte nen shtate grade. Por, zhvillimin e ngadalshem e mund cilesia, sepse cilesine e ka shume te mire. Mirepo sa i perket tregut ende nuk jane krijuar kushtet e duhura”,thote z.krasniqi.
Rrugetimi i peshkut nga veza deri ne pjate
Ne rrethin e pare ne te djathte te hurdhes jane peshqit mbi tre vjecar qe ndahen per shumezim. z.Krasniqi, i cili pershkraun ne detaje udhezimet e eksperteve te Troftes, te cilat tash dy vjet i praktikon vet ne hurdhen e tij.
Peshqit ne hurdhe |
„Nje femer mund te kete prej 2000 deri ne 6000 veze, perderisa spermatozoidet e nje mashkulli mjaftojne te fekondojne vezet e dy prej tyre“, shpjegon z.Krasniqi, i cili sjell detajet e procesit te fekondimit.
„Hiqet peshku nga hurdha dhe vehet ne 25 litra uje ose ma shume, ku hidhet nje sasi e opiumit ne menyre qe peshku mos te leviz. Peshku nxirret prej aty, pastrohet me peshqir dhe behet shtrydhja e femrave dhe mashkullit ne nje ene te posacme, ne te cilen lihen mbi 40 minuta. Pasi te perfundoje procesi i mbaresimit, pastrohen vezet me uje ngadale dhe qiten ne korita. Per cdo dite kontrollohen dhe vezet e deshtuara duhet te hiqen brenda 24 oreve, sepse ato i infektojne te tjerat“, shpjegon z.Krasniqi, sipas te cilit suksesi i mbaresimit varet nga kualiteti i vezeve dhe deshtimet jane ku me shume e ku me pak dhe vezet duhet ruajtur ne ambient te paster dhe larg drites se diellit.
„Eliminimi zakonisht shkon prej 30 deri ne 35 per qind. Por, tek p.sh.vitin e kaluar, s´ka pas mbi 15-20 perqind edhepse thuhet se shkon nje numer edhe me I madh. Edhe mbahen ne ato koritat, ne ata lugj e i pave, perdeisa jane ne gjendje me leviz pak ose mundesh me i menagju edhe jashte. Dite per dite hiqen ato cka jane te demtuara, mandej te vegjlit tuj u rrit dalin nga veza“.
Politika ka bllokuar arterjen kryesore te zhvillimit te Decanit
Hurdha e peshqve |
Procesi i mbaresimit te vezeve te poeshve sivjet eshte bere me 6 shkurt dhe vezet tashme kane filluar te qelin. Ky proces eshte kryer ne shtepizen e vogel buze hurdhes, ne hapesirat e se ciles jane te radhitura 7-8 ene me veze peshqish te cilat tashme kane filluar te qelin.
"Kur qelin vezet, larvat nuk kane nevoje per ushqim diku per 20 dite deri ne 25 dite sepse kane rezerva ne ate fare kesen. Pasi kalojne 24 dite ju qitet ushqim edhe ata fillojne dalngadale te paraqesin interes dhe te jene te vetdishem se duhet me u ushqy. Ne mesin e tyre ka qe lindin me te meta dhe ata duhet me i eliminu“, ploteson z.Krasniqi.
Por, edhepse ne hurdhen e ngrehur ne shtratin e Lumbardhit te rrembyeshem kultivohet cilesia me e mire e troftes, infrastruktura rrugore veshtireson qarkullimin duke ua mohuar vizitoreve qasjen ne kete panorame te bukur dhe shijen e peshkut qe servohet ne restoranin e tij. Sepse, buxheti i limituar i komunes, mungesa e investimeve nga qeveria dhe politizimi i cdo iniciative ne kete pjese nga ana e Manastirit te Decanit, kane bllokuar per kohe te pacaktuar arterjen kryesore te zhvillimit te komunes se Decanit.