25 prill 2011, Dojce Vele, Festa e pashkëve në Kosovë po përcillet me mesazhe paqeje dhe dëshirë për një të ardhme më të mirë për të gjithë. Pashkët sivjet po kremtohen në katedralen e re "Nena Tereze", e cila po ndertohet nga kontributi i besimtareve, pa dallim vendi as besimi.
Simbolikë e ngadhnjimit të Krishtit mbi vdekjen dhe e dritës mbi errësirën ishte ndezja e zjarrit dhe e qiriut të Pashkëve në hyrje të katedrales së re „Nena Terezë“ në Prishtinë, në të cilën u kremtua për herë të parë. Një ngjarje kjo e shënuar, thotë për Dojce Vele-n, kancelari i Ipeshkivsë së Kosovës, Don Shan Zefi.
Simbolikë e ngadhnjimit të Krishtit mbi vdekjen dhe e dritës mbi errësirën ishte ndezja e zjarrit dhe e qiriut të Pashkëve në hyrje të katedrales së re „Nena Terezë“ në Prishtinë, në të cilën u kremtua për herë të parë. Një ngjarje kjo e shënuar, thotë për Dojce Vele-n, kancelari i Ipeshkivsë së Kosovës, Don Shan Zefi.
Don Shan Zefi |
Dashuria dhe drita ngadhnjejnë mbi urrejtjen dhe errësirën
Ceremonia e vigjiljes së Pashkëve në katedralen e re në të cilën për herë të parë jehonin lutjet dhe këngët kishtare, për besimtarët katolike është një festë e dyfishtë:
„Katedralja është simbolika e Gonxhes, e lules, e Nënës Terezë e cila natyrisht di ta bashkojë popullin rreth një vlerë. Dhe fakti se ne dimë të kremtojmë bashkarisht dhe të ofrohemi rreth tryezës së kësaj vlere është e mira jonë e përbashkët. Sepse, Pashkët janë festa më emblematike dhe më domethënëse për të krishterët. Është festa që dëshmon se jeta ngadhnjen përballë vdekjes, drita përballë errësirës dhe e mira dhe dashuria përballë të keqes dhe urrejtjes”, thotë Sar Gjergji, 45 vjec nga Stublla e Epërme e Vitisë. Përderisa, për David Mujin nga Gjilani, kjo është ndër netët më të lumtura:
Projekti i Katedrales ne Prishtine |
Gurëthemelin e katedrales e pat vënë presidenti Rugova
Përpjekjet për ndërtimin e katedrales së të Lumes „Nëna Terezë“ në Prishtinë, zënë fill që në vitin 1993 kur delegacionit nga Kosova me në krye presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova iu dha premtimi nga Roma për ndertimin e një katedraleje. Don Shan Zefi i cili ishte në përbërje të këtij delegacioni, kujton:
„Që atëherë është dashur një periudhë e gjatë që qështja e katedrales të aktualizohet. Me 2003 kjo u bë realitet dhe ne ndër pesë projektet, zgjodhëm stilin romanik, si gërshetim i së kaluarës dhe i së tashmes. Gurëthemeli i Katdrales „Nëna Terezë“ në Prishtinë u vu në vitin 2005 ku ishin prezent i ndjeri imzot Mark Sopi, i ndjeri presidenti, dr.Ibrahim Rugova e poashtu ishte i pranishëm edhe kardinali i Uashingtonit“, rrëfen Don Shan Zefi sipas të cilit ndërtimi i kompleksit dhjetë milionësh është kontribut i besimtarëve pa dallim shteti dhe feje.
Kontribut për katedralen pa dallim feje dhe shteti
David Muji |
Kosova shquhet për tolerancën ndërfetare. Kjo shihet edhe në tryezat e kremtave fetare , rreth të cilave mblidhen besimtarë të besimeve të ndryshme. Gjatë festës së pashkëve rrethohemi rreth tryezës më të begatë se zakonisht, me simboliken e bukës se pambrujtur si dhe të vezëve të ngjyrosura. Dhe, natyrisht unë kam shumë miq të besimit musliman të cilët vinë dhe kremtojnë bashkë me ne“, thotë Sari, të cilit cdo festë ja përtërin këtë ndjenjë.
Sar Gjergji |
Në përkujtim të martirëve Florit dhe Laurit
Katedralja kushtuar humanistes shqiptare Gonxhe Bojaxhiut e cila do të jetë Qendër e Ipeshkvisë së Kosovës, do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët. Në katin përdhesë do të jetë Qendra Kulturore “Pjetër Bogdani“ , e cila do të shfrytëzohet për seminare dhe për dialog ndërfetar, ndërsa hapësira e madhe e katedrales do të shërbeje për organizimin e operave dhe të koncerteve të ndryshme klasike.
Ipeshkvi i Kosoves Dode Gjergji |
„Populli i Kosovës, njëri ndër më të përvuajturit në historinë e
njerëzimit, të udhëhiqet nga njerëz të vullnetit të drejtë të cilët do të dinë t´i përmbushin nevojat e qytetarëve dhe nuk do të përfitojne kurrë në kurriz të të ligjve dhe të të pambrojturve“.
njerëzimit, të udhëhiqet nga njerëz të vullnetit të drejtë të cilët do të dinë t´i përmbushin nevojat e qytetarëve dhe nuk do të përfitojne kurrë në kurriz të të ligjve dhe të të pambrojturve“.
Festa e Pashkëve është kremtuar edhe nga pjesëtarët e besimit ortodoks, ndersa liturgjia është mbajtur në Prizren.