Arkivi

Strellcjanet kremtojne Fiter Bajramin

Gjamia shekullore ne Strellc te Eperm
30 gusht 2011, Radio Kosova, Pas agjerimit 30 ditësh, besimtaret muslimane ne mbare boten po kremtojne festën e Fitër Bajramit. Kjo festë e cila njihet edhe si Festa e Meshires dhe kujton shpalljen e Kuranit Fisnik, eshte më e madhja në islam pas Kurban-Bajramit.


Mengjes plot diell ne Strellc te Eperm. Rrezet derdhen neper rruget e degezuara e era verore farfurit hareshem neper gjethet e drunjve, sikur edhe ajo te kremtonte. Besimtaret pas faljes ne gjami kane nxituar te urojne familjaret, ndersa ne rruge gjejme vetem plakun plisbardhe Sherif Fazli Fetajn, te cilit sikur nuk i behet vone te filloje kremten qe nuk iu perngjet askund atyre qe ishin dikur...

Roli i medias ne zhvillimin e shoqerise

23 gusht 2011, Radio Kosova & Blue Sky, Cfare gazetarie i duhet Kosoves tri vjet pas shpalljes se pavaresise? A ka ardhur koha e zhvillimit te nje gazetarie te mirefillte ne sherbim te shtetit dhe popullit te Kosoves? Keto jane disa nga pyetjet e shtruara ne debatin me temen “Roli  i medias ne zhvillimin e shoqerise”, te mbajtur sot ne Decan, i cili vie ne vazhden e debatave te financuara nga Fondacioni gjerman “Fridrich Ebert”, te cilat organizohen nga Shoqata e Intelektualeve te Pavarur(SHIP) ne bashkepunim me Klubin e Debatit, ne Decan.

Izolimi i tri fshatrave kosovare ne veri

Bistrica e Shales, njera nder tri fshatrat e izoluara

19 gusht 2011, Dojce Vele, Gjëndja e rëndë ekonomike, vështirësitë sociale, pasiguria dhe mungesa e lëvizjes së lirë janë pjesë e përditshmërisë së banorëve të tri fshatrave shqiptare në kuadër të komunës së Leposaviqit, e cila administrohet nga strukturat paralele serbe. Ndërsa, barrikadat e vëna në Rudarë nga serbët e veriut i kanë futur në geto për kohë të pacaktuar. 

Si jetojnë shqiptarët në veri të Mitrovicës?


Lumi Iber-Ketu ndahet shteti i Kosoves
14 gusht 2011, Dojce Vele,  Tensionet e shkaktuara nga ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, nuk janë asgjë e re për banorët shqiptar të Lagjes së Boshnjakëve. Presionet 12-të vjecare, më se 80 për qind prej këtyre banorëve ua imponuan shitjen e pronave dhe shpërnguljen.
http://www.dw- world.de/dw/article/0,,15315406,00.html

E ardhmja e Evropës bëhet edhe në Kosovë - Harta e rajonit është ravijezuar

Vestervele: "Qeshtjet territoriale dhe statutor ne Ballkan jane te mbyllura per Gjermanine
11 gusht 2011, Dojce Vele, Shefi i diplomacisë gjermane Guido Vestervelle deklaroi në Prishtinë se për Gjermaninë, problemet territoriale dhe statutore në Ballkan janë mbyllur përfundimisht. Vestervele propozoi bashkëpunim në vend të konfrontimit dhe koordinim të plotë të veprimeve me vendet e BE-së.

Gjermania për Kosovën-Aleate e pazëvendësueshme

Kancelarja Merkel me trupat gjermane te KFOR-it(Foto DW)
11 gusht 2011, Dojce Vele, Roli i Republikës Federale të Gjermanisë në rimëkëmbjen e Kosovës, në formimin e shtetit dhe në njohjen ndërkombtare ka qënë thelbsor. Gjermania, e cila ka merita të vecanta edhe në krijimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, mbetet aleate e pazëvendësueshme e Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian. 

"Nese je shqiptare mos shko ne Rudare!"

Me barrikaden ne Rudare te Zvecanit bllokohet magjistralja Mitrovice-Rashke
 7 gusht 2011, Dojce Vele, Vazhdon bllokimi i rrugëve kryesore që lidhin Kosovën me dy pikat doganore në Bërnjak dhe Jarinjë, nga serbët e veriut. Protestat nisën pas vendimit të qeverisë s Kosovës për zbatimin e masave të reciprocitetit në tregtinë me Serbinë, e cila që nga viti 2008 nuk pranon importin e mallrave që mbajnë vulën e Republikës së Kosovës. Protestuesit nuk largohen nga rruga, as pas arritjes së marrëveshjes së te dyja qverive. Përse ndodh kjo dhe çfarë duan në të vertet serbet e veriut te Kosoves?         

Serbet e veriut e refuzojne marreveshjen per kapercimin e krizes ne veri te Kosoves

Serbët bllokojnë rrugën
Serbet e veriut mbajen te bllokuara arterjet kryesore qe lidhin Kosoven me dy pikat doganore ne Bernjak dhe Jarinje(Foto DW)
6 gusht 2011, Dojce Vele,   Kriza e Kosovës u zgjidh. Apo jo? Prishtina dhe Beogradi ranë dakord të heqin dorë nga kërkesat e tyre kryesore, kompromis ky i arritur me ndërmjetësimin e komandantit Bühler. Por serbët e Kosovës nuk e pranojnë atë. 

Marrwveshje për heqje bllokadash në veri-Qeveria e Kosovës kundër

Në foto Stefanoviqi dhe Bühleri
4 gusht 2011, Dojce Vele, Është arritur marrëveshja në mes të komandantit të KFOR-it, gjeneralit Erhard Buehhler dhe dy zyrtarëve të qeverisë serbe Borisllav Stefanovic dhe Goran Bogdanovic, për zhbllokimin e rrugëve në veri të Kosoves. Qeveria e Kosovës e ka vlerësuar draftmarrëveshjen si të papranueshme.

Prekja e kufijve të Kosovës don të thotë ndryshim I kufijve të rajonit

Thaci:Secili vend ne rajon ka nje problem te quajtur Mitrovice

3 gusht 2011, Dojce Vele, Kryeministri I Kosovës Hashim Thaçi I ka thanë ndërmjetësit të Bashkimit Evropian për bisedime me Serbinë Robert Kuper se mbrojtja e sovranitetit dhe integriteti territorial të Kosovës është detyrim kushtetues, ligjor dhe kërkesë e popullit të Kosovës.