Arkivi

Presidenti Topi ne Gllogjan


Presidenti Topi mirepritet nga Ilmi Haradinaj
30 qershor 2012, Radio Kosova, Presidenti i Republikes se Shiperise Bamir Topi, pas vizites ne familjen Rugova dhe ne familjen Jasharaj, vizitoi edhe familjen Haradinaj ne Gllogjan, ku beri homazhe dhe vuri kurora lulesh mbi varret e deshmoreve qe prehen ne Kompleksin Memorial “Deshmoret e Kombit”.

Fushata ”Bone Tanden”fillon me gazetaret ne Junik

Ngjyrosje druri brenda kulles
 Mazkrekaj e Haxhosaj"n´pune"
20 maj 2012, Radio Kosova, Në vazhdën e aktiviteteve për përmirësimin e gjendjes së trashëgimisë kulturore, organizata suedeze Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB),ka filluar fushatën e re “Make it Yours”. Fushata e cila synon të angazhojë grupe te ndryshme qytetarësh që së bashku të kontribuojnë në ruajtjen dhe revitalizimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës filloi ne Junik, me gazetaret, te cilet moren pjese ne restaurimin e Kulles se Isufajve ku do te vendoset Qendra Rajonale per Zhvillimin e Turizmit ne Dukagjin.

Zyra Administrative ne veri mes retorikes dhe realitetit


Barrikadat te Ura e Ibrit dhe barakat e "Rojave te Ures"
20 qershor 2012,Dojce Vele, Në veri të Mitrovicës së shpejti do të hapet Zyra e parë Administrative në kuadër të intitucioneve të Kosovës. Ky është hap i parë drejt formimit të komunës veriore të Mitrovicës sipas Pakos së Ahtisarit, mbi bazen e se ciles Kosova shpalli pavaresine.

Memoriali i Betejes se Koshares-pasqyre e rrugetimit drejt lirise

Agim Ramadani, Anton Cuni dhe Sali Qekaj(foto e terhequr nga "1,000000 shqiptar ne bote")
11 qershor 2012, Radio Kosova, Pas 13 vitesh te perfundimtit e luftes ne Kosove, ka filluar ndertimi i “Kompleksit Memorial i Betejes se Koshares”, ne te cilen rane 114 deshmore me ne krye Heronjte e Kosoves, Sali Qekun dhe Agim Ramadanin. Projekti do te financohet nga buxheti i Republikes se Kosoves dhe do te punohet nga arqitekte te Komunes se Decanit.

“Kulla e Pajtimit”,aty ku nisi rrugetimi per pajtim kombtar


16 qershor 2012, Radio Kosova, Me 1990, ne Lumbardh te Decanit u kurorezua rrugetimi i karvani te Levizjes per Pajtimin e Gjaqeve i cili u shtri ne gjithe Kosoven dhe ne tubimin historik “Te Verrat e Llukes” kulmoi me faljen e mbi 1000 gjaqeve. Ne perkujtim te ketij uniteti kombtar i cili i priu kryengritjes gjithpopullore per lirine e Kosoves, dje(te premten)ne Lumbardh te Decanit u be inaugurimi i memorialit “Kulla e Pajtimit”.


Kosova ka rrugë të gjatë para integrimeve tregtare


Vera e Kosoves "Stone Castle" ne tregun e BE-se
15 qershor 2012, Dojce Vele, Kosova ende nuk ka të nënshkruar asnjë marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Evropian. Paralajmërimi i fillimit të negociatave rreth Marrëveshjes për Tregti të Lirë, premton një faqe të re bashkëpunimi me BE-në. Përderisa,themelimi i Odës Ekonomike Kosovaro-Gjermane, pritet t´i kontribuojë integrimit më të gjërë të ekonomisë dhe bizneseve të Kosovës në BE.

Problemet mjedisore në Kosovë në rritje

5 qershor 2012, Dojce Velle, Lirimi i pluhurave dhe gazërave, ujërat e zeza, mungesa e impianteve, eksploatimi i lumenjve dhe mosmenagjimi i duhur i mbeturinave, janë ndër problemet kryesore te mjedisit në Kosovë, parandalimin dhe zgjidhjen e të cilave pamundëson  buxheti i limituar.