Arkivi

Decanasit,te bashkuar per shpetimin e nje jete


30 gusht 2012, Radio Kosova, Qytetaret e Decanit sic dine te jene bashke ne gezime,dine te ndajne edhe hidherimet bashkerisht. Kjo po deshmohet kesaj radhe kur ata bashkuan forcat per ndihme maturantes Dielleza Nimanaj,  e cila aktualisht gjendet per sherim ne Turqi.

Nishani ne Manastirin e Decanit dhe ne familjen Haradinaj

Manastiri i Decanit
Kulla e Haradinajve
31 gusht 2012, Radio Kosova, Presidenti i Shqiperise Bujar e Nishani, ne kuader te vizites se tij ne Kosove, sot vizitoi vizitoi  edhe Manasitirn e Decanit, prej nga u percollen mesazhe paqeje dhe vullneti te mire per ndertimin e nje shoqerie te re ne mirebesim dhe paqe me njeri-tjetrin. 

Presidenti Nishani vizitoi edhe familjen Haradinaj, prej nga percolli bindjen per pafajsine e ish kryeministrit te Kosoves Ramush Haradinajt si dhe urimin per 100 vjetorin e pavaresise se Shqiperise per te gjithe shqiptaret kudo qe jane.

Lokalizohen zjarret ne Bjeshket e Decanit-Te djegura qindra hektare

Pyjet e Bjeshkes se Prilepit
Qindra hektare pyje te djegura

29 gusht 2012, Radio Kosova, Komuna e  Decanit  qe nga fundi i korrikut eshte perballur me dhjetera vatra zjarri,te cilat nga era  jane bartur tutje neper bjeshke tjera te Decanit. Nder shkaqet e zjarrit besohet te jene pakujdesia e qytetareve, temperaturat e larta, perderisa nuk perjashtohen as zjarret e qellimshme. pervec disa vatrave te vogla ne Bjeshken e Strellcit, zjarret jane lokalizuar fale  bashkepunimit institucional is dhe solidaritetit te qytetareve.

Projekt kundër hakmarrjes nga Lidhja Shqiptare në Botë


29 gusht 2012, Dojce Vele, Projekti synon të përfshijë perosnalitete nga komunat e Shqipërisë dhe të Kosovës të cilat gëzojnw autoritet në popull me qëllim tw sensibilizimit të familjeve të involvuara në këtë fenomen.

Shpërngulje masive nga zonat kufitare me Serbinë


25 gusht 2012, Dojce Velle, Per shkak te zhvillimeve ne dy dekadat e fundit ne Kosove, shperthimit te luftes dhe tensioneve te vazhdueshme ne veri, fshatra te tera te banuara me shqiptare pergjate brezit kufitar me Serbine jane depopulluar.

Lehtësime për punësimin e ekspertëve në Gjermani


23 gusht 2012, Dojce Vele, Republika Federale e  Gjermanisë ka vendosur lehtësime ligjore për punësim të ekspertëve e në Gjermani. Për këtë leje qendrimi e cila zyrtarisht njihet si „Karta e kaltër BE“ (Blaue Karte EU)I kanë dyert hapura edhe ekspertët nga 
Kosova.

Decani per Fiter Bajram me gjami te re


20 gusht 2012, Radio Kosova, Fiter Bajramin i njohur si Festa e Meshires, besimtaret decanas e falen ne gjamine e re,te dnertuar nga beimtaret vullnetmire. Ndertimi I ketij objekti shenon investimet ne nje gjami te re pas 100 vitesh.