Arkivi

Ne Isniq u hap muzeu “Etno Kastrioti”

3 nentor 2012, Radio Kosova, Në Isniq të Deçanit u be hapja zyrtare e muzeut privat,,Etno Kastrioti’’,  i cili posedon mbi 400 eksponate te periudhave te ndryshme te historise. Me kete rast, mysafiret paten rastin te prekin nga afer rite te ndryshme, kenge, valle dhe lojera tradicionale percjellur me sofren e begate shqiptare.


Tribunali I Hages liron Ramush Haradinajn me bashkeluftetarw

Me flamurin kombtar ne vrap drejt Vlores
29 nentor 2012, Radio Kosova & Bluw Sky, Gjykata Nderkombtare e Hages e liroi nga te gjitha akuzat per krime lufte ish komandantin e Zones Operative per Dukagjin dhe ish kryeministrin e Kosoves Ramush Haradinajn me bashkeluftetaret e tij. Kthimi i tij ne vendlindje te nesermen e 100 vjetorit te pavaresise se Shqiperise, gezimin e kesaj feste gjithkombtare e shumefishoi.

Gllogjani:”Ramushi po vjen”



26 nwntor 2012, Radio Kosova, 100 vjetori I pavaresise se shtetit shqiptar ne Gllogjan po pritet nen ethet e pritjes se vendimit te Tribunalit te Hages per krime lufte per ish komandantin e Zones Operative te Dukagjinit dhe ish kryminitrin e Kosoves Ramush Haradinajn dhe bashkeluftetareve te tij.

Dukagjini-preher i pleqerimit ne oda

16 qershor 2012, Radio Kosova, Kulla e Marka Gjonit ne Malesine e Tropojes dhe Kulla e Brahim Hoxhes ne Junik, jane kullat te cilat sherbejne si gjykata tradicionale ku ndahet drejtesia. Ne Kullen e Brahim Hoxhes kjo tradite percillet brez pas brezi dhe vendimet qe dalin nga ajo nuk vehen ne pikepyetje. 

Riatdhesim I personave te deklaruar si shtetas kosovar

21 ne ntor 2012, Dojce Vele, Vetëm brenda 12 muajsh autoritetet kosovare kanë konfirmuar numrin prej mbi 1000 kërkesash nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian për verifikimin e prejardhjes së azilkekërkuesve në shtetin e tyre, shumica prej të cilëve tashmë e kanë statusin e rregulluar. Si pasojë e deklarimeve të rrejshme si shtetas të Kosovës, qindra prej tyre po riatdhesohen në vendet e origjinës.

Shkëmbimi akademik Kosovë-Gjermani

Katharina Ertle, DAAD ne Prishtine


Florina Haziri,ish-bursiste e DAAD-se
13 nentor 2012, Dojce Vele, Shërbimi Gjerman për Shkëmbime Akademike (DAAD) për të diplomuarit dhe doktorantët nga Kosova, çdo vit ofron bursa të ndryshme për studim të mëtejmë në universitetet gjermane, me qellim te mbledhjes se përvojave të reja dhe krijimit te rrjeteve nëpërmjet të cilave do të krijohej lidhje ndermjet popujve dhe shteteve. Vetem vitin e kaluar, zyra e DAAD-së nëpërmes bursave të ndryshme ka mbështetur 96 bursiste nga Kosova, për  studim, ligjërim apo hulumtime në Gjermani.

Lagja e Mazrekajve thesar i trashegimise shekullore

Rikthim ne vlerat trashegimore
Jete ne lashtesi edhe ne shek.21  

8 nentor 2012, Radio Kosova & Blue Sky, Në Dranoc të Decanit eshte bere inaugurimi i rruges në Lagjen e Mazrekajve, me  c´rast ishte prezente edhe ambasadorja  amerikane, Tracey Jacobson. Realizimi i projektit u mundesua nga USAID-i ne vlere prej 43 mije dollaresh, me 9600 prej te cilave participoi komuna e Decanit.

Miftar Zeqa-pararoje e Bjeshkeve te Isniqit

Bjeshket e Isniqit(kendveshtrim nga Bjeshka e Prilepit)

20 tetor 2012, Radio Kosova, Miftar Zeqa, nga fshati Isniq i komunes se Decanit,i cili nen petkun e bariut gjithe jeten ia kushtoi kombit e atdheut njihej si pararoje e Bjeshkeve te Isniqit nga sulmet e  serbo-malazeze.  Nje epoke pas vdekjes, vepra e tij kujtohet nga bashkekohesit dhe pasardhesit e tij.

Projekte kapitale ne infrastrukturen sportive te komunes se Decanit

Fusha e deritanishme sportive e shkolles Bajram Curri

3 nentor 2012, Radio Kosova, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit vetëm në 3 vitet e fundit  në infrastrukturën sportive të komunës së Decanit i ka investuar rreth 2 milionë euro. Salla sportive e peruruar sot në Strellc të Epërm kap shumen 350 mije euro.

T.:Praktika për ballkanasit e rinj në kompanitë gjermane

Elsa Dede beri praktike te Praktiker AG

1 nentor 2012, Dojce Vele,Falë mbështetjes së Komitetit për Marrëdhënje Ekonomike me Evropën Juglindore dhe nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, cdo vit nga 60 të rinj nga vendet e Ballkanit Perendimor zhvillojne praktika në kompanitë gjermane, në Gjermani.