30 dhjetor 2006, Radio Kosova, Sot, ne kompleksin memorial ne Gllogjan, orgnaizata e veteraneve te luftes, shenoi diten e veteranit te ushtrise clirimtare te Kosoves.
Pages
Arkivi
-
▼
2006
(37)
-
▼
Dec
(10)
- "OVL per Dukagjin" shenon 16 vjetorin
- Pensionistë apo skamnorë?
- Rrenohet objekti shtese i restoranit "Gryka e Deca...
- Mediat serbe & Komuna e Decanit
- Hidrocentrali "Lumbardhi"
- Viktimat dhe të mbijetuarit
- Reportazh nga Juniku
- Istog: THV gjermane mbyll misionin në Kosova
- Perurim i rrugës Carrabreg - Voksh - Junik
- Pejë: Vrasje në duar të policisë
-
▼
Dec
(10)
"OVL per Dukagjin" shenon 16 vjetorin
Pensionistë apo skamnorë?
29 dhjetor 2006, Dojçe Vele, Sindikata e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës e Kosovës, me ë1 dhjetor të vitit 1998, gjithsejt numëronte 91 mijë e 6ë5 kontributdhënës, (91.6ë5), të cilët kanë deponuar kontributet për sigurim pensional invalidor. Kjo shtresë e pupullatës tashmë nga Bugjeti I Konsoliduar I Kosovës, paguhet me vetëm 40 euro në muaj, duke u shndërruar kështu nga kontributdhënësit në skamnorë.
Rrenohet objekti shtese i restoranit "Gryka e Decanit"
28 dhjetor 2006, Radio Kosova, Me nje vendim te leshuar sot nga sherbimi i inspekcionit prane Kuvendit Komunal te Decanit, ne prezencen e inspekcionit dhe te ShPK-se filloi demolimi I objektit shtese te restoranit Gryka e Decanit, I cili konsiderohet te jete ndertuar ne Zonen me Rendesi te Vecante te Manastirit te Decanit, te shpallur nga ish-kryeadministratori Petersen, ne prill te vitit 2005.
Mediat serbe & Komuna e Decanit
27 dhjetor 2006, Radio Kosova, Deklaratat e fundit ne mediat serbe per investime te paraljmeruara afer manasitirt te Decanit, kane vene ne levizje zyrat diplomaitke ne Prishtine. Sot, perfaqesue zte Zyres amerikane u takuan me kryetarin e Kuvendit Komunal te Decanit, Nazmi Selmanaj.
Hidrocentrali "Lumbardhi"
Hidrocentrali "Lumbardhi", në Deçan |
26 dhjetor 2006, Dojçe Vele, Procesi I privatizimit në Kosovë, përkrah ngritjes së ekonomisë, zbut papunësinë. Një ndër projektet me investime kapitale në kuadër të këtij procesi I cili njëherit zbut edhe problemin e furnizimit me energji elektrike, është privatizimi I ish-hidrocentralit Kozhnjer, në Decan.
Viktimat dhe të mbijetuarit
20 dhjetor 2006, Dojçe Vele, Në Vermicë të Prizrenit, të mërkurën(20 dhjetor), përfundoi punëtoria tre ditore e projektit ”Qartësimi I fatit të personave të zhdukur gjatë konflikteve të armatosura në ish Jugosllavi”, konretisht “Viktimat dhe të mbijetuarit: Ballafaqimi me të kaluarën dhe me të tashmen”. Kjo punëtori është organizuar nga Programi për Iniciativë të Shoqërisë Civile(ICMP), ndërsa është financuar nga Charls Steëart Mott Foundation.
Reportazh nga Juniku
18 dhjetor 2006, Dojçe Vele. Për shkak të shkatërrimit masiv dhe zonës së minuar kthimi i banorëve të Junikut pas luftës nuk ka qenë i qëndrueshëm edhe në të dy fshatrat malore, Jasic dhe Gjocaj.
Istog: THV gjermane mbyll misionin në Kosova
ShKA e Istogut |
13 dhjetor 2006, Dojçe Vele, Pas veprimit të saj në Kosovë që nga viti ’98 organizata qeveritare gjermane Bundesstadt Technisches Hilfsëerk, (Org.për Ndihmë teknike dhe bashkëpunim), me një ceremoni të pranim dorëzimit të çelësave të automjeteve, dje, në Istog, paralajmëroi përmbylljen e misionit të vet në Kosovë.
Perurim i rrugës Carrabreg - Voksh - Junik
11 dhjetor 2006, Radio Kosova, Ne pranine e qytetareve dhe te zyrtareve te pushtetit local te Decanit dhe pilot njesise komunes se Junikut, kryeministri Çeku, ministri Ahmeti dhe kryetari Selmanaj bënë inaugurimin e rrugës se re për Junik.
Pejë: Vrasje në duar të policisë
2 dhjetor 2006, Dojçe Vele, Që nga viti 1999, në Rafshin e Dukagjinit, kryesisht në rajonin e Pejës janë bërë vrasje enigmatike, si: pjesëtare të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, anëtar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, deputet, gazetar, policë të Shërbimit Policor të Kosovës, afaristë dhe shumë qytetarë të tjerë. Vrasja e te paraburgosurve ne stacioent policore, eshte nje menyre e re e shfaqjes se krimit ne kete rajon.
28 nentori ne Decan
28 nentor 2006, Radio Kosova, Festa kombtare e flamurit, ne Decan u kremtua me aktivitete te ndryshme kutlurore e sportive. Asaj i paraprine edhe inaugurime, programe kutlruroe dhe gara sportive.
Junik: Procesi i decentralizimit
27 nentor 2006, Radio Kosova, Procesi I decentralizimit të pushtetit lokal në Rrafshin e Dukagjinit filloi me shpalljen e fshatit Junik, pilot njësi komunale. Por, si cdokund tjetër, edhe kjo zonë po përballet me kundërshtimet e banorëve të fshatrave decanase që përfshihen nën administratimin e kësaj komune në formim.
Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës Ndaj Gruas
24 nëntor 2006, Dojçe Vele, Organizatat joqeveritare, në Pejë kane vendosour të nisin një fushatë trejavore kundër dhunës ndaj gruas, deri në dhjetëvjetorin e Ditës Ndërkombtare për të Drejtat e Njeriut.
Pensionistet decanas: Ndoshta vine dite me te mira
17 nentor 2006, Radio Kosova, Te njemije e treqind e pesedhjete anetaret e organizates se Pensionisteve dhe Invalideve te Punes se komunes se Decanit, si kategori kontributdhenese, ndjehen te anashkaluar nga insitucionet. Shume prej tyre perballen me varferi te skajshme.
Prostitucioni në Kosovë
13 nëntor 2006, Dojçe Vele, Në Kosovë, trevë të cilën e shquante një moral i fuqishëm tradicional, prostitucioni është në rritje. Debatet rreth tij, mungojnë. Legalizimi, i papranueshëm.
Dhuna në familje
12 nëntor 2006, Dojçe Vele, Që nga aprovimi I rregullores së Unmikut 2003/12, Mbrojtja nga dhuna ne familje, në maj të vitit 2003, sipas lëndëve të grumbulluara në komunen e Deçanit vërtetohet se shumica e rasteve të dhunës vjen si pasojë e gjëndjes së rëndë ekonomike.
Projekte te KK-se se Decanit per infrastrukturen rrugore
4 nentor 2006, Radio Kosova, Komuna e Decanit ka realizuar projekte te ndryshme ne ngritjen e infrastructures. Por, ne planifikimin e bugjetit te vitit 2006, si qeshtje prioritare ishte infrastruktura rrugore tejet e demtuar, ne te cilen nuk eshte investuar qe nje kohe te gjate.
Decan: Projektet e para ne infrastrukturen rrugore
4 nentor 2006, Radio Kosova, Asfaltimi I kater rrugeve, shenon realizimin e projekteve te para të Komunës së Decanit, prioritet i së cilës për vitin 2006, ishte infrastruktura rrugore. Rruga Baballoq-Gramacel do te lidh dhjete fshatra te komunes me rrugen magjistrale Decan-Gjakove, ndersa shtruarja me kalldrem e dy rrugeve perbrenda qytezes,i kontribuon ruajtes se trashëgimisë kulturore.
"Puna e fëmijëve sjell varfërinë"
9 tetor 2006, Dojçe Vele, Puna e fëmijëve në Kosovë është bërë përditshmëri. Nëpër rrugë apo kafeteri, kohë pas kohe shihen shitës të vegjëk të cilët të ofrojnë pako cigaresh, kartela telefonike, apo produkte tjera që bartin në një pako para duarsh. Ata punojnë cdokund e në cdo kohë, qoftë si shitës ambulant e deri të punët më të rënda, si: në blegtori, pylltari dhe në industri.
Trafikimi i qenjeve njerezore
8 tetor 2006, Dojce Vele, Nje projekt Kunder Trafikimit te Qenjeve Njerezore, i cili filloi ne Bullgari dhe ne Rumani, pas Shqiperise tashme po implemenothet edhe ne Kosove. Ky projekt qe eshte nisme e Ministrise se Puneve te Jashtme te Norvegjise, pas Kosoves do te shperngulet ne Maqedoni.
Otto Von Habsburg ne Decan: "Evropa pa Kosoven s´eshte Evrope e vertet"
6 tetor 2006, Radio Kosova & Blue Sky, Trashëgimtari I fronit mbretëror të Austrisë, Otto Von Habsburg, në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, të premten mori pjesë në perurimin e Sheshit të Habsburgëve, në Decan.
Investimet e huaja në Kosovë
4 tetor 2006, Dojçe Vele, Klima për investime të huaja në Kosovë po bëhet gjithnjë e më e përshtatshme. Shtetet kryesore prej të cilave investitorë potencial shfaqin interesim për të investuar kapitalin në Kosovë vinë nga Britania, Austria, Italia si dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përderisa Gjermania paraprin në këtë drejtim.
Vdiqën apo u vranë pese te burgosurit ne Burgun e Dubraves?
8 shtator 2006, Dojce Vele, Pesë persona humbën jetën dhe 17 të tjerë u lënduan, pas protestës së të burgosurve të Burgut të Dubravës, me 4 shtator të vitit 2003. Familjet e të pesë viktimave ende nuk kanë marrë përgjigje adekuate për arsyen e vdekjes së bijve te tyre. Ata dyshojnë se shkaktar është dhuna e Njësitit për Intervenim.
25 familje rome dhe egjiptiane kthehen në Pejë
5 shtator 2006-Dojçe Vele. Në Kosovë, vazhdon plotësimi i standardit tre dhe katër që ka të bëj me lirinë e lëvizjes dhe kthimin e të zhvendosurve. Në qytetin e Pejës u rikthyen edhe 25 familje rome dhe egjiptase, të cilat për shtatë vjet jetuan të zhvendosur në Mal të Zi
Seminari 25-të Ndërkombtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
25 gusht 2006, Dojçe Vele, Seminari Ndërkombtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqipe, I cili u mbajt prej datës 14-të deri me 25 gusht, u organizua nga Fakulteti Filologjik në Prishtinë në bashkëorganizim me Fakultetin e Histori-Filologjisë në Tiranë, perkatesisht Dega e Gjuhesise. Për 12-të ditë seminariste dhe studiues nga mbarë bota u paraqitën me kumtesa, referime dhe ligjerata lidhur me studimet e fundit dhe problemet në fushën e albanologjisë.
"Open fun Futboll School"
11 gusht 2006, Dojçe Vele, Projekti "Open fun Futboll School", I financuar nga Organizata Joqeveritare daneze "Acrose Culture", është implementuar në gjashtë shkolla të Kosovës dhe është projekti I parë, ku janë të përfshirë fmiëjët e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.
Helmimi i ekskursionistëve kosovar
30 korrik 2006, Radio Kosova, Pas helmimit të 23 nxënësve të gjimnazit "Vëllezërit Frashëri", në Decan, në një hotel të Durrësit, Ministria e Arsimit të Kosovës, në Prishtinë, mori vendim që të anulojë të gjitha ekskursionet në Shqipëri. Ndërkohë, në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan, Vazhdojnë të paraqiten raste të nxënësve të helmuar.
Protestë kunder Zones se Vecante te Manastirit te Decanit

Gjurmëve të kompozitorit gjenial Ludvig Van Bethoven
![]() |
Ludvig Van Bethoven (Foto "Bethoven Haus") |
![]() |
Ne muzeun "Bethoven Haus", Bonn |
Në muzeun "Bethoven Haus"në Bonn të Gjermanisë, përmes 150 mijë pjesëve të prezantuara mund të dokumentohet jeta dhe vepra e Bethovenit, por edhe shumëllojshmëria e botës së tij. Në njërën shtëpi, atëbotë jetonin muzikantët e orkestrës së Bonnit, çfarë Bonin e athershëm e bënte shumë të zhurmshëm. Ndërsa, në shtëpinë e pasme prindërit e Bethovenit u shpërngulën në vitin 1767.
"Nën këtë kulm modest Ludvig Van Bethoven pa dritën e jetës, si fëmijë I dytë I të shtatë fëmijëve të Johan dhe Maria Magdalena van Bethovenit. Data e saktë të lindjes së tij nuk dihet, por sipas shënimit në regjistrin e kishës së athershme Sant Remigius, data e saktë e pagëzimit është 17 dhjetori I vitit 1770"-thotë z.Gite Schatz, nga shoqata Bethoven Haus e cila na shpien përgjatë jetës së Bethovenit.
Mesuesi i pare i Bethovenit ishte i ati i tij
Bethoveni nuk u shkollua gjatë, sepse ai që në vegjëli mësoi të luante në shumë instrumente. Mësuesi I tij I parë ishte I ati, Johan Van Bethoven, atebotë, tenor në oborrin mbretror. Ndonëse jo i talentuar sa I ati Ludvig Van Bethoven-I vjetri, ai e kuptoi shumë shpejt se kishte nje fëmijë shumë të talentuar. Prandaj, nxiti talentin e Bethovenit të vogël. Që në moshën katër vjeçare filloi t'I mbante mësime në piano. Komponimet e para të Bethovenit vinë me 1782. Ato janë variacione për piano të nxitura prej mësuesit të shquar nga Bonni, Kristian Gotlob Neefe"-rrëfen Gite Schatz, nga Shoqata "Bethoven Haus".
Paraqitja e tij e parë publike është koncerti i 26 marsit të vitit 1778, në Këln. Dyshohet se i ati I tij Johan Van Bethoven qëllimisht ia zvogëloi moshën në 6 vjet, që të tërhiqte vëmendjen më shumë. Ai u mundua që djalin e tij të talentuar ta prezantojë para publikut si fëmijë- mrekulli, siç ishte Moxarti.
Bethoveni për shkak të shurdhimit duhej të komunikonte me bllok shënimesh...
"Porteti I pikturuar nga Josepf Karl Stieler, një adhurues I flaktë I Bethovenit është piktura më e bukur e kompozitorit-por jo më realja. Portreti më I hershëm që muzeu Bethoven Haus posedon është një siluetë e vogël e Betovenit 16 vjeçar. Në këtë kohë, Bethoveni shkon në Vienë për të mësuar nga Moxarti. Fatkeqsisht, pas pak merr lajmin se nëna i është sëmurë rëndë nga tuberkulozi. Pas kthimit në Bonn, ajo edhe vdes bashkë me të bijën. Pas tragjedisë, babai I tij u dha pas alkoolit dhe e gjithë barra e familjes Bethovenit I ra mbi supe. Por, ai mbështetjen, këshillën dhe formimin shpirtror ia dedikon Helenës nga Breuningu, fëmijëve të së cilës iu jepte mësime në piano. Ajo ia ofroi gjithë dashurinë amërore dhe këtu ai ishte në familjen e tij. Dëshmi të shoqërisë së tyre të përjetshme janë kartolinat e shkëmbyera ndërmjet Betovenit dhe Eleonora Breuningut. Ndërsa, bashkëshorti I ardhshëm I Eleonorës, doktori Franz Gerhard Vegeler, bashkë me Ferdinand Ries, botoi "Kujtimet e rinisë së Bethovenit" (1838), e cila është edhe biografia e parë e kompozitorit-rrëfen Gite Schatz.
Pushtimi francez ndryshoi kahjen e jetes se Bethovenit
Në vitin 1792, Bethoveni largohet serish në Vienë, tashmë për të marrë mësime nga Hajdn. Shokët e tij me rastin e lamtumirës ia përgatitën një album familjar, në të cilin ia uruan dëshirat më të mira. Por, prekëse janë vargjet e të famshmit Ferdinand Graf Valdstein I cili ndër të tjera thotë:"...të dëshiroj Shpirtin e Moxartit në Duart e Hajdnit". Valdstein ishte një bohem I shquar me një bibliotekist të veçantë - Kazanovën, I cili kujtimet e tij të famshme I shkroi në kështjellën e tij. Valdstein e mbështeti shumë Bethovenin. Kompozitori më vonë do t'ia kushtojë sonatën me titull "Sonata e Valdsteinit".
" Bethoveni synonte t'I rikthehej Bonnit-thotë z.Schatz. Mirëpo, pushtimi francez I Reinlandit (1794), çoi në shuarjen e mbretërisë. Ardhja e Napoleonit ndikoi edhe në shpërndarjen e orkestrës. Bethoveni, e admironte Napoleonin, idenë e republikaneve dhe dëshironte demokracinë. Mirëpo kur dëgjoi se Napoleoni e kurorëzoi veten mbret, u dëshpërua shumë. Kështu, simfoninë e tretë dedikuar Bonapartës e emëroi 'Heroika' dhe jo si deri atëherë, 'Napoleon Bonaparta'".
Bethoveni në Vienë qëndroi më gjatë se mendonte. Ai, vendlindjen e tij-Bonin nuk e pa më kurrë!
Bethoveni nuk degjonte me duartrokitjet per komponimet e tij...
"Bethovenit admironte Gëten, poashtu. Ai komponoi shumë tekste të Gëtes. Por, ai nuk e pranonte dhe gjithë çfarë tha për të ishte: "Bethoveni është një pianist I mirë, por jo më shumë!"-rrëfen Gite Schatz.
Bethoveni që në moshën 30 vjeçare, për herë të parë njofton shokun e tij Vegeler për vështirësitë në dëgjim. Prej këtu rezulton edhe vetmia e tij dhe izolimi. Dy vjet më vonë, ai shkroi të ashtuquajturin "Heiligerstadter testament",(Testamenti I qytetarëve të shenjt") një letër dy vëllezërve më të rinj. Që nga viti 1818, Bethoveni duhej të komunikonte me bllok shënimesh, të cilat sot janë burime të rëndësishme për krijimtarinë e tij.
"Mirëpo, përkundër faktit se ishte komplet I shurdhër, Bethoveni kurrë nuk humbi ndjenjën e mirë. Ai në këtë gjëndje komponoi edhe Simfoninë e Nëntë, duartrokitjet për të cilën s'mund t'I dëgjonte. Dhe, një mendim I tillë është shumë I dhimbshëm!"-rrëfen Z.Schatz, sipas së cilës, "Bethoveni ishte I dashuruar gjithë kohën":
Kujt ia kushtoi Bethoveni të pavdekshmen "Für Elise"?
Autogrami per "Dashnoren e perjetshme"u deshifrua gabimisht "Për Elizën"
"Ai I shkruante nxënësit të tij Ferndinand Reis se dëshironte të martohej. Por, të zgjedhurat e tij ishin ose nga familje fisnike, ose pothuaj gjithnjë të martuara. Dhe, Bethoveni nuk ishte I fisnkiëruar. Prandaj ishte e pamundur martesa. Josefine Brunsvikun desh ta martonte. Gjulieta Giokardit- një zonje të bukur italiane, ia dedikoi edhe "Moonlight Sonate-n". Pas vdekjes së tij, në tavolinën e shkrimit gjenden dy miniatura me portrete zonjash dhe një letër dashurie, me mbishkrimin "Dashnores së pavdekshme". Por, edhe pse janë bërë filma e libra të bukur, identiteti I kësaj zonje edhe sot e kësaj dite ka mbetur mister. Betoveni fshehtësinë e tij e mori me vete në varr!"
Bethoveni ia kushtoi këtë pjesë të bijës së doktorit të tij, Tereza Malfatit të cilën deshi ta martonte. Por kopjuesit autogramin "Për Terezën" e deshifruan gabimisht "Për Elizën". Por, është e sigurt se Elizë në jetën e Bethovenit s'ekzistoi kurrë"."Ky është keqkuptimi më I madh në botë!-thotë Gite Schatz, ciceron e muzeut te Bethovenit,ne Bonn.
Ludvig Van Bethoveni vdiç me 26 mars të vitit 1827 në apartamentin e tij në "Schëarzpanierhaus", në Vienë. Se sa I famshëm dhe I promovuar ishte Bethoveni gjatë jetës se tij, dëshmon akuarelli I Franz Stoberit, I cili prezanton funeralin e tij(28 mars 1827), ku morën pjesë 20.000 njerëz.
Ajete Beqiraj-Radio Kosova(audio)/Zeri Ditor(shtyp))
Gjurmëve të kompozitorit gjenial Ludvig Van Bethoven
![]() |
Ludvig Van Bethoven |
![]() |
Ne muzeun"Bethoven Haus",ne Bonn |

"Dashnorja e pavdekshme"-Autogrami "Për Terezën" u deshifrua gabimisht "Për Elizën"
"Ai I shkruante nxënësit të tij Ferndinand Reis se dëshironte të martohej. Por, të zgjedhurat e tij ishin ose nga familje fisnike, ose pothuaj gjithnjë të martuara. Dhe, Bethoveni nuk ishte I fisnkiëruar. Prandaj ishte e pamundur martesa. Josefine Brunsvikun desh ta martonte. Gjulieta Giokardit- një zonje të bukur italiane, ia dedikoi edhe "Moonlight Sonate-n". Pas vdekjes së tij, në tavolinën e shkrimit gjenden dy miniatura me portrete zonjash dhe një letër dashurie, me mbishkrimin "Dashnores së pavdekshme". Por, edhe pse janë bërë filma e libra të bukur, identiteti I kësaj zonje edhe sot e kësaj dite ka mbetur mister. Betoveni fshehtësinë e tij e mori me vete në varr!"
Bethoveni ia kushtoi këtë pjesë të bijës së doktorit të tij, Tereza Malfatit të cilën deshi ta martonte. Por kopjuesit autogramin "Për Terezën" e deshifruan gabimisht "Për Elizën". Por, është e sigurt se Elizë në jetën e Bethovenit s'ekzistoi kurrë"."Ky është keqkuptimi më I madh në botë!-thotë Gite Schatz, ciceron e muzeut te Bethovenit,ne Bonn.
Ludvig Van Bethoveni vdiç me 26 mars të vitit 1827 në apartamentin e tij në "Schëarzpanierhaus", në Vienë. Se sa I famshëm dhe I promovuar ishte Bethoveni gjatë jetës se tij, dëshmon akuarelli I Franz Stoberit, I cili prezanton funeralin e tij(28 mars 1827), ku morën pjesë 20.000 njerëz.
Ajete Beqiraj-Radio Kosova(audio)/Zeri Ditor(shtyp)
Nuk do ta kenë të drejtën as për varr
20 maj 2006, Dojçe Vele, Sipas të dhënave të lëshuara me 1 qershor 2006, nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, si pasojë e luftës në Kosovë numri i përgjithshëm i personave të pagjetur është 2287, 1966 prej të cilëve janë meshkuj dhe ë21-femra. Pas këtyre shifrave qëndrojnë familjet të cilat ecin me kokën prapa. Ato prej shtatë vjetësh janë peng i shpresës dhe dëshpërimit, mbetur pezull në pritje të përgjigjes për një lajm çfarëdoqoftë për fatin e të dashurve të tyre.
Pozita e komunitetit rom në komunën e Pejës
11 prill 2006, Dojçe Vele, Një studim i Qendrës Monitoruese për Racizmin dhe Ksenofobinë I financuar nga BE-ja, me qendër në Vienë, tregon se minoriteti më I madh etnik në Evropë edhe më tej përballet me jotolerance dhe diskriminim. Njësia e BE-së thotë se popullsise rome I është mohuar në mënyrë të vazhdueshme e drejta për punë, strehim, arsim dhe kujdes shëndetsor. Por, cfare vendi zë komuniteti rom në komunën e Pejës?
Si të luftohet papunësia në Europën Juglindore
10 prill 2006, Dojçe Vele, Një ndër problemet me të cilat ballafaqohen vendet e Evropës Juglindore është papunësia e të rinjve. Ky fenomen ishte edhe arsyeja e organizimit të Konferencës ndërkombëtare e mbajtur në Vjenë, ku morrën pjesë përfaqësues të OJQ-ve dhe të qeverive të Ballkanit.
Kujtohet 8-të vjetori i fillimit të fushatës së NATO- kundër Serbisë
26 mars 2007, Dojçe Vele-Populli I Kosovës dhe institucionet e saj i shprehin mirënjohje bashkësisë ndërkombtare lidhur me vendimin e përbashkët për të penguar spastrimin etnik të Kosoves nga pushteti i Sllobodan Milloshevicit
Krimet dhe kriminelët në Rajonin e Pejës
17 mars 2006, Dojçe Vele, Këshilli i Asociacioneve të Familjeve të Personave të Zhdukur me Zyren për Persona të Zhdukur, në Prishtinë, ku ishin prezent edhe përfaqësuesit e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut si dhe perfaqesuesit e Odës së Avokatëve, morën vendimin për hartimin e kallzimeve penale për krimet e kryera ndaj popullatës civile gjatë luftës së fundit, në Kosovë. Ndërkohë, Qendra Rajonale e KLMDNj-së, në Pejë, me shënimet e grumbulluara që nga viti 1999, tashmë ka bërë hartimin e kallzimeve penale për krimet e kryera në Rajonin e Pejës dhe ia ka dërguar Gjykatës Ndërkombtare për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi. Kjo qendër u shfrytëzua si burim informacioni edhe nga Tribunali Nderkombtar I Hagës, kundër të kërkuarit për krime lufte, Nebojsha Miniç.
Falja e parë e gjakmarrjes në Kosovën e pasluftës
18 mars 2006, Dojçe Vele, Familja Kastrati dhe Markaj ishin nismetare te aksionit per faljen e gjaqeve ne Kosoven e pasluftes, kur ne tubimin e dites se shtune ne Peje, ku ishin prezent kryetarit te Parlamentit te Kosoves Kole Berisha, deputetet e Parlamentit te Kosoves Xhavit Haliti dhe Gazmend Muhagjiri, keshilltari I presidentit te Kosoves, te Rame Manajt si dhe te shume qytetareve te tjere ,u shtri dora e pajtimit.
Peja në krye të kronikës së zezë
Sheshi i Korzos ne Pejë |