Arkivi

FOR angazhohet të sigurojë zhvillimin normal të zgjedhjeve në Kosovë

30 shtator 2007, Doj#e Velle. „KFOR-i është i angazhuar që të ruajë paqen dhe stabilitetin në Kosovë". Kështu deklaroi të shtunën, në Prizren, komandanti KFOR-it, gjenerali Xavier Bout de Marnac.

Bisedimet shtese dhe politika aktuale

30 shtator 2007, Dojçe Vele, Qështja e Kosovës mbetet në qendër të vëmendjes së shteteve ndërkombtare. Por, çfare mendojnë qytetaret e të dyja vendeve negociuese për bisedimet e stërzgjatura dhe sa është e drejtë në sy të tyre, politika aktuale e Prishtinës dhe Beogradit?

De Marnac: Paqe për hir të popullit të Kosovës

28 shtator 2007, Dojçe Vele, „KFOR-i është i angazhuar që të ruajë paqen dhe stabilitetin në Kosovë. Të dy proceset e rëndësishme: zgjedhjet dhe bisedimet për statusin, duhët t´i kalojmë në qetësi dhe paqe, për hir të popullit të Kosovës!“- deklaroi të shtunën, në Prizren, komandanti KFOR-it, gjenerali Xavier Bout de Marnac.

Fshatrat e izoluara, Bixhë dhe Grapc

25 shtator 2007, Dojçe Vele & Radio Kosova, Procesi i kthimit në komunën e Klinës ka filluar që në vitin 2002. Me këtë valë janë kthyer edhe pjesëtarë të komunitetit serb. Kthimi në zonat rurale të Klines, me mbështetjen e UNMIK-ut dhe të Organizatës Gjermane për Mbështejte Teknike( THV) së pari filloi në fshatrat Bixhë dhe Grapc. Por, përderisa në fshatrat e tjera liria e lëvizjes dita-ditës përmirësohet, banorët e këtyre dy fshatrave vazhdojnë mbesin të izoluara dhe vegël e politikës së Beogradit.

Banka Gjermane investon për ujin në Kosovë

24 shtator 2007, Dojçe Velle. 2 milion e 300 mijë euro është vlera e donacionit, që Banka Gjermane për Zhvillim i ka dhuruar Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit, “Hidrodrini”, i cili furnizon me ujë Pejën, Istogun, Klinën dhe Junikun.

Investime të reja të Bankës Gjermane për Zhvillim në Kosovë

23 shtator 2007, Dojçe Vele, Dy milion e treçind mijë euro është vlera e donacionit, që Banka Gjermane për Zhvillim ia ka dhuruar Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit, “Hidrodrini”, në Pejë. Ky donacion do t´i mundësojë kësaj kompanie shërbime më të mira për konsumatorët e saj në Pejë, Istog, Klinë dhe Junik. Në këtë program nuk është përfshirë edhe komuna e Deçanit, për shkak të tërheqjes nga kjo shoqëri aksionare në qershor të këtij viti.

Pjesëmarrje në zgjedhje, bojkot apo zgjedhje paralele?

20 shtator 2007, Dojçe Velle. Udhëheqësit shqiptarë të Kosovës u bëjnë thirrje pjesëtarëve të komunitetit serb, që të marrin pjesë në zgjedhjet e 17 nëntorit. Qeveria e Serbisë bën thirrje për bojkot të tyre apo për thirrjen e zgjedhjeve paralele.

Rritje e vazhdueshme çmimesh në Kosovë

19 shtator 2007, Dojçe Velle. Me 3 gusht të këtij viti, qeveria e Serbisë mori vendim për ndalimin e eksportit të produkteve bujqësore: grurit, misrit, sojës dhe lulediellit, në Kosovë dhe në disa vende të rajonit, për afat 90 ditësh. Prej datës 7 gusht, në Kosovë u bë edhe ngritja e çmimit të bukës, për arsye se 90 për qind të miellit në Kosovë importohej nga Serbia.

Mungesë e artikujve bazë-Tokat djerrë

19 shtator 2007, Dojçe Vele & Radio Kosova, Që nga fillimi I gushtit, popullata e Kosovës përballet me rritje çmimesh të artikujve ushqimorë. Shtresat më të goditura nga vala më e re e shtrejtimit janë të varfërit dhe pensionistët, të cilet përballen me vështirësi të ekzistencës. Ndërkohë, mijëra hektarë tokë vazhdojnë të mbesin djerrë, me arsyetimin se “nga punimi I tokës nuk ka leverdi”.

Siguri nga KFOR-i - deklarata për pasiguri nga serbët e Kosovës

15 shtator 2007, Dojçe Velle. Me gjithë përpjekjet e forcave ushtarake dhe policore për vendosjen e sigurisë në Kosovë, pakica serbe deklarohet e pasigurt. Ata mendojnë se sigurinë mund tua ofrojnë vetëm policia dhe ushtria serbe...

Durrësi i varfër dhe i pasur

15 shtator 2007, Dojçe Welle. Durrësi, ndër qytetet antike më të lashta pellazgo-ilire dhe ndër vendbanimet e para historike, tashmë është ndër qytetet me tërheqëse dhe më të frekuetuarat nga viitorë nga rajoni dhe bota. Por, bukuria e tij antike dhe bregdeti joshës nuk zbusin vështirësitë e disa qytetarëve, mbijetesa e të cilëve varet nga bujaria apo lëmosha e kalimtarëve.

Serbët e Kosovës ndjehen të sigurt vetëm nën mbrojtjen e forcave serbe

15 shtator 2007, Dojçe Vele & Radio Kosova, Të gjitha forcat kombtare dhe ndërkombtare të cilat përpiqen të ndërtojnë paqe dhe siguri për të gjithë në Kosovë, nuk mjaftojnë edhe për pakicën serbe. Jo rrallë, pjesëtarë të këtij komuniteti deklarohen se vetëm policia dhe ushtria serbe mund t´I mbroje ata, pa dashur t´ia dinë nëse këto forca janë të tilla edhe për 95 për qind të popullatës tjetër shumëetnike që jeton në Kosovë.

Papunësia e të rinjve në vendet e ish-Jugosllavisë

2 shtator 2007, Dojçe Vele, Papunësia në përgjithësi dhe ajo e të rinjve në veçanti, është prezente në mbarë Evropën. Por, kur është fjala për vendet ballkanike, shifrat në tabelat e papunësisë rriten shumëfish. Në rrethana të tilla, „tharja e trurit“ është një fenomen i pritshëm ndërsa pyetja e të rinjve: „çka pas studimeve?!“, ndër më të rëndomtat.