Arkivi

Fati i disa te pagjeturve te Kosoves nuk do t´zbardhet kurre

Fotografite e te pagjeturve para Kuvendit te Kosoves
27 prill 2011, Dojce Vele, Në Kosovë janë mbi 1,800 persona të pagjetur, për fatin e të cilwve nuk dihet asgjë. Qindra mbetje mortore vazhdojnë të mbesin në Morgun e Prishtinës, për të varrosurit pa analiza të ADN-së dyshohet për identifikime të gabuara, përderisa dyshimi i përdorimit të furrnaltave për djegjen e trupave jep të kuptojë se fati i disa prej tyre nuk do t´zbardhet kurrë.


Shihemi n´Dukagjin

26 prill 2011, Radio Kosova, Ne kuader te granteve per Zhvillim Ekonomik Rajonal(EURED) financuar nga Komisioni Evropian në vlerë prej 7.4 milionë eurosh, Rajoni i Pejes ka perfituar projekte ne vlere prej 1.8 milione eurosh. Nder ta eshte edhe projekti "Shihemi n´Dukagjin", qendra e te cilit do te jete ne nje kulle te lagjes Berishe, ne Junik.

Projekti implementohet nga Fondacioni Suedez “Trashegimia Kulturore pa Kufi” ne partneritet me komunat:Peje, Decan dhe Junik ku do te perfshihet shoqeria civile.

Mesazhe paqeje me rastin e festës së Pashkëve në Kosovë

25 prill 2011, Dojce Vele, Festa e pashkëve në Kosovë po përcillet me mesazhe paqeje dhe dëshirë për një të ardhme më të mirë për të gjithë. Pashkët sivjet po kremtohen në katedralen e re "Nena Tereze", e cila po ndertohet nga kontributi i besimtareve, pa dallim vendi as besimi.

Panorama e Grykes se Decanit-mundesi e shumefishte zhvillimi

20 prill 2011, Radio Kosova, Hapesirat pergjate Grykes se Decanit ofrojne mundesi te shumta per zhvillimin e komunes dhe ngritjen e mireqenjes se qytetareve te ketushem. Hurdha e peshqve buze Lumbardhit, ne te cilen tash pese vjet rriten peshq te llojit Trofta-Ylber.

„Zeri i Vellazerise“ jehoi ne Rrafshin e Dukagjinit


"Zeri i Vellazerise," nga Prizreni i Historise-ne Decanin e Lavdise
16 prill 2011, Radio Kosova, Ne prezencen e qindra qytetareve dhe ne nje atmosfere festive, sot ne Decan u mbajt manifestimi tradicional „Zeri i Vellazerise“, ne te cilin moren pjese ansamble dhe soliste te muzikes folkorike nga trojet mbareshqiptare.

Manifestimi „Zeri i Vellazerise“i filluar sot ne Prizren, koincidon me 12 vjetorin e renjes se heroit kombtar Shkelzen Haradinaj, ku paraprakisht prane varrit te tij dhe te bashkeluftetareve te tij u bene homazhe dhe u vune kurora lulesh.

Infrastrukturw e papershtatshme per persona me nevoja te vecanta


 15 prill 2011, Dojce Vele, Jopërshtatshmëria e objekteve arkitektonike për personat me nevoja te vecanta vështirëson qasjen e tyre të lirë. Përkrahur nga Komisioni Evropian në bashkëpunim me shoqatën “Handikos”, një problematikë e tillë po ngritet nëpër komuna të Kosovës me qëllim të senzibilizimit të faktorëve vendimmarrës në nivelet e qeverisjes lokale.

Tradita farkëtare te romët e Kosovës

8 prill 2011, Dojce Vele, Ndër zejet të cilat ushtrohen nga komuniteti rom në Kosovë, është edhe farkëtaria. Kjo zeje tradicionale e cila edhe sot ka mbet burim ekzistence për shumë familje, si e tillë po bartet edhe në brezat e rinj. 

Pyjet e Kosovës në Vitin Ndërkombtar të Pyjeve



5 prill 2011, Dojce Vele, Rreth 42 per qind të territorit të Kosovës janë siperfaqe pyjore, të cilat gjatë viteve të fundit kanë qene cak i krimit ekonomik. Në gjykatat e Kosovës vetëm për vitin 2010 jane ngritur 7,300 padi, ndërsa nga prerjet ilegale buxheti i Kosovës humb nga dhjetë milionë euro për vit.