Djem nga Gjakova ngarkojne shalqinj per tregun zviceran |
Programi për Ndërmarrjet Private në Kosovë(KPEP), pas një analize të ekonomisë së Kosovës, me qëllim të përmirësimit të aftësisë konkurruese bëri përzgjedhjen e sektorëve me potencialin më të madh të rritjes. Programi 17 milionë dollarësh për katër vjet u orjentua në: bujqësi, ndërtimtari, turizëm, riciklim, pylltari dhe përpunim të drurit, teknologji të informatikës dhe komunikimit, lehtësim të ambientit afarist, zhvillim te fuqise punëtore si dhe në shërbimet për mbështetjen e bizneseve. Rajonet përfituese janë varësisht nga specifikat e industrisë, thotë Virtyt Gacaferi, zyrtar për informim në projektin KPEP.
Kosova eksporton edhe bime sheruese (Kepurdha helmuese"Amanita Verna") |
Kosova konkuron me prodhime në tregun e huaj
Rezultatetet më të dukshme janë në sektorin e bujqësisë, ku është bërë identifkimi i problemeve të fermerëve, që nga identifikimi i varieteve të reja, gjetja e tregjeve si dhe eliminimi i vështirësive në paketim dhe në marketing. Musli Berisha është specialistë i agrokulturës brënda programit:
Dervish Shala mburret me produktet e tij |
Diaspora është konsumuesi më i madh i produkteve nga Kosova
Prezantimi i kualitetit të pemëve dhe perimeve nëpër panaire të ndryshme, ka tërhequr vëmendjen e konsumatorit për produktet nga Kosova. Ndërsa, Panairi i Berlinit “Fruit & Logistik”, ka qënë një rast i mirë për kontaktet e para të ndërmarrjeve kosovare me tregun gjerman, ku zënë fill disa marrëveshje bashkëpunimi me shtetet e Evropës, thotë z.Berisha.
Shefqet Kelmendi nga Kelmendi GMBH |
“Falë këtij panairi, kompania “Kelmendi GMBH” e cila me heret ka filluar me një sasi të eksportit të specit, vetëm vitin e kaluar ka eksportuar ne Gjermani mbi 2 mijë tonelata spec. Ndërsa, lehtësimi që i është bërë nga projekti ynë kalon 4 milionë kilogramë të eksportit në Gjermani, në rajon dhe në shtetet e Evropës. Kjo kompani me kapacitete eksportuese, me përjashtim të Portugalisë, ka rrjetin shpërndarës në të gjitha shtetet e Evropës. Në këtë rast, blerës i prodhimeve të Kosovës paraqitet diaspora dhe vetëm brënda vitit 2010, kjo kompani ka eskportu nga Kosova mbi 2000 tonelata spec, apo dy milione kilogram të cilat i ka destinu në tregun, prej Suedisë e deri në Spanjë”.
Ne konservimin e perimeve bashkepunimi shtrihet edhe ne shtetet e rajonit
Qendra Grumbulluese “Celina”, me seli në Xërxë e cila bën klasifikimin, grumbullimin dhe paketimin e pemëve dhe përimeve për tregun e brendshëm dhe të jashtëm, në bashkëpunim me kompaninë Kelmëndi GMBH me seli ne Gjermani, eksporton ptohauj të gjitha llojet e pemve dhe perimeve nga Kosova. Feim Rexhepi, agronom, është përfaqësues i saj:
Spec i konservuar per tregun evropian |
„Vitin e kaluar në bashkepunim me firmën “Kelmendi GMBH” kemi eksportu rreth 2000 tonë prodhime të freskëta. Një sasi prej tyre kanë qënë të konservuara nga firma “Etlinger”, si: fafaroni spiral, speci domate, trangulli “Kornishon” si dhe specin “Kortovska kapia”. Ndërsa svijet planifikojmë ta rrisim eksportin për 50 per qind. Se, fillimi ka qënë shumë i mirë dhe edhepse me sëmundjen e E-col-it ky trend është shturr paksa, besoj se shumë shpejt do të tejkalohet, sepse ne bëjmë analiza të frutave në vazhdimësi dhe per fat të mirë, analizat e pemëve dhe perimeve tona o plotësojnë standardet e tregut evropian”.
Synohet shndërrimi i Kosovës në bazë për prodhimin e perimeve
Programi për sektorin e bujqësisë është e orjentuar në prodhimet e freskëta, klasifikimin dhe paketimin e tyre për tregun e jashtëm si dhe ne shndërrimin e Kosovës në bazë për prodhimin apo procesimin e perimeve. Kosova është konkurrente me produktet e veta në tregun e huaj, ndërsa marrëveshjet janë të qëndrueshme aq sa prodhuesit kosovar garantojnë kualitet, mendon specialisti i sektorit të agrokultues, z. Musli Berisha.
„Kosova është konkurente vetëm falë kualitetit të cilin ja ka dhanë natyra. Por, kërkohet një punë shumë dhe një diciplinë shumë e madhe nga fermerët dhe programet e ndryshme për ta ngrit shkallën e cilësisë së paketimit dhe klasifikimit të atyre pordukteve. Marrëveshjet do t´jenë të qëndrueshme, aq sa prodhuesi kosovar i plotëson standardet e kualitetit, është konsistent në atë prodhium dhe mbetet konkurent. Sepse, secila kompani e cila ka fillu me një sasi të vogël të importit, ajo e ka ngrit vëllimin e importit nga Kosova“.
Jo cdo marrëveshje bashkëpunimi rezulton me sukses
Por, jo cdo marrëveshje bashkepunimi e lehtësuar nga programi USAID-KPEP rezulton me sukses. Sepse, nga burimet tona mësojmë se megjithëse falë nje bashkëpunimi të një kompanie shqiptare me kompaninë gjermane “CSG Ëerkzeug Maschinen Service GmbH”, Kosova në maj të këtij viti ka bërë dërgimin e 15 tonëve të parë të shisheve plastike të ricikluara jashtë Kosoves, për shkak të mosplotësimit të standardeve nga ana e kompanisë nga Kosova, bashkëpunimi rezultoi pa sukses. Sido që të jetë, programi vazhdon punën me kompani dhe përpunues ekzistues të fushave të identifkuara tashmë, duke mbështetur në mënyrë të vecantë iniciativat e grave, të komuniteteve pakicë dhe të ndërmarrjeve të vogla. Ndërsa, rezultatet direkte të projektit janë: 26.4 milionë euro vlerë e mallit të eksportuar nga kompanitë e involvuara në projekt, rritje e shitjes për 15 milionë euro si dhe hapje e 2,300 vendpunimeve të reja.
PS:Fotografite per ilustrim u siguruan nga fotografisti i apasionuar Musli Berisha