“ Ka funksionu shume mire. Kemi qene deri ne 45 punetore e ne menyre sezonale, deri ne 70 punetore. Numri i vizitoreve ka shku mbi 10 mije brenda viti, prejt e gjitha viseve te ish Jugosllavise, por kemi pas edhe mysafire te jashtem, mjaftueshem. Ne e kemi pas komplet edhe inventarin prej A-se deri ne Zh, per nje hotel te kategorise super B. Tash ai ka ngel ashtu. Projekti ,nje pjese eshte ne komune e pjesen tejter e kane marr“.
Kwtu ka pushuar jeta qe 12 vjet |
„Kemi fillu ndertimin e objektit te ri prej 240 shteter, 6-7 apartmane me sauna me bazen gjysmeolimpik, ka pas me fillu edhe me staza te skijimit 1 kilometershe te parapara per turizmin dimeror edhe veror, ku bartja e vizitoreve do behej me teleferik deri ne Bjeshken e Belegut. Ndersa, stazat e ketushme 1 kilometershe ishin parapare per rekreacion te mysafireve, derisa te fillojne projektet me te medha. Projekti ka qene i punuar ne Zagreb dhe ne Shkup“.
Ne kuader te hotelit te vjeter me kapacitet pranimi prej 40 shtreterish ishin funksionale edhe 25 vila te shperndara ne gjirin e pishave me 105 shtreter. Por, edhe ato si te gjitha objektet e tjera ne kete zone u rrenuan dhe ngelen germadhe…
„Ato ekzistojne hala , por tash jane te demoluara ne teresi. Tash eshte demolu krejt edhe objekti i ri i cili ka qene ne fazen diku 60 per qind dhe inventari komplet i kemi pas n´boejkt, prej jugopreme i kem pas pranu qysh o kone i porositun,se s´ka pas atehere objekte tjera. Hoteli i vjeter ne kuader te ndermjares hpoteliere turistike Visoki Decan, i kishte 40 shtreter e hoteli I ri I ka pas 240 shtreter. Hoteli i vjeter i ka pas 25 shtreter dhe diku 25 vila funksionale neper pisha“, thote ish-drejtori Ramosaj.
Mbishkrimi ne hyrje"Zone ushtarake" |
Kjo hapesire e cila dikur vlonte nga njerezit qe vinin nga ane e anes per te shijuar bukurite e Decanit, sot eshte nje zone e pashkelur ne te cilen frekuentojne vec zogjte dhe era e malit. Curr Mazrekaj, gazetar shumevjecar ka percjellur neper vite zhvillimet ne komunen e Decanit:
„Une e kujtoj si ndermarrje mjaft rentabile me rreth 100 punetore, se ciles ja kane pas lakmi krejt Kosova. Mysafire te shumte prej gjithe Kosoves kane ardhe te pushojne e te kendellen ne ambientet e tij te rralla. E tash, e vjen pse kjo qender turistike eshte shnderuar ne nje Qernobil rus, per faktin se atje nuk ka fare qasje. Objektet aty po shkaterrohen, e natyrisht po shkaterrojhet edhe hotlei i ri te cilin ende pa ju hap dera e kane mbuluar ferrat. Kjo ndermarrje me persepktive e cila si cdo ndermarrje tjeter shoqerore ka qene prone komunale, ka qene nje pike markante per Kosoven. Ketu jane mbajt takimet e shkrimtareve, te piktoreve dhe seminare te ndryshme. Dikur aty ka pas gjithcka-tash aty s´ka me asgje“.
Ne kete zone me vite te tera, qytetareve nuk ju eshte lejuar qasja me pretekstin se territori nuk eshte I deminuar. Se kjo zone ishte e mbyllur edhe per gazetaret, kete e deshmon gazetari Mazrekaj I cili u afrua fshehtas vetem ne vitin 2006.
„Nje here kam shku fshehurazi pas luftes dhe e kam pa tmerrin me sy saqe me nuk kam vullnet te shkoj atje”.
Te hoteli ushqehen bagetia e manastirit |
Ne kete maj te 2011-tes, kur nga perfundimi I luftes kane kaluar 12-te vjet, gjendja nuk ka ndryshuar shume…
“Para lufte masat e dhunshme dihet sic kane qene ne gjithe Kosoven. Ndersa aty kane qene te jashtezakonshme per shkak te Manastirit se ka qene shume afer. Pas lufte Kfori italian jane deklaruar se eshte zone e minuar, dhe asnjehere nuk eshte lejuar qasja, edhepse deri ne ate pjesen ku jane hotelet eshte rruga e asfaltuar dhe cdo eshte e urbanizuar“, thote z. Mazrekaj.
Rruga nga qendra e Decanit deri ne hyrje te rruges „Skenderbeu“ e cila con tek manastiri eshte regulluar, shetitorja e peruruar jo fort larg si dhe ndriqimi i qytetit. Por, cdo gje perfundon ketu. Drejt Grykes se Decanit ne te cilen shtrihet Zona e Vecante te Manastirit ne kuader te ciles jane edhe ndermarrjet me fitimprurese te Decanit, rruga eshte ende ne gjendjen e pasluftes si pasoje e kundershtimeve te manastirit. Pika e pare e kontrollit te Kfor-it eshte ne hyrje te rruges qe con kah pushimorja e femijeve „Pishat e Decanit“, e cila qe nga perfundimi i luftes eshte shnderruar ne bazen e KFOR-it te quajtur Kampi „Sparta“. Matane, perballe manastirit, nje tufe del e dhi kullosin ne hijen e pishave: imazh i cili te kujton ne lirine e dikurshme te levizjes perrreth ketij manastirit, te cilin decanasit e njohin si te vetin…Por, tufa e bagetise i perket manastirit, ndersa bari i kesaj tufe eshte Bozhidar Llukic, serb nhga Rahoveci, i cili prej vitit 2003 punon dhe jeton ne manastir.
„Une rri ketu, i ruaj bagetine e Manastirit, pak punoj ne toke e keshtu me radhe. Ne shpi kam gruan, tri vajza dhe nje djale. Po flen ktu,po han buke ktu, krejt ktu, n´shpi po shkon ka nji muj“, flet z.Lukic sa ne gjuhen e tij sa ne nje shqipe te veshtire, duke pohuar se pervec punes ne fushe, ruan rreth e qark edhe kete tufe te bagetishe. Po i ruaj bagetine, pak ketu e pak te hoteli lart. Jo, jo. Atje lart te hoteli nuk ka mbetur asgje dhe cdo gje eshte rrenuar. Ti mund t´shkosh deri lart dhe te rrethi mund te kthesh edhe makinen. Por, atje s´ka mbet gje per t´u pare“.
Pavaresisht te gjithave, pika e kotrnllit e kforit., mbishkrimi zone ushtarake e as barrikadat e ngrehura ne hyrje te rruges nuk jane me pengese. Madje, as deklaratat e shumeperfolura se kjo eshte zone e minuar, nuk jane me te besueshme, kur trupat e Kfor-it kane deminaur zona edhe me te ndjeshme, dhe kjo zone eshte me e frekuentuara nga vet ata. E megjithate, deklarata te tila kane penguar qasjen e qytetarve ne kete zone per shume vjet.
Hoteli i vjeter "Iliria"(Visoki Decan) |
„Ata kane dale me kete arsyetim, gjoja se eshte zone e minuar dhe e pasigurt. Mirepo ne prapaskene qendron krejt dicka tjeter sepse kjo zone eshte e uzurpuar nga manastiri te cilit kto prona ja ka fal pushteti serb manastirit dhe jane ne kontest gjyqsor. E brenda Zones se Vecante te Manastirit shtrihet begatia me madhe e Decanit“.
Nyja e problemit te Ndermarrjes Hoteliere Turisitke „Iliria“(ish Visoki Decan), te Ndermarrjes Bletare „Apiko“ dhe te Pushimores se Femijeve „Pishat e Decanit“ fillon ne vitin 1997, kur qeveria e Serbise me nje kontrate mbi falje e cila nuk u vertetua asnjehere ne gjykate per t´u legalizuar, ja ofron manastirit te Decanit 23 hektare prone shoqerore te komunes e Decanit. Qe atehere, prona ne fjale eshte ne kontest ne mes te komunes dhe manastirit edhepse stafi i ndermarrjes hoteliere turisitke „Iliria“ pasi qe nuk ju lejua qasja ne pronen e vet, ne gjykaten komunale ne Decan ngriti padi per kthimin e prones. Por lenda me vite te tera po perplaset neper gjykata, nga komuanja deri ne gjykaten supreme. Perderisa, ndermarrjet pas rrenimeve te luftes i bren dhembi i kohes dite per dite.
„Tash ndermarrja mjerisht ka ngel nen hijen e stuhise. Manastiri thote osht i joni. Ne ligjerisht posedojme te gjitha dokumentet. Mirepo, bashkesia nderkombtare perkrahin manastirin. Ne kemi bere tonen ne gjykaten komunale per kundervajtje kemi ngritur padi kunder Repblikes se Serbise, komunes se Decanit dhe Manastirit te Secanit. Ne seanncen e mbajtur ne mungese te tyre, gjykatesi ka sjell vendim se ajo eshte prone e jona“, thote Selim Ramosaj, ish drejtor i Ndermarrjes Hoteliere Turistike „Iliria“.
Pronat ne kontest shtrihen deri ne qender |
Dukagjin Povataj, avokat I cili perfaqeson komunen e Decanit, si njera nder te paditurat, sjell kete sqarim per Radio Kosoven:
“Gjykata duke vendosur sipas padise se perfaqesuesve te ndermarrjes, e ka aprovu padine dhe i ka shpall hotelin dhe Apikon pronare te patundshmerise ne fjale prej 23 hektaresh. Perfaqesuesit e manastirit dhe perfaqesuesit e Republikes se Serbise si pale e paditur, jane anku lidhur me vendimin ne gjykaten e qarkut ne Peje. Gjykata e Qarkut e ka anulu vendimin e shkalles se pare dhe e ka kthy qeshtjen ne rigjykim. Kur Gjykata e ka caktu seancen per me mbajt rigjykimin, dy dite pa ardhe ajo date, me kerkese te AKM-se, lenda eshte terheq ne Oden e Vecante te Gjykates Supreme te Kosoves, ne Prishtine“.
Pas pranimit te patundshmerise se ndermarrjes se „Ilrise“ nga komuna dhe rreshtimit te saj ne nje ane me ndermarrjen, edhe gjate vitit 2009-2010 vazhdojne gjykimet per kontestin Komune-Manasitirt. Nderkohe AKM trashegohet nga AKP. Por ne seancat ne vazhdim shfaqet nje problem i ri, thote avokati Povataj.
„Gjykata si perfaqesues ligjor te AKM-se nuk e konsideron AKP-ne por e konsideron zyrtarin ligjor te UNMIK-ut, cka eshte jashte cdo norme. Dhe kjo shkon ne interes te Manastirit, sepse lenda eshte terhequr me kerkese te AKM-se“.
Nga ana tjeter ka zera se komuna atehere ja ka shitur Manastirit te Decanit keto prona me nje shume prej dhjete milionesh. Njeri nder keta qytetare eshte edhe Halil Kuqi i cili thote se: „Gjate sistemit serbian, ja kane shit hotelin tone me dhjete hektare e 40 ari. Kam argument kur te doni ua deshmoj edhe me fakte. E dhjete milione ketu ben nje ari“.
Ne kuader te hotelit ishin 25 vila |
Dyshime te tilla i shtrojme para komunes.
„Jo, kjo nuk qendron. Eshte kontrata qe qeveria e Serbise ja ka fal ato prona. S´ka shitje aty. Komuna posedon me Kontraten mbi Falje e cila nuk eshte e vertetuar fare ne gjykate, vec eshte e vulosur me vule te qeverise se Serbise. E ne nenin 5 te saj shkruhet qe kjo duhet te legalizohet ne gjykate. Qendrimi i komunes eshte qe kjo prone t´iu kthehet ndermarrjeve“, pergjigjet avokati Povataj, sipas te cilit me insistimin e komunes perfaqesuesit e AKP jane paraqitur ne gjykim si trashegimtar te AKM-se.
Mirepo serish nje problem i cili si i tille shfaqet vetem ne kete rast, thote z.Povataj.
"Ne te gjitha rastet e tjera qe ka qene procedura per prona shoqerore, ne vend te AKM-se eshte paraqit AKP. Ndersa, vetem ne kete rast paraqitet Zyra Ligjore e UNMIK-ut, e cila e konsideron kontraten mbi falje legale dhe thone se duhet te zbatohet. Bile, ne nje séance kane dashte me ba aktbarazim dhe aty per aty me u marr vesh me Manastirin dhe neve me na anashkalu menjehere. Kemi reagu ne, e kane shty seancen dhe ma s´na kane thirr…“.
Mirepo serish nje problem i cili si i tille shfaqet vetem ne kete rast, thote z.Povataj.
"Ne te gjitha rastet e tjera qe ka qene procedura per prona shoqerore, ne vend te AKM-se eshte paraqit AKP. Ndersa, vetem ne kete rast paraqitet Zyra Ligjore e UNMIK-ut, e cila e konsideron kontraten mbi falje legale dhe thone se duhet te zbatohet. Bile, ne nje séance kane dashte me ba aktbarazim dhe aty per aty me u marr vesh me Manastirin dhe neve me na anashkalu menjehere. Kemi reagu ne, e kane shty seancen dhe ma s´na kane thirr…“.
Ne vitin 2009 Manasitiri i Decanit me ane te nje shkrese jashte procedures gjyqsore kerkoi nga drejtoria per gjeodezi dhe kadaster e komunes se Decanit, qe te zbatohet kontrata mbi falje. Drejtoria ia pezulloi proceduren deri ne kompletmin e lendes me kontraten e vertetuar ne gjyq dhe me dokumente percjellese. Por kjo nuk u be dhe me kete, manastirit i refuzohet edhe kerkesa per regjistrim te patundshmerise ne kete drejtori.
Hoteli i ri u shkretua pa filluar pune |
Pas refuzimit te komunes, Vendimi Ekzekutiv 2009/21 i ish kryeadministratorit te Kosoves Joachim Ryker eshte nje perpjekje e re per bartjen e pronave te Decanit mbi Manastirin e Decanit,megjithese pa sukses. Avokati Povataj e verteton kete edhe zyrtarisht:
„Ne kohen kur Manastiri ka ba kerkese per zbatimin e kontrates dhe e ka marr pergjegjen perkatese nga komuna, pas pak kohe, Perfaqesuesi Special i Skeretarit te Pergjithshem te OKB-se Joachim Ryker ka sjell vendim ekzekutiv qe pronat kontestuese tani t´i bartin mbi manastirin. Komuna e Decanit nuk e ka bart me arsyetimin se procedura eshte ne gjyq. Kane ba presion te vazhdueshem pse e qysh, por ne nuk jemi ndikuar perderisa eshte ne pyetje interesi i komunes dhe i qytetarit“, thote z.Povataj.
Vendimi Ekzekutiv 2008/21 i ish-kryeadministratorit te Kosoves Joachim Ryker me ane te te cilit kerkohej qe brenda dhjete ditesh UNMIK-ut t´i sigurohej nje kopje e vertetuar nga komuna me shenimet e ndryshuara relevante per pronat e tri ndermarrjeve shoqerore ne Decan rezulton i pasuksesshem. Ne nje tubim elektoral te zgjedhjeve te vitit 2009, ish kryetari i komunes e Decanit Msua Berisha u deklarua haptas per trysnite qe i jane bere vazhdimisht nga bashkesia nderkomtbare per bartjen e 23 hektareve toke te ketyre ndermarrjeve mbi Manastirin e Decanit. Ndersa, per Radio Kosoven paraprakisht pat shpjeguar se:„ Kryeadministratori Joachim Ryker kerkon qe pronat e qytetareve te Decani te cilat me ligjet diskriminuese te vitit ´93 dhe ´97, parlamenti i Serbise ja ka dhuruar ne menyre te paligjshme manastirit, kerkon qe ne nje afat prej dhjete ditesh te barten ne regjistrin kadastral te komunes se Decanit mbi Manastirin“.
Nje gje e cila nuk u be atehere. Ndersa, tashme avokati Povataj pohon se komuna e Decanit me ane te nje shkrese ka informuar Ministrine e Drejtesise, te cilet kane reaguar menjehere me kerkesen per t´u kyqur ne proces; mundesi te cilen ua ofron Ligji mbi Financat Publike. Dhe perpjekjet do te vazhdojne, thote avokati Povataj, sipas te cilit:
Manastiri i Decanit ne dimer |
“Nese nje kontrate mbi falje e cila nuk u vertetua asnjehere ne gjykate ia mundeson manastirit te jete trashegimtar i ligjshem i pronave te komunes, komuna do te shfrytezoje te gjitha mjetet ligjore per te rikthyer pronen e qytetareve. Perpjekjet do te vazhdojne dhe ne do ta ankohemi ne instancat me te larta, ne Gjykaten Kushtetutese dhe ne gjakatat nderkombtare dhe cdo rruge ligjore e juridike do te perdorim per t´I kthy pronat tona”.
Nderkohe, kjo zone turistike ne te cilen vlonin vizitoret nga vende te ndryshme, tashme eshte shnderruar ne nje zone te vdekur. Rruga zig-zage qe con ne kompleksin hotelier ne gji te pishave, po ngushtohet nga barishtat, si pasoje e mbajtjes se qytetarvee larg ketij peisazhi pitoresk. Ndersa, vendimi I ish kryeadmnistratotorit te Kosoves Soren Jesen Peteresn, me ane te te cilit u shpall Zona e Vecante e Manastirit te Decanit ka hendikepuar zhvillimin e kesaj komune ne teresi. Madje edhe me keq, mendon gazetari Mazrekaj:
„Pa nje hapje te kesaj zone dhe pa nje planifkim te duhur te zhvillimit te turizmit, Decani nuk ka eprspektive, eshte i bllokuar dhe pas Mitrovices, do ta quaja si vendi i dyte ne Kosove me probleme politike, jetesore, ekonomike dhe njerezore“.
Mesdite maji ne Decan |
Dhe ne kete mesdite kur qendra e Decanit vlon nga njerezit dhe rruga e Grykes se Decanit rrahet papushim nga makina e kembesorw, qetesine e pyllit trazojne vec farfurima e eres dhe cicerima e zogjve te cilat perkundin shpresen se nje dite do te behet me mire…