Arkivi

Taksapaguesit evropian kanë kontribuar në rimëkëmbjen e Kosovës

16 qershor 2011, Dojce Vele, Anëtarë të Komisionit për Kontroll Buxhetor të Parlamentit Evropian gjatë vizitës dyditore në Kosovë u shprehen të kënaqur me ndryshimet që janë bërë në këtë shtet me paratë e taksapaguesve evropianë. Ata u informuan nga dy komisione te parlamentit te Kosoves.

 Delegacioni paraprakisht pati takime të ndara me përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe të atyre ndërkombtare që veprojnë në Kosovë. Ndërsa, në një takim të përbashket u pritën nga Komisioni për buxhet dhe financa dhe Komisoni për Mbikëqyrjen e Financave Publike i Kuvendit të Kosovës, kryetarët e të cilëve prezantuan para komisionit punën e tyre, sukseset dhe sfidat. Safete Hadergjonaj, kryetare e Komisionit për Bugjet dhe Financa në Parlamentin e Kosovës për Dojce Vele-n thote:

Hadergjonaj, kryetare e Komisionit te KK
„Komisioni, qështjet që i ka pas në fokus të interesimit mendoj se i ka marrë nga të dyja komisionet e Parlamentit të Kosovës, me c´rast janë paraqitur edhe të arriturat edhe sfidat tona. Kemi biseduar poashtu edhe per efektin e këtyre investimeve, i cili krahas rezultateve në shumë raste lë për të dëshëruar. Ndërsa, Komisioni i Parlamentit Evropian mund të jap mendimin e vet“.

Kontributi i BE-së në rimëkëmbjen e Kosovës është i dukshëm

Kontributi i Bashkimit Evropian që nga përfundimi i luftës në Kosovë është i madh, si në rinëdërtim poashtu në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Dhe pikërisht për këtë  „komisoni do të sigurohet se paratë e taksapaguesve evropianë po shpenzohen në mënyrë të drejtë“, tha Bart Steas, kryetar i delegacionit dhe njëherit nënkryetar i Komitiet për Qështje Buxhetore në Parlamentin Evropian. Ndërsa, kampet e kontaminuara me plumb „Qesmin Lug“ dhe „Osterode“ në veri të Mitrovicës, prej ku qindra familje të komuntiteve RAE u tërhoqën dhe u rehabilituan në shtëpi të reja me fondet e BE-së, ishin rezultatet direkte të parave të takspaguesve evropian, të cilat i preku nga afër Komisoni për Kontroll Buxhetor i Parlamentit Evropian, gjatë vizitës dyditore në Kosovë.
Kamp ne veri te Mitrovices
Ketu jetonin familjet RAE
"Në jemi tejet të kënaqur me vizitat dhe të gjitha takimet, për të cilat ende duhet shqyrtuar konkluzionet. Mirëpo, ajo cfarë mund të them është se invesitmet e BE-se kanë bërë një ndryshim të vërtet këtu në Kosovë”, tha kryetari i delegacionit, Bart Staes.

Mirënjohje dhe përkushtim që paratë e taksapaguesve evropianë të shpenzohen drejt 

Të dyja Komisionet e Parlamentit të Kosovës por edhe deputetë të tjerë, kanë shprehur mirënjohjen për Bashkimin Evropian, duke premtuar përkushtimin e tyre qe mjetet e taksapaguesve evropianë në Kosovë të shpenzohen në mënyrë sa më të mirë përkundër mungesës së qasjes, ngaqë shumica e donacioneve menaxhohen nga vet donatorët.



Mahalla e Romeve u ndertua me fondet e BE
Ne keto shtepi jetojne familjet RAE sot
„Ne jemi mirënjohës ndaj Bashkimit Evropian por edhe të gjithë donatorëve të cilët me investimet e tyre kanë ndihmuar Kosovën për ngritjen e kapaciteteve njerëzore.  Nje respekt të vecantë për të gjithë taksapaguesit e Bashkësisë Evropiane por edhe të vendeve të tjera, të cilët kanë paguar fonde që ndihmojnë Kosovën të ec përpara“, thotë per Dojce vele-n, Safete Hadergjonaj, kryetare e Komsionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës, sipas së cilës krahas ndryshimeve të dukshme për Kosovën, nga investimet e BE-së jo gjithmonë dalin rezultatet e pritura, sic është rasti me Korporatën Energjetike te Kosovës.

Ndër projektet e suksesshme të Bashkimit Evropian, padyshim mbetet mbyllja e dy kampeve të kontaminuaa me plumb në veri të Mitrovicës, prej ku pas një dekade e më shumë, me fondet e BE-së u tërhoqen të qindra familjet e komuniteteve RAE dhe u zhvendosen në shtëpitë e reja, në „Mahallën e Romëve“, në jug të saj.Ndërkohë, projekte të tjera me fondet e BE-së vazhdojnë të implementohen anekënd Kosovës.