Arkivi

Operacione të suksesshme kundër grupeve kriminale në Kosovë

Operacion anti-droge i Policise se Kosoves

26 qershor 2011, Dojce Vele, Policia e Kosovës dhe EULEKS-i raportojnë për qindra arrestime për posedim, kultivim dhe shpërndarje të substancave narkotike.  Mirwpo, në raporte të ndryshme ndërkombtare Kosova edhe më tej figuron si stacion dhe vend tranzit i substancave narkotike.



Si cdokund në botë, edhe në Kosovë krimi i drogës i kalon kufijtë e shtetit. Mirëpo, marrëveshjet e mirëkuptimit dhe të bashkepunimit me shtetet e rajonit dhe të Evropës si dhe shkëmbimi i vazhdueshem i informacioneve, ndihmon dukshëm në luftimin e krimit në nivel ndërkombtar.


“Si rezultat I bashkëpunimit ndërkombtar, ne I kemi arrestuar mbi 20 persona. Para një muaji e kishim operacionin “Harku” në bashkëpunim me autoritetet e Maqedonisë dhe në disa qytete të Kosovës I konfiskuam 47 kg droge të llojit marihuana dhe u bënë 16 arrestime. Pastaj, operacionet e fundit ku konfiskuam 10.5 kilogram droge: Operacioni “Gardhi” në vendkalimin Merdare ku u arrestuan 2 shtetas kosovar me shtetësinë e dytë-slloven, ku kemi pas bashkëpunim me autoritetet e Sllovenisë si dhe operacioni “Trekëndëshi” në Rajonin e Pejës, ku u arrestuan 6 persona 4 shtetas të Shqipërise dhe 2 të Republikës së Kosovës”, thotë kapiten Bahri Shala, drejtor i Drejtëorisë Kudnër Drogave i
Droge e konfiskuar nga P. e Kosoves
 cili suksesin e Policisë së Kosovës ua dedikon sa bashkëpunim të qytetarëve poashut edhe bashkëpunimit më policine e EUlEKS-it.

„Suksesi i punës sonë është rritur si rezultat i bashkëpunimit me qytetatët. Ndërsa, kolegët e EULEKS-it na furnizojnë e informata nga vendet të cilat nuk e kanë njohur shtetin tonë apo me të cilat nuk kemi marrëveshje bashkëpunimi dhe në përgjithësi kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm”, thotë kapiten Shala.

Grupet kriminale hetohen për kohë të gjate


Ndërkohë, vie një telefonatë. Kapiten Shala lidhet me policinë në terren.
 „Ata po e fshehin drogën diku jashtë shtëpisë. Nuk po e mbajnë në shpi, apo?“
„Jo, ata sasi droge mbajnë n´shpi vec n´momentin kur ta kthejnë në pluhur. Atë ditë ata mbyllen brënda me familje dhe derisa ta perzinë e ta paketojnë, nuk pranojnë vizita as telefonata për 24 orë. Pastaj, e largojnë nga shpia menjëherë. Për tash dërgoma një kamerë që ta kemi për herë tjetër“.


Kapiten Bahri Shala
Dhe, kjo bisedë telefonike është vetëm një sekuencë e aksioneve të Policisë së Kosovës, të cilët nga terreni njoftojnë bazën për hetimin e grupeve kriminale që merren me kultivimin, paketimin dhe shpërndarjen e narkotikëve. Si rezultat, vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti Policia e Kosovës raporton për 64 aksione të cilat rezultojnë me qindra arrestime.


Qindra arrestime në nivel kombtar dhe ndërkombtar


Kapiten Bahri Shala është në krye të Drejtorisë kundër Drogave në Policine e Kosovës:
 
“Deri në qershor, gjithsejt janë 196 persona të arrestuar, prej tyre 187 shqiptar, 4 serb dhe 5 të kombsive tjera. Brenda këtij gjashtëmujori, janë konfiskuar 33 kilogram drogë të llojit heroinë, 87 kilogram marihuana, dy kilogram e gjysmë kokaine, 139 bimë Kanabis, 691 tableta Extasy si dhe 3 kilogram droga te tjera”.
 
Mirepo, krahas aksioneve të suksesshme, qytetarët mendojnë se format e parandalimit lënë për të dëshëruar.
 
Slogani i fushates kunder droges
„Une e di se tradicionalisht në Kosovë kurrë nuk është përdor droga as kurrë në hapësirat e saj nuk është kultivuar as nuk është trafikuar. Mirëpo, kjo po ndodh tani! Prandaj, kërkohet një angazhim I shtuar I institucioneve të Kosovës, i prindërve dhe I vet qytetarëve, në vecanti I të rinjve, që me fushata të ndryshme të informohen për pasojat e droges„, thotë Curri.

Fushata e EULEKS-it „Mos i mbyll sytë“ senzibilizon opinionin


Këtë qe gati dy muaj po e bën Misioni Evropian për Polici dhe Gjyqësi në Kosovë(EULEX), i cili para dy muajve ka lansuar një fushatë kundër drogës. Fushata me slloganin “Mos i mbyll sytë” ka për qëllim thyerjen e tabusë për drogën në shoqërinë kosovare dhe është thirrje për t´u raportuar krimet që ndërlidhen me drogën, thotë Anne Blancsma, është zëdhënës i misionit „Euleks“, në Kosovë:
 
Blanksma, zedhenes i EULEX-it
„Krahas prezencës në media, në udhëtojmë me autobus nëpër qendra të Kosovës dhe policia e Kosovës me atë të EULEKS-it flasin me njerëzit lidhur me problemet e drogës. Dhe reagimet e deritanishme ishin mjaft pozitive”, thotë z.Blanksma, sipas të cilit fushata anti-drogë është më e fokusuar në veriun e Kosovës dhe ngaqë Policia e Kosovës nuk është e pranuar në këtë pjesë ky është një rast I mirë për t´u prezantuar. Ky është një rast i mirë edhe për EULEKS-in: „Sepse sic e dini EULEKS si mision i policisë dhe gjyqësisë shpeshherë për njerëzit mbetet shumë abstrakt. Mirëpo, rendi dhe ligji poashtu ua heqin kriminelët nga rruga dhe përkujdesen që fëmijët tuaj të mos përdorin drogë. Në këtë nuk ka asgjë politike. Dhe, meqënse në veri aksionet e EULEKS-it shpeshherë shikohen si aksione politike, nëpërmjet kësaj fushate ne duam t´ua bejme me die qytetarëve se në të vërtet ne po bëjmë dicka cfarë ua bën jetën më të bukur“, thotë Blanksma, i cili si rezultat të kësaj fushate përmend katër operacionet e fundit të Policisë së Kosovës.
 
Në kuadër të Drejtorisë Kundër Drogave veprojnë edhe policë të EULEKS-it
 
Policia shkaterron bimet e droges
„Ndërsa, kur është fjala te trajtimi i rasteve të tilla, Policia e Kosovës është mjaft profesionale. Euleks poashtu ka njerëz që punojnë brenda Policisë së Kosovës, duke udhëzuar, këshilluar dhe monitoruar punën e tyre për të sjell sundimin e ligjit në shoqërine e Kosovës. Dhe, të 4 operacionet e suksesshme policore dhe të përgatitura mirë u bënë nga Drejtoria Kundër Drogave e Policisë së Kosovës, brenda së cilës kemi edhe policët e EULEKS-it“, thote z.Blanksma.

Sipas Policisë së Kosovës, në gjashtëmujorin e parë te vitit 2011, jane 196 persona të arrestuar dhe qindra kilogramë droga të konfiskuara. Përdorimi është më evident nëpër qendra të mëdha. Nëpër fshatra të braktisura dhe zona të izoluara kultivohet lloji i drogës Kanabis, e cila krahasuar me rreth 30 mijë fije në vitet e kaluara, sivjet numri i fijeve në fushat tashmë të evidentuara nuk kalon shifren 5 mijë. Mirëpo, edhepse Kosova e ka Strategjinë Kombëtare Kundër Drogave dhe që nga miratimi i saj me 2009, rezultatet në luftimin e kësaj dukurie janë të dukshme në raporte të ndryshme ndërkombtare Kosova edhe më tej figuron si stacion dhe vend tranzit i substancave narkotike.