24 mars 2009, Radio Kosova & Blue Sky, “Kosova do te punoje fuqishem ne jetesimin e shtetit sepse bazament i ketij shteti eshte gjaku i deshmoreve dhe martireve te lirise”-u tha ne manifestimin qendror "Epopeja e Dukagjinit", ne Gllogjan ku moren pjese perfaqesues institucionesh vendore dhe nderkombtare, delegacione te partive politike te Kosoves dhe te shteteve te rajonit dhe mijera qytetare nga mbare Kosova dhe vise te tjera shqiptare.
Shenimi i 11-te vjetorit te shperthimit te luftes frontale ne Dukagjin dhe 10-te vjetori i nderhyrjes se forcave te NATO-s ne Kosove, filloi me homazhe dhe kurora lulesh ne varrezat e deshmnoreve te cilet prehen ne Kompleksin Memorial “Deshmoret e Kombit”, ne Gllogjan, perderisa ne oren 12-te prane kulles eshte mbajtur Manifestimi qendror.
Murat Jashari gjate fjales se tij
|
Me kete rast, ne emer te familjeve te deshmoreve te Kosoves foli Murat Jasahri, bir i familjes Jasharaj, e cila ktheu dinjitetin e kombit shqiptar, duke thene se te pershendesesh ne emer te kombit tend eshte nder dhe pergjegjesi.
"Sot kujtojme natyrshem luften dhe qendresen e familjes Haradinaj dhe te luftetareve te Dukagjinit perballe forcave serbe dhe poashtu kujtojme NATO-n, Aleancen Veriatlantike e cila fale gjakut dhe sakrifices se ketij vendi nje here ne historine e saj 50 vjecare u gjend afer vendit tone per ta cliruar.Dhe fale kesaj mebshtetjeje ky vend u be shtet dhe ne jemi te lire”.
Manifestimin e pershendeti ish koordinatori i Grupit te Unitetit, publicitsi Blerim Shala, i cili me kete rast tha se 24 marsi nuk nuk njeh kohe as harrese.
"Sepse ai ka siguruar perjetesine nder ne ne Kosove,si kalendar i prishjes se kobit historik dhe i ndreqjes se fatit si popull e ka 24 marsin e gllohgjanit si njeren nder ditet me te medha”, tha Shala.
Ne emer te Organizatës se Veteraneve të Luftës për zonën e Dukagjinit, foli Abdyl Mushkolaj i cili nder te tjera tha se:
Ramush Haradinaj, Ish komandanti i ZOD
|
"Jemi sot ketu ne vendin e luftes dhe te betejave te medha per lirine tone, ne 11 te vjetorin e epopese se ushtise clirimtare te Kosoves ne Duakgjin dhe ne 10-te vjetorin qe mund ta quajme epope e natodhe te miqve tane nderkombtare ne mbrotje te se drejtes sone per jete liri e shtet. Jemi ketu te gjithe, ne kujtim te perbashket per te gjithe ata qe me renjen e tyre u perjetesuan”, tha Mushkolaj.
Nderkohe qe porosia e ish komandantit te Zones Operatvie te Dukagjinit-tashme kryetar i Aleances per Ardhmerine e Kosoves Ramush Haradinaj eshte:
"Jeto te tregosh histori te pashkruar. Kete histori te cilen jane mundu te na e marrin te tjeret. Por ne kemi jetuar pert´i dalur Zot vet historise dhe te vertetes sone. Askush nuk mund te na e marre ate, sepse historia dhe e verteta jone jemi vet ne!”
Manifestimi Epopeja e Dukagjinit u permbyll me një program te pasur kulturoro artistik nga estrada shqiptare.
Ajete Beqiraj,Radio Kosova & Blue Sky