Arkivi

Në përkujtim të "Bacës Xhemë"

Deputeti Rasim Selmanaj
 21 mars 2009, Radio Kosova, Në përkujtim të veprës së patriotit Xhemë Ferizi, sot, në Kodrali të Deçanit është mbajtur tubim përkujtimor, në të cilin moren pjesë familjar të dëshmorëve, zyrtar komunal, pjesetare të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së si dhe qytetarë të shumtë. Në nderim të veprës së Xhemë Ferizit, është zbuluar pllaka përkujtimore.





“Nuk ka njeri më meritor se Xhemë Ferizi për një copë varr në tokën tonë të përgjakur dhe një pllakë përkujtimore në nderim të këtij luftëtari i cili nuk kishte lënë vend pa e ngritur grushtin lart bashkë me flamurin kombëtar-tha ne fjalen e tij Rasim Selmanaj, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe kryetar i Degës së AAK-së, në Deçan, i cili foli per  veprën e këtij patrioti të devotshëm.
“Se Baca Xhemë nuk i frikësohej katrahurës që e kishte pllakosur vendin, ai kishte dëshmuar më së miri në kohën kur me bastunin e tij midis tregut kishte qëlluar milicin famëkeq të njohur në popull me shkurtesën Veka-gjest i cili, sipas Selmanajt, nuk ishte e bëma e parë as e fundit Bacës Xhemë. Ndërsa, kjo pllakë dhe ky homazh marsi mbuluar me borë të kthen gjithsesi në pranverën e demonstratave shqiptare të vitit ´81 për Republikën e Kosovës, në kohën kur Baba Xhemë ishte në ballë të gjakimeve shqiptare për liri dhe shtet ta pavarur.”
Në përkujtim të veprës së patriotit Xheme Ferizi, në fshatin e lindjes në Kodrali, u bë edhe zbulimi i pllakës përkujtimore, ku siç u shpreh z.Selmanaj, “varri po i bëhet histori dhe eshtrat po i prehen të qetë në tokën e lirë Kosovës”.
Ajete Beqiraj,Radio Kosova