4 mars 2009, Dojce Vele, Sipas Organizatës Ndërkombtare për Migrim(IOM), prej vitit 2000 në Kosovë iu është ofruar ndihmë 500 viktimave të trafikimit, 60 prej të cilave kosovare, ndërsa 440 të tjera nga shtetet e Evropës Juglindore. Gjatë vitit 2008, Policia e Kosovës ka mbyllur 74 lokale te dyshuara si dhe jane identifikuar dhe tërhequr 28 viktima të trafikimit me të cilat abuzohej përbrënda Kosovës. Ndërkohë që, tërheqja e viktimave kosovare në shtetet tjera bëhet ilegalisht-pohojnë organet që merren me parandalimin e kësaj dukurie.
Organizata Ndërkombtare për Migrim, që nga viti 2000 është e kyçur në të gjitha aktivitetet e ndërmarra në sferën e luftës kundër trafikimit. Sipas Bekim Ajdinit, zyrtar për informim i kësaj organizate, IOM ka arritur të ndihmojë mbi 500 viktima të trafikimit, rreth 60 prej të cilave kosovare, ndërsa 440 viktima të tjera, nga shtetet e Evropës Juglindore. Organizata Joqeveritare „Kalabria“, në Prishtinë, është njëra ndër partneret e IOM-it, e cila merret me riintegrimin e viktimave të trafikimit si dhe me parandalimin e trafikimit të viktimave potenciale. Sevdije Bunjaku, drejtoreshe:
"Në mbështetje të IMO-it kemi Programin për „Ndihmë Ekonomike dhe Sociale për Viktimat Potenciale të Trafikimit“, në rajonin e Mitrovicës, në Gjilan dhe në Prishtinë. Ne i kemi trajnu këto femra që të aftësohen për punë dhe ekzistencë, që mos të bëhen viktimë e trafikantëve apo edhe të dy tri raste e trafikimit që i kemi ,të mos i kthehen asaj rruge serish“.
DASH: Kosova burim, tranzit dhe destinacion trafikimi i qenieve njerezore
DASH: Kosova burim, tranzit dhe destinacion trafikimi i qenieve njerezore
Sipas një raporti të Departamnetit Amerikan të Shtetit për trafikimin e qënieve njerëzore "Kosova është vend burimor, tranzitor dhe i destinacionit për trafikimin e grave dhe të fëmijëve jashtë dhe përbrenda kufijve tëKosovës me qëllim tregtie dhe abuzimi seksual. Labinot berisha, koordinator i Programit për Parandalimin e Trafikimit të Qenjeve Njerëzore në qeverinë e Kosovës, vjen me përpjekjet e qeverisë kosovare për parandalimin e trafikimit:
"Kosova, me Kodin e Përkohshëm Penal, parasheh luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe pënalizmin e personave që merren me trafikim. Poashtu kemi Grupin Ndërministror i cili harton politikat dhe programet e fushatave për parandalimin e trafikimit. Në korrik të viti 2008, Kosova ka aprovuar planin e veprimit 2008-2001, i cili përcillet më një Strategji Shtrerore për Luftimin e Trafikimit, e cila koordinohet nga zëvendësministri i punëve të brendshme, Fatmir Xhelili, Koordinator Shtetror për Qështjen e Trafikimit. Numri i viktimave nga 32 sa ishte në vitin 2007, me 2008 ishte 27, 17 prej te cilave kosovare, gje e cila shqetson për faktin se numri i viktimave kosovare është në rritje, si pasojë e gjëndjes së ekonomike dhe sociale".
Enderra per perendimin mbaron ne duar te trafikanteve
Gjëndja e rëndë sociale, problemet në familje si dhe nevoja për një jetë më të mirë, janë arsyet më të shpeshta të rrugës drejt skllavërisë moderne. Burimet e DË-së thonë se, shpeshherë viktima të tilla tërhiqen me viza të regullta në shtetet e Evropes, me qëllim të abuzimit nga trafikantët të cilët në të shumtën janë shokë apo të afërm të tyre. Dhe, e tëra fillon kështu, rrëfen z.Bunjaku:
"Ne dëgjojmë shpeshherë femra tek thonë se do të dal jashtë shtetit me punu se këtu nuk shoh perspektivë. Të tillat mashtrohen lehtë nga nga trafikantët me premtimet për t´iu gjet vende pune, rregullim statusi ne shtete perëndimore e për arsye tjera. Ndërkohë vetëm flitet, por unë nuk di ndonjë rast të tillë!“-thote drejtoresha Bunjaku.
Krahas të dhënave të shumta, Bekim Ajdini, nga Organizata Ndërkombtare për Migrim, nuk mund të konfirmoj një gjë të tillë.
„Në bazë të intervistave të viktimave, të gjitha rastet e trafikimit në drejtim të shteteve të Bashkimit Evropian, e kshtu edhe në Gjermani, janë ilegale-shpjegon z.Ajdini. Zakonisht, këtyre nevojtarëve ju kanë premtuar një jetë më të mirë apo zgjidhje për problemet e tyre. Dhe kshtu, ata binë pre e mashtrimeve të trafikantëve të qënieve njerëzore".
Dominojne viktimat kosovare te cilat abuzohen brenda dhe jashte Kosoves
Dominojne viktimat kosovare te cilat abuzohen brenda dhe jashte Kosoves
Labinot Berisha, koordinator i Programit për Parandalimin e Trafikimit të Qenjeve Njerëzore në qeverinë e Kosovës, mendon se: „Do duhej të bëjmë një dallim mes trafikimit dhe kontrabandimit të njerëzve ku destinacioni i të dyja palëve dihet. Por, se trafikimi i njerëzve nga Kosova bëhet në rrugë të ligjshme apo me viza të rregullta, ne nuk posedojmë asnjë informacion. Sigurisht, nëse vërtet ekziston dicka e tillë ku vizat e ndryshme kanë destiancion abuzimin e viktimave, ne do të ishim të interesuar që të bashkëpunojmë me shtetin gjerman. Tash për tash, ju kumtoj zyrtarisht dhe në emër të qeverisë së Kosovës se nuk kemi njohuri për asnjë rast të një abuzimi të kësaj forme që përmendni ju“.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, gjate vitit që lamë pas, në gjithë Kosovën janë mbyllur 74 lokale të dyshuara si dhe janë identifikuar dhe tërhequr 28 viktima të trafikimit, 17 prej të cilave nga Kosova. Për dallim nga vitet e tjera, dominon numri I viktimave kosovare të cilat vinë nga zona të ndryshme urbane dhe rurale, abuzimi me të cilat bëhet përbrënda Kosovës.