Arkivi

Si jetohet në një fshat serb 10 vjet pas Rambujesë?

17 mars 2009, Dojce Vele, Konferenca e Rambujesë ishte rasti i fundit për një zgjidhje paqsore mes Serbisë dhe Kosovës. Por, si jetohet në një fshat të dominuar nga popullata serbe dhjetë vjet pas?

Sllobodan Petrovic
Fshati Gorazhdevc, rreth 7 kilometra ne juglindje te Pejës,  me një hapësirë 960 hektarëshe i ka reth 1000 banorë, 95 per qind të cilëve i takojnë komunitetit serb. Përfaqësuesi i këtij fshati, Slobodan Petroviç, tërheq një diagonale dhjetë vjet pas Konferencës së Rambujesë.
„Për komunitetin serb nga Konferenca e Rambujesë ka ndryshuar shumëçka dhe jeta është shumë më e vështirë se që ishte atëhere. Se pari, numri i serbve që jetojnë këtu është shumë më i vogël, sepse pas kësaj konference ndodhën kthesa të mëdha si bombardimet e NATO-s, ardhja e forcave të KFOR-it, futja e Kosovës nën administrim ndërkombtar. Por, tash gjëndja është pak më e volitshme sa i përket lëvizjes së lirë dhe sigurisë, megjithëse gjendja ekonomike sikur edhe për komunitetet e tjera, vështirëson jetën gjithnjë e më shum.“
Peja, megjithëse me humbje në njerëz dhe në pasuri, gjatë kesaj dekade kishte një zhvillim të hovshëm si në ngritjen e infrastruktures se rrënuar poashtu edhe në kthimin dhe integrimin e pakicave.
 „Por, megjithëse komuniteti shqiptar përkundër pësimeve të mëdha gjatë luftës e ka tejalur vetveten dhe është orjentuar kah e ardhmja së bashku me komunitetet e tjera, kjo nuk ka ndodhur edhe me komunitetin serb-thotë kryetari I Kuvendit Komunal të Pejes, dr.Ali Berisha-Komuniteti serb ka pas vështirësi në kuptimin e ralitetit të ri në Kosovë, ku të gjithë duhet të jetojnë të barabartë. Por, ajo që reklamohje se me shpalljen e pavarësisë do të pasojë shpërngulja e komunitetit serb, kjo nuk ka ndohur. Perkundrazi!“
 Kryetari Ali Berisha 
Por, se sa është i integruar komuniteti serb në shoqërinë kosovare dhe sa e mirëpresin ata vullnetin e komuniteteve të tjera për një të ardhme të përbashket, këtë përgjigje kërkojmë në Gorazhdevc. Këtu, në njërën anë funksionojnë: Zyra Komunale për Komunitete, Zyra për Punë dhe Mirëqënje Sociale si dhe Zyra Ndërlidhese për të Drejta Ligjore, në kuadër të institucioneve të Republikës së  Kosovës, si dhe në anën tjetër, Shkolla fillore dhe e mesme që zhvillon mësimin me planprogram të qeverisë së Serbisë si dhe një ambulancë, e cila financohet nga qeveria e Serbisë.
„Dhe kjo është e vështirë për t´u kuptuar-thotë Slobodan Petrovic, i cili është edhe shef i Zyrës Lokale për Komunitete-Shkolla dhe ambulanca janë vendet kryesore për punësim, ku në të parën i kemi të punësuar 50 veta ndërsa në të dytën, 20-të. Shkolla punon me plan program të Serbisë dhe asnjëherë nuk kemi pasur presion që të punojmë me planprogram të institucioneve të Kosovës, cfarë është një shenjë tolerance. Ndërsa, të 7 policët serb që i kishim të inkuadruar në Policinë e Kosovës nuk punojnë më, gjë e cila për mua është e pakuptimtë se si njeriu refuzon të punojë në vendin e vet, në fshatin  e vet kur për pune të tjerët shkojnë edhe në Afrikë?“
Ambulanca e Gorazhdevcit është në kuadër të Qendrës Shëndetsore në veri të Mitrovicës, e financuar nga Ministria e Shëndetsisë së Serbisë.
„Në ambulancë kemi prezencë të përhershme të dy mjekve dhe dhe motrave medicionale. Pacientëve ndihma e parë ju ofrohet në Pejë ku janë laboratoret për analiza, por rastet e rënda transferohen në pjesën veriore të Mitrovicës. Se, edhe pse Spitali i Pejës ka ofruar shërbimet e tija, ato shfrytëzohen shumë rrallë, sepse edhe më tej mungon besueshmëria e komunitetit serb ndaj personelit shqiptar. Se sigurisht, rrugëtimi deri në Mitrovicë për një të sëmurë në gjëndje kritike nuk është zgjidhja më e mirë“.
Srboljub Dakic,ish polic i PK-se
Por, a kanë provuar banorët e këtij fshati të orjentohen kah institucionet e Republikës së Kosovës, banorë të së cilës edhe   janë?
„Po shikoni Pikë së pari, pagat e vogla të institucioneve të Kosovës nuk janë joshëse-përgjigjet Petroviç. Psh, kur qeveria e Kosovës ofron 200 euro për mjekun në Pejë dhe qeveria e Serbisë ofron 700-800 euro këtu në Gorazhdevc, për kënd do të punonit më parë në një profesion problematik dhe me përgjegjeëi, i cili në këtë situatë  merr edhe ngjyrim politik? Dhe, përderisa qeveria e Kosovës paguan në mënyrë kaq të mjerë, nuk mund të presë që institucionet e saj të funksionojnë si duhet“-përgjigjet Petroviç, i cili nuk do t´ia dijë në është kjo pafuqi e qeverisë së Kosovës për të ofruar më shumë për të gjithë qytetarët e saj, apo mençuri e Qeverisë së Serbisë për të dhënë më tepër se ka, për t´i mbajtur peng serbët e Kosovës shumica prej të cilëve edhe ashtu vazhdojnë të jenë kthyer kah Beogradi.
Ajete Beqiraj, Dojce Vele