Arkivi

Italia kontribuon ne ruajtjen e trashegimise kulturore te Kosoves

15 mars 2009, Radio Kosova, Me mjetet e ndara nga qeveria italiane po restuarohen kater monumente kulturore ne Rajonin e Pejes. Projektet po realizohen nen mbikqyrje te Organizates italiane Intersos, e cila ne kuader te ketij projekti mban edhe debate per vetdijesimin e opinionit per ruajtjen e kesaj trashegimie. 


Organizata italiane „Itnersos“, e cila tash dhjete vjet funskionon ne Kosove dhe ka nje strategji te gjithanshme per ndihmesen e te gjitha komunteiteve. Krahas projekteve te shumta ne te kalauren, Intersos qe nga viti 2003 implementon nje program per mireqenjen sociale ne kuader te te cilit jane edhe projektet e lidhura me trashegimine kutlruore. Samir Zajmi, nga organizata INTERSOS:
„Ketu perfshihen restaurimet fizike  te objekteve te caktuara si kisha, kulla, gjami dhe monumente te te gjitha komuniteteve qe jetojne ne Kosove. Ne konsideronjme se trashegimia kulturore duhet te shihet si nje trashegimi e perbashket, si nje begati jona dhe e tille duhet te promovohet dhe te prezantohet e suaza nderkombtare“.
Kane kaluar shtate muaj qekur Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Arsimim, Shkencë dhe Komunikim (UNESKO), ka aprovuar kater projektpropozime te Insitutit rajonal per Ruajtjen e monumenteve kulturore ne Peje, per restaurimin e kater monumenteve te kultures ne Rajonin e Pejes. Mjetet per kater projektet i ka ndare Ministria italiane e Puneve te Jashtme, ndersa puniemt do te kryhe nen mbikeqyrjen e organizates joqeveritare italiane “Intersos”. Drejtori i insitutit rajonal per ruajjtjen dhe mbrojtjen e monumenteve kuolturore ne Peje,mr.sc.Avdylk Hoxha vjen me hollesite:
„Jane kater projekte: restaurimi i Gjamise se Teftedarit, gjamia me e vjeter ne komunen e Pejes-thote Avdyl Hoxha, drejtor i Institutit Rajonal per ruajtjen e Monumenteve Kulturore, me seli ne Peje-Aty eshte edhe nje tyrbe, ajo gjami thirret perndryshe edhe Gjamia e Pashallareve te Pejes. Restaurimi i Kulles se Mushkolajve,  prone e Insitutit per Mbrotjenne e Monumenteve te Kultures ne Decan, e djegur gjate luftes. Pas restaurimit, ajo do te mundt e shfrytezohet per veprimtari te ndryshme kulturore. Edhe ne Konakun e Manastirit te Decanit do te behen disa punime restaururese. Puna rreth ketyre kater projekteve parashihet te zgjas deri ne shtator te viti 2009. Kulla e Mushkolajve eshte 90 metra katrore, ndersa 42 metra ksatore eshte boborri. Prandaj, ne njekohesisht  kerkuam nga drejtoirai i urbanizmit dhe gjeodezise ne komune e decanit, percatimin e parcelles rreth Kulles se Muskolajve, ne mynre qe te mos kemi probleme neser me pronaret rreth asaj prone.
Dhe, trashegimia kulturoe e Rajonit te Pejes, per profesor, Muarizio Bertin nga Itnersos e sheh si nje thesar qe duhet ruajtur nga te gjithe!
„Keta shtate muaj te qendrimit tim ne Kosove, une kam pare nje diversitet kutluror dhe natyror i cili pasuron rajonin tuaj. Dhe une shpresoj qe secili prej nesh do te kontribuoje qe ta ruajme, ta konservojme dhe ta mbrojme kete thesar.”
Ne kuader te projekti „Diversiteti kulturor, dialogu nderkulturor, mbrotja e trashegimise dhe pajtimi ne Kosove“, i financuar nga qeveria italiane, mbahen edhe debate me komunitete te ndryshme me qellim te vetdijesimit dhe afrimit te tyre nepermjet kesaj trashegimie te perbashket dhe mbrojtjen e saj nga e gjithe.
Ajete Beqiraj, Radio Kosova