Arkivi

Komisioni Rajonal për Krimet e Luftërave të ish-Jugosllavisë

 30 dhjetor 2010, Dojce Vele, Këshilli Rajonal pas mbledhjes së 1 milionë nënshkrimeve do të kërkojë nga parlamentet e rajonit themelimin e Komisionit i cili do të punonte në zbulimin dhe publikimin e  fakteve mbi krimet e luftës dhe shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut në territorin e ish Jugosllavisë

Vetem 10 aktvendime per krimet e forcave serbe ne Kosove

 5 janar 2011, Radio Kosova, Pwr të mijëra viktimat e vrara, të masakruara dhe të humbura në Kosovë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, nuk ka më shumë se dhjetë aktvendime të plotfuqishme për krime lufte në Kosovë. 

Të dhunuara nga forcat serbe-të harruara nga shoqëria e Kosovës

27 dhjetor 2010, Dojce Vele,  Te mijëra femrat e dhunuara nga forcat serbe në Kosovë, janë një kategori e ndjeshme e shoqërisë kosovare për të cilat, institucionet e Kosovës dhe ato ndërkombtare kanë bërë pak qoftë në mbështetjen institucionale apo në sjelljen e përdhunuesve para drejtësisë.

Vazhdon riatdhesimi i kosovarëve nga vendet e treta

20 dhjetor 2010, Dojce Vele, Sipas Ministrisë për Punë dhe Mirëqenje Sociale, në Kosovë deri më tani janë riatdhesuar 3,690 persona, 620 prej të cilëve nga Gjermania. Por, sa ka kapacitete Kosova për pranimin qytetarëve të vet dhe sa po mund ta gjejnë veten këto familje pas rikthimit në Kosovë? 

Pa-Varësia e votës për përsonat me aftësi të kufizuara



3 dhjetor 2010, Dojce Vele, Në Kosovë, për pjesëmarrje në zgjedhjet e 12-të dhjetorit kanë aplikuar 2,162 persona me aftësi të kufizuara, ndërsa në terren do të jenë aktive 115 ekipe mobile. Por, sa ju sigurohet atyre pavarësia e votës? 

Rritet mëdyshja e qytetarëve për pjesëmarrje në zgjedhje

3 dhjetor 2011, Dojce Vele, Prej zgjedhjeve të vitit 2000, pjesëmarrja e qytetarëve të Kosovës në zgjedhje është në rënje e sipër. “Demokracia në Veprim” tash një muaj po punon në vetdijësimin e qytetarëve së pjesëmarrja në zgjedhje ështq menyra e vetme e ndertimit te institucioneve legjitime dhe demonstrimit te vullnetit te tyre per ndertimin e nje shteti demokratik. 


Serbët do të dalin dhe s´do të dalin në zgjedhjet e 12 dhjetorit

25 nentor 2010, Dojce Vele, Autoritetet kosovare mirëpresin daljen e serbve në zgjedhje. Qeveria e Serbisë thërret për bojkot, por nuk përjashton më ata që preferojnë këto zgjedhje. Qytetarët serb serish janë të ndarë rreth pjesëmarrjes në zgjedhjet e Kosovës?




Përqarjet brënda Kishës Ortodokse në Kosovë të nxitura nga jashtë?

24 nentor 2010, Blue Sky, “Qendrimi I Serbise sa I perket pejsemarrjes se serbve ne zgjedhjet e Kosovës eshte I njohur. Por, ata qe preferojne te dalin në zgjedhje, nuk do të gjenden përballë presioneve”-deklaori ministri serb per Kosoven, Goran Bogdanovic, në Manastirin e Decanit. Bogdanovic ka thene se qeveria e Serbise edhe e gatshme per bisedime me Kosoven, ndersa perqarjet perbrenda Kishes Ortodokse Serbe I ka quajtur “te nxitura nga jashtë”. 








Peshkopin e shkarkuar Artemije zëvendëson Peshkopi Teodosije

24 nëntor 2010, Dojce Vele, „Ne kurrë s´do të lejojmë të vëhemi në një anë, ndërsa ana tjetër, në ne të shohë kundërshtarin, armikun apo qëllimkeqin. Në Kosovë Kishat dhe manastiret ortodokse do të jenë vende të të gjithë besimtarëve,pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike dhe fetare“-deklaroi peshkopi i ri Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije. Perderisa, ministri Goran Bogdanovic, rrebelimet e vazhdueshme të peshkopit ne pension Artemije dhe të ithtarëve të tij i  quajti "ndarje te nxitura nga jashtë".

7. 4 milionë euro nga BE për Zhvillimin Ekonomik Rajonal të Kosovës

22 nentor 2010, Dojce Vele, Zyra nderlidhese e Komisionit Evropian ka nenshkruar kontratat e para me përfiteusit e projekteve në zonën ekonomike të perëndimit të Kosovës. Projektet ne vlerë prej 1.9 milione eurosh për zhvillimin e turizmit, përpunimin e qumeshtit dhe avancimin e bujqësisë do të implementohen prej komunave dhe organizatave joqeveritare.  



Lypëse ne festën e Kurban Bajramit


17 nentor 2010, Radio Kosova, Festa e Kurban Bajramit njihet si feste e  flijimit për hir te Dashurisë dhë Nështrimit ndaj Zotit të Plotëfuqishëm. Si feste e faljes, afrimit dhe solidarizimit me te afermin e te vobektin. Se, jo perhere kjo dore e meshires arrin atje ku eshte nevoja...

12-te fshatrave kosovare nuk ju lejohet shfrytezimi i bjeshkeve ne kufi me Malin e Zi

14 nentor 2009, Radio Kosova, Venja e tabeles nga qeveria e Malit te Zi pese kilometra perbrenda kufirit te Kosoves, vazhdon te jete nje fakt shqetesues per qytetaret e Kosoves e vecanerisht per banoret e 13-te fshatrave te rajonit te Pejes, cilet jane pronare te bjeshkeve ne brezin kufitar Kosove-Mal i Zi. Te drejten e shfrytezimit per bjeshket Zhlep dhe Eshtedim e kishin edhe banoret e pese fsahtrave te Decanit.



Qytetarët e Kosovës shquhen për tolerancën fetare

13 nentor 2010, Dojce Vele, Krishtërimi katolik është një fe e njohur tradicionalisht për shekuj në Kosovë. Me rënien e Kosovës nën pushtues të ndryshëm, në territorin e saj u shtri edhe besimi mysliman dhe ai ortodoks. Gjatë luftërave dhe trazirave të ndryshme janë shkatërruar dhe djegur shumë monumente fetare myslimane e ortodokse, por Kosova vazhdon të mbetet ndër vendet me tolerancë të lartë fetare.

Mineralet e Trepcës në Muzeun Mineralogjik të Bonit

10 nëntor 2010,Dojce Vele, Muzeu i Mineraleve në Bon është vetëm njëri ndër atrakcionet e shumta turistike të këtij qyteti. Muzeu posedon me 13,557 eksponate nga mbarë bota, në radhën e të cilëve ka edhe gurë dhe minerale nga Trepça e Kosovës.

Qindra hektare toke te komunes se Decanit ende pa ujitje

9 tetor 2009, Radio Kosova, Qe nga perfundimi i luftes, banoret e shtate fshartave te komunes se Decanit po perballen me problemin e ujitjes. Problemi ze fill qe ne vitin 2007, kur kompania punekryese dhe ajo mbikeqyrese projektin e dhuruar nga Agjencioni evropian e implementoi pa bashkepunimin e komunitetit te atjeshem.

Martesa te detyruara ende në Kosovë?

8 nëntor 2010, Dojce Vele,Fejesat apo martesat e detyrueshme i takojnë së kaluarës. Fenomene të tilla shfaqen vetëm në zona të thella malore, ku dominon tradita ndërsa arsimi nu kështë në nivelin e duhur.  Në raste të tilla, krahas gjykatave bëhen zgjidhje edhe nëpër oda burrash, me  Kanunin e Lekë Dukagjinit. 

Romi nga Kosova: “Unë jam gjerman- I huaj jam veç në letër”

  3 nëntor 2010, Dojce Vele( tërhequr e përpunuar nga e përditshmja gjermane"Der Spiegel"), Refugjati rom nga Kosova, Elvis Berisha erdhi në një fshat të Saksonisë së Ulët ë moshën tetëvjecare. Atje ai u bë një shembull integrimi. Në ditëlindjen e tij të 18-te, atij ju tha se do të dëbohej për në Kosovë.

Boni i lashtë dhe modern

25 tetor 2010, Radio Kosova, Per 50 vjet kryeqytet i Gjermanise, seli e shumë institucioneve shtetrore, nderkombtare dhe qendër e shumë përfaqësive konsulore e diplomatike, qyteti i Bonit permban ne vete atrakcione te vecanta turistike te trashegimise natyrore, kulturore dhe historike. Ne universietet, teatrot e muzete e vendosura ne gjirin e pallateve e keshtjellave te ruajtura ne origjinalitetin shekullor, ne Bon ndjehet ecja e nje vendi neper kohe qe nga perandorite e lashta e deri ne qyteterimin e sotem. Por, Boni romak mbi te gjitha mbetet rezidence e princerve, vendbanim i muzicienteve te shquar, si dhe vendlinje e kompozitoirt te shquar, Ludvig Van Betoven, per nder te te cilit Boni njihet edhe si Qyteti i Betovenit.

Junik: "Ditet e Trashegimise Kulturore Evropiane-Juniku 2009"

27 shtator 2009, Radio Kosova, Ne Junik, me aktivitete te ndryshme u shenua manifestimi kulturor „Ditet e Trashegimise kulturore evropiane-Juniku 2009“. Manifestimi u mbaj ne  Konakun e Rame Zyberit-kulle e ndertuar ne vitin 1860 e cila eshte renovuar me vetfinancim nga kjo familje. 



Gjermanja që dëshiron të lutet si muslimane


11 shtator 2010, Radio Kosova, Frekuentimi i gjamive dhe faltoreve nga besimtaret muslimane dhe rritja e ketij numri ne festat fetare eshte I pritur. Por, trokitjen ne portat e nje gjamie troket nje gjermane eshte nje e papritur qe nuk ndodh perdite. Anxhela Demenge nga Leverkusen eshte katolikja protestane e cila ka ardhe ne xhamine "Mesxhidi Aksa"ne Leverkusen, për te mësuar faljen e vërtet islame.

Festa e Fiter Bajramit në gjaminë shqiptare në Gjermani


9 shtator 2010, Dojce Vele, Pas 30 ditësh agjërimi, komuniteti musliman po kremton festen e Fiter Bajramit; njera ndër dy festat me të mëdha të islamit. Fiter Bajramin e cila njihet edhe si Festa e Mëshirës, shqiptarët e landit të Renanisë Verirore dhe Vestfalisë(NRV) e kremtojnë në gjamine e ndërtuar prej kontributit të tyre me vetkontribut.

Fondet e BE-se të pakapshme për fermerët decanas

14 gusht 2010, Radio Kosova, Komisioni Evropian ka ndare 5.5 milione euro per zhvillimin e bujqesise ne Kosove. Mirëpo, fermeret decanas kane pak gjase te vine deri te grantet e Bashkimit Evropian, per shkak te veshtiresive rreth plotesimit te fleteaplikimet. Si rrjedhoje, dy dite para mbylljes se konkursit(16 gusht 2010), ne Drejtoratin per Bujqesi,Pylltari dhe Zhvillim Rural, kane aplikuar vetem 4 fermere.

Decani bëhet me dy gjami

11 gusht 2010, Radio Kosova, Besimtarët decanas  në Muajin e Madhërishëm të Ramazanit po hynë më fillimin e punimeve në një gjami të re. Gjamia cila do t ëndërtohet nga kontributi i besimtarëve, është objekti i pare islam pas 110 vjetesh ne komunen e Decanit.

Fonde të vazhdueshme për restaurimin e objekteve fetare ortodokse

6 gusht 2010, Dojce Vele, Qeveria e Kosovës brenda vitit investon miliona për restaurimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore ortodokse. Bashkësia Ndërkomtbare e mbështet procesin në forma të ndryshme. Ndërsa, përfaqësues të Kishës Ortodokse Serbe paralajmërojnë investime në katër manastire me fonde nga Rusia.





Serbët pas GJND-sw:Politika e deritanishme e Beogradit e gabuar

3 gusht 2011, Dojce Vele, Cka ka ndryshuar te serbët e Kosovës vendimi I Gjykatës Ndërkombtare të Drejtësisë pro pavaresisë dhe a e ka lëkundur ai pozicionin e tyre kundër kësaj pavarësie? 

Vendimi i GjND-së dhe implikimet për veriun e Kosovës

1 gusht 2010, Dojce Vele, Republika e Serbisë ende beson se mund të rimarrë krahinën e shkëputur jugore apo një pjesë të saj. Ndërkaq qeveria e Kosovës dhe Zyra Civile Ndërkombëtare vazhdojnë implementimin e strategjisë për integrimin e veriut.



Besimi, formë afrimi ndërmjet komuniteteve

30 korrik 2010, Dojce Vele, Në Prishtinë vepron një grup joformal i grave të religjioneve të ndryshme, të cilat me aktivitete të ndryshme synojnë afrimin ndërmjet komuniteteve nëpërmjet dialogut ndërfetar. „Por, rezultatet do të ishin shumë më të dukshme, sikur udhëheqësit e instituconeve kosovare të ishin ndërmarrës në veprime aq sa janë të zëshëm në deklarata, lidhur me tolerancën ndërfetare e cila pikon nga vet populli”-thonë anëtaret e këtij grupi.

Shtrirja e pushtetit në veri-Sfida e radhës për Kosovën

28 korrik 2010, Dojce Vele, Republika e Serbisë ende beson se mund të kthejë krahinën e shkëputur jugore apo nje pjesë të saj. Aleatë të saj preferojnë që veriu i Kosovës të jetë nën qeverisje të Serbisë. Përderisa, Qeveria e Kosovës dhe Zyra Civile Ndërkombtare vazhdojnë implementimin e Stragjegjisë për Integrimin e Veriut të Kosoves.





Bashkimi Evropian ndihmon ngritjen e kapaciteteve të reja në Kosovë

28 korrik 2010, Dojce Vele, 42 studentë nga Kosova janë përfitues të Skemës së Celulës së të Rinjve, me të cilat bursa ju mundësohen studimet postdiplomike në universitete të përzgjedhura të Bashkimit Evropian, në përputhje me nevojat e tanishme të qeverisë së Kosovës në sektorë specifik.



GJND: Pavarësia e Kosovës në përputhje me të drejtën ndërkombtare

22 korrik 2010, Dojce Vele, Mendimin e Gjykatës Ndërkmbtare të Drejtësisë në favor të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, insitucionet e Kosovës e kanë vlerësuar si një akt historik. Përfaqësuesit shtetror të Kosovës i bënë thirrje Serbisë të respektojë mendimin e GJND-së dhe të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës për hir të paqes dhe stabilitetit në rajon. 



Sa po luftohet korrupcioni në Kosovë

21 korrik 2010, Dojce Vele, Megjithëse, motoja e qeverisë së Kosovës është “Zero-Tolerancë ndaj korrupcionit", faktet në terren dëshmojnë prezencën e fenomenit deri në nivelin më të larte. Arrestimet e kohëpaskohshme të Policisë së Kosovës tregojnë përpjekjet për luftimin e tij, ndërsa aksionet më të fundit të EULEKS-it inkurajojnë për goditje të të korruptuarve pa dallim.

Plaga e korrupcionit në Kosovë

21 korrik 2010, Dojce Vele, Megjithëse, motoja e qeverisë së Kosovës është “Zero-Tolerancë ndaj korrupcionit", faktet në terren dëshmojnë prezencën e fenomenit deri në nivelin më të larte. Arrestimet e kohëpaskohshme të Policisë së Kosovës tregojnë perpjekjet për luftimin e tij ndërsa, aksionet e EULEKS-it inkurajojnë për goditje të të korruptuarve pa përjashtim.

Rimëkëmbje e bujqësisë më fondet e Bashkimit Evropian

16 korrik 2010, Dojce Vele, Me qëllim të përmirësimit të standardeve ne industrinë e përpunimit të qumështit, mishit, pemëve dhe perimeve si dhe për të përforcuar aftësitë konkurruese dhe për të shtuar besimin e konsumatorëve në prodhimet vendore, Komisioni Evropian i ka dhuruar Kosoves 5,5 milionë euro grante per sektorin e bujqësisë. Edhe, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka intensifikuar stimulimin e kësaj dege të fuqishme të ekonomisë kosovare.

A ka lëvizje të kufirit me Malin e Zi

15 korrik 2010, Dojce Vele, Demarkacioni i kufirit Kosove-Mal i Zi pritet të përfundojë brënda këtij viti. Përfaqësuesit qeveritarë te te dyja shteteve thonë se ne mes tyre nuk ka contest dhe se demarkacioni do të bëhet në bazë të dokumenteve qe prezanton Komisionit Ndershtetror per Demarkacionin e Kufirit. Nga ana tjeter, banorë te fshatrave te Dukagjinit me protesta te kohepaskohshme kerkojne qasjen e lirshme ne bjeshket e veta rreze kufirit dhe shprehin dyshimin per levizje te kufirit perbrenda Kosoves nga ana e Malit te Zi.




Tony Blair në Kosovë: "Lider-Mik-Hero"

9 korrik 2010, Doje Vele, Ndërhyrja në Kosovë ishte e drejtë. Kosova është e pavarur dhe do të vazhdojë të jetë e tillë. Sfida e radhës për Kosovën është beteja për paqe"-deklaroi në Prishtinë, ish kryeministri britanik Tony Blair. Gjatë vizitës së tij dyditore në Kosovë, Blair është shpallur Doktor Nderi i Universitetit të Prishtinës. Ndërsa, presidenti I Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu ia ka ndarë “Medaljen e Artë të Lirisë”, e cila iu akordua Blerit nga Presidenti I ndjerë, dr.Ibrahim Rugova

Brënda gjashtë muajsh qindra të arrestuar për krim të organizuar në Kosovë

8 korrik 2010, Dojce Vele, Departamenti Kundër Krimit të Organizuar në kuadër të Policisë së  Kosovës raporton për qindra të arrestuar për krim të organizuar vetëm brënda këtij gjashtëmujori. Nga ana tjetër, raporte të ndryshme tregojnë se Kosova edhe më tej po përballet me forma te ndryshme të krimit të organizuar, shkaktar kryesor i të cilit cilësohet mosshtrirja e autoritetit të qeverisë së Kosovës në gjithë territorin e saj.

Refugjatë nga Maqedonia në Kosovë

2 korrik 2010, Dojce Vele, Sipas Komisariatit të Lartë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara, në Kosovë janë 179 refugjatë nga Kroacia dhe Bosnjë Hercegovina të cilët gjatë luftërave të viteve 90-të u arratisën në Kosovë. Poashtu, në Kosovë jetojnë mbi 200 shqiptarë të shpërngrulur nga Maqedonia të cilët nuk gëzojnë statusin e refugjatit.



Fajdegjinjtë dhe borxhlinjtë

2 korrik 2010, Dojce Vele, Papunësia dhe detyrimet e ndryshme që duhet kryer në afate të shkurtra i shtynë qytetarët e Kosovës në lidhjen e marrëveshjeve të përfitmit joproprocional, të cilat në të shumtën përfundojnë me kërcënime, shantazhe, tentimvrasje e jo rrallë edhe me vrasje dhe vetvrasje. Megjithëse bankat ofrojnë forma të ndryshme krëdishë, për shkak të procedurave burokratike qytetarët nuk mund t´iu qasen këtyre institucioneve legjitime. Ndërkohë që ndër sfidat kryesore te Policisë së Kosovës në luftimin e këtij fenomeni mbetet raportimi i vonë i qytetarëve.

Refugjat nw shtetin fqinj

2 korrik 2010, Dojce Vele,Sipas Komisariatit të Lartë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara, në Kosovë janë 179 refugjatë nga Kroacia dhe Bosnjë Hercegovina të cilët gjatë luftërave të viteve 90-të u arratisën në Kosovë. Poashtu, nw Kosovw jetojnë mbi 200 shqiptarë tw shpwrngrulur nga Maqedonia të cilët nuk gëzojnë statusin e refugjatit.

Mitrovica, në Ditën Ndërkombtare të Refugjatëve

17 qershor 2010, Dojce Vele, Në qershor të vitit 1999, kur me ndërhyrjen e forcave të NATO-s mijëra shqiptarë të dëbuar me dhunë nga forcat serbe u kthyen në vatrat e veta, frika nga hakmarrja nxiti zhvendosjen e pakicaveave. 11-të vjet pas, mbi 20 mijë persona janë kthyer në Kosovë, afro 1000 prej të cilëve vetëm brënda vitit 2010-kumton Komisariati i Lartë i KB-së për Refugjatët. Ndërkohë, edhe mijëra të tjerë vazhdojnë të jetojnë si të zhvendosur në vendet e rajonit apo edhe përbrënda Kosovës. Mitrovica ende mbetet oazë të zhvendosurish-qiragjinj e uzurpues, të cilët jetojnë në pronat e njëri-tjetrit.

Dhuna ndaj gruas në Kosovë me përmasa shqetsuese

16 qershor 2010, Dojce Vele, Sipas raportit te Departamentit Amerikan te Shtetit, Kosova është burim, tranzit dhe vend i destinimit te trafikimit për femra dhe fëmijë. Nga ana tjeter, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për here të dytë radhazi ka ofruar mbi 180,000 dollarë per mbrojtjen e grave dhe femijeve ne Kosove-viktima te dhunes dhe te trafikimit. Perfaqesues te Organizates Ndërkombëtare për Migrim (IOM)-Misioni në Kosovë, e cila eshte implementuese e Programit Kundër Trafikimit ne Kosove(KAP) tashme kanë nënshkruar marrëveshjen me tri organizata lokale joqeveritare që veprojnë në mbrojtjen e ketyre viktimave.

Si jetojne qytetaret e Prishtines 11 vjet pas luftes

12 qershor 2010, Dojce Vele, Lufta e fundit Prishtinën e la në gjendje të rëndë, me infrastrukturë dhe ekonomi të rrënuar. Megjithë përmirësimet dhe sukseset, problemet kryesore të kryeqytetit të Kosovës mbeten ndërtimet e egra dhe mbipopullimi.

Vajzat e mbuluara në Kosovë dhe e drejta e tyre për shkollim

9 qershor 2010, Dojce Vele, “Shamia në shkollat publike-e ligjshme apo e paligjshme?”-është tema e debatit që do të mbahet sonte, në Prishtinë, me qëllim të përafrimit të qëndrimeve të kundërta në mes të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e cila me anë të një Udhëzimi Administrativ ndalon bartjen e uniformës fetare në shkolla të arsimit të mesëm të lartë. Aplikimi i një udhëzimi të tillë, nxënëset e mbuluara me shami i përjashton nga shkollat.

A ka vehabizëm në Kosovë?

3 qershor 2010, Dojce Vele, Qytetarët e Kosovës pohojnë prezencën e Ëahab-izmit në Kosovë. Bashkësia Islame e Kosovës kundërshton ekzistimin e një lëvizjeje të tillë dhe forma të tilla radikale prishin imazhin e islamit tradicional. Kushtetuta e Kosovës garanton dhe mbron lirinë e cdo besimi, cfarëdoqofte ai. Ndërsa, Policia e Kosovës zotohet se do të luftojë individë dhe grupacione të tilla atëherë kur bien ndesh me ligjin dhe kërcënon sigurinë e qytetarëve të Kosovës. 




Strehimi i hebrenjëve në Kosovë

Familja hebreje Abravanel
Kulle e strehimit te hebrenjve
ne Decan
 27 maj 2010, Dojce Vele & Radio Kosova, “Fisnik mes popujsh”, është titulli i Autoritetit për Përkujtimin e Heronjve dhe Martirëve të Holokaustit me seli në Jerusalem, „Yad Vashem“, i cili ndahet si mirënjohje nga populli izraelit për popullin shqiptar. Familja Rezniqi, nga Decani, është familja e parë në Kosovë e dekoruar me këtë titull, në kullën e të cilit gjatë Holokaustit gjetën strehë të përkohshme mbi 40 familje herbeje. Ndër to ishin edhe familjet: Konforti, Natani, Mizraki dhe Abravanel, të cilat u strehuan në kullën e ndërtuar enkas për ta në oborrin e kësaj familjeje.

Martesat shqiptaro serbe-Dëshirë apo nevojë?

21 maj 2010, Dojce Vele, Në gjysmëshekullin e kaluar, martesat e shqiptarëve të Kosovës me serbe te Serbisë kishin tejkaluar dallimet etnike dhe ishin bërë pothuaj modë. Por, edhepse sot martesa të tilla për shqiptarët janë të papranueshme, tashmë serbët e Kosovës po kërkojnë për nuse vajza nga Shqipëria. Arsyeja:Migrimi i djemve shqiptar në botë dhe largimi i vajzave serbe në zonat urbane. Një qift të shqiptaro-serb gjejmë në Bellopojë të Pejës.

Vala e Kosoves apo operatorët ilegal serb

6 maj 2010, Dojce Vele, Pas shkyqjes se operatorëve ilegal të telefonisë mobile të Serbisë nga territori i Kosovës, Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës ka shpërndarë kontigjentin e parë prej 10 mijë kartelash falas në enklavat serbe. Por, sa pranohet kjo alternativë komunikimi nga komuniteti serb? 






Fillon terheqja e familjeve RAE nga kampet e Mitrovices

5 maj 2010, Dojce Vele, Në "Lagjen e Romëve" në veri të Mitrovicës po ndërtohen 140 shtëpi për të 108 familjet e komuniteteve RAE, të cilat tash sa vjet jetojnë në qendrat kolektive "Osterode" dhe "Qesmin Lug". Zgjidhja është bërë me donacionet e Komisionit Evropian dhe të USAID-it amerikan në vlerë prej 7 milionë eurosh, ndërsa shtëpitë do të ndërtohen në pronat e komunës. 

140 shtëpi për familjet e komuniteteve RAE në veri të Mitrovicës


5 maj 2010, Dojce Vele, Në "Lagjen e Romëve" në veri të Mitrovicës po ndërtohen 140 shtëpi për të 108 familjet e komuniteteve RAE, të cilat tash sa vjet jetojnë në qendrat kolektive "sOterode" dhe "Qesmin Lug". Zgjidhja është bërë me donacionet e Komisionit Evropian dhe të USAID-it amerikan në vlerë prej 7 milionë eurosh, ndërsa shtëpitë do të ndërtohen në pronat e komunës.

Gjakmarrjet dhe pajtimet në Kosovë


3 maj 2010, Dojce Vele, Dy dekada me parë, në akcionin për pajtimin e gjaqeve i cili kulmoi me tubimin te „Verrat e Llukës“ në Decan, u falën 1,275 gjaqe dhe ngatërresa ndërmjet shqiptarëve. Ky aksion është nismëtar i lëvizjes gjithëpopullore dhe zhvillimeve të metutjeshme që do të cojnë në luftën për clirim, pavarësi dhe demokraci të shtetit të Kosovës.

Handikos:"Një ambient i përshtatshëm-Shoqëri për të gjithë"

30 prill 2010, Dojce Vele, Sipas OBSH-së, në Kosovë jane rreth 200, 000 pesona me aftësi të kufizuar, gjendja e te cileve eshte shume larg pozites qe ju garanton Konventa Nderkombtare per te Drejtat e Njeriut. Me qëllim të vetëdijësimit të shoqërisë mbi gjendjen reale te ketyre personave projekti“Një ambient i përshtatshëm- Shoqëri për të gjithë”organizuar nga Handikos dhe mbështetur nga Komisioni Evropian, po shtrihet ne 30 komuna të Kosovës.

Shqiptarët e veriut edhe 11-të vjet pas luftës këndej Urës së Ibrit


29 prill 2010, Dojce Vele, Për shkak të dëbimit të dhunshëm gjatë luftës dhe uzurpimit të pronave nga serbët pas përfundimit të saj, rreth 10 mijë shqiptarë të Mitrovicës së veriut edhe 11-te vjet pas luftës jetojnë larg vatrave të veta nga të cilat i ndan vetëm Ura e Ibrit. Cfarë po bëhet në kthimin e tyre, në një kohë kur kthimi i të zhvendosurve të tjerë nga shtetet e rajonit është prioritet i qeverisë së Kosovës?

BI kërkon edukatën fetare në sistemin e arsimit publik

25 prill 2010, Dojce Vele, Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Ternava ju është drejtuar deputetëve të Parlamentit të Kosoves me një shkresë, me anë të së cilës kërkon futjen e Edukatës Fetare në sistemin e rregullt të arsimit publik. Ipeshkvia e Kosovës e mbështet një kërkesë të tillë, ndërsa Kisha Ortodokse Serbe pohon se nxënësit e komunitetit serb të cilët arsimohen me planprogram të Serbisë, që nga viti 2001 mësojnë lëndën e Edukatës Fetare. 

Ushtare në Forcën e Sigurisë së Kosovës

24 prill 2010, Dojce Vele, Ndër të 1799 pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, 3.44 per qind prej tyre janë femra. Ndër të 57 femrat e rekrutara në radhet e FSK-së, 7 prej tyre janë nga pakicat. Këtë përvojë të re për femrat kosovare e shohim nga afër në Regjimentin e Mbrojtjes Civile të FSK-së. 

Ndërprerje apo përtëritje e marrëveshjes për sigurime sociale me Zvicrën


22 prill 2010, Dojce Vele, Sindikata zvicerane UNIA kumton se që nga 1 prilli, shteti federal zviceran ka ndërprerë marrëveshjen për sigurime sociale të kosovarëve që punojnë në këtë shtet. Nga Ministria për Punë dhe Mirëqënje Sociale e Kosovës thonë se qeveria zvicerane kërkon vetëm përtëritjen e kësaj marrëveshjeje me ish-Jugosllavinë, e cila ka rënë poshtë me njohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Zvicrës.

Të pastrehët në "Fushën e Pajtimit"

8 prill 2010, Dojce Vele, 25 familje nga komuna të ndryshme të Kosovës tash sa vjet jetojnë në strehimoren Fusha e Pajtimit, në verilindje të Prishtinës. Vendbanimi social i ndërtuar me koncesion në këtë lokacion do duhej të ishte një zgjidhje për banorët e kësaj strehimoreje, të cilët jetojnë në kushte të rënda social. Mirëpo, sa do të jetë kjo e mundur duke pasur parasysh 1500 kërkesa për strehim të deponuara tashmë në komunën e Prishtinës?