Arkivi

Bisedime shtesë për statusin e Kosovës?!

31 korrik 2007, Dojçe Vele, Maratoni i mundimshëm e i tejzgjatur drejt një caku të kahmotshëm dhe zvarritja e përmbushjes së premtimeve për zgjidhjen e statusit pas një viti, pas një stine, pas një muaji apo edhe në një dite të caktuar, popullin e Kosovës dëshpëron përditë. Dashur pa dashur, kjo barrë bie mbi supet e qeverisë së Kosovë dhe të Grupit të Unitetit.

“Këta me e deshtë atdheun japin dorëheqje dhe i zgjedhin ata njerëz që munden me udhëheq me Kosvën dhe munden me iu pergjgj Evropës në çdo moment. Me bisdeue veç për sene teknike, por jo për status. Kosova ashtë pavarësue në t’99-tën!“
Zëri i Mehmet Maksutajt, është ndër zërat e shumtë, të cilët mbetur pezull për kaq kohë, pandalur shtrojnë një pyetje të vetme: Cfarë pas kësaj?
Ali Kamaj dhe shumë si ai, jane ne skaj te durimit.
„Se rrenë, qetu o ardhë shpirti! Jo po shtyhet sot, jo po shtyhet nesër, jo pasnesër. Se çka dreqin kanë, ata e dinë. Na jemi të vegjël me fol për ta. Veç, asnjë kafshatë në ta s’e ngjy!” 
Anëtarët e Ekipit të Unitetit jane zotuar se në përiudhën 120 ditëshe për bisedime rreth statusit, pavarësia e Kosovës do të jetë e panegociueshme, integriteti I vendit do të ruhet, ndërsa Pakoja e Marti Ahtisarit, konsiderohet e mbyllur.
Mehmet Maksutaj është I zhgënjyer edhe nga bisedimet e para.
“Unë i kam përcjell në Vienë kur tha Samarxhiçi, se Kosova është djep i Serbisë!“ Haj more, mo Zot ma keq! Vallahi, unë analfabet jam e I kisha thanë: "Cka? Në cilin shekull ke ardhë në Kosove? A e solle ti Kosovën prej Karpateve a e gjete këtu kur erdhe?!" Edhe kishe te shkolluem.  „Grupi i Kontaktit ka nis kaherë me thanë se Kosova nuk ka m’u nda as nuk ka me iu bashkangjit kurrnji shteti. Por, s’po i nigon as ata kush m’sa këta tonët. Tek qetash udhëheqësat tanë e kanë marrë vesh çka I ka gjet. E, vallahi, unë veç një shpresë e kam: inshallah Zoti e Amerika nuk na lëshon dore, se sa për Evropë…Qekjo Evropë I ka nda trojet shqiptare me 1912, prej Ulqinit e deri ne Qamëri. E njejta Evrope osht!“
Debati i djeshëm i parlamentit të Kosovës, i cili vazhdoi edhe mbreme natën, nxori në pah qëndrime të ndryshme të grupeve parlamentare. Kritika ksithe sidomos ndaj grupitë Unietit për ngecjen e statusit.
 „A mos vallë Grupi i Unitetit mori ndonjë vendim kreymëvete, pa e shqyrtuar në Pralëment? Asnjëherë!”-përgjigjet Nekibe Kelmendi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
 „Fajtori kryesor tashme ka emer dhe e di gjithë bota. Bllokada e Rusisë është fajtore në procein e definimit të statusit të Kosovës“-tha ministri për tregti dhe industri, Bujar Dugolli, në debatin e Kuvendit të Kosovës.
Në fund të debatit, para deputetëve u prezantua propozimi që “Të rikonfirmohet qëndrimi i Kuvendit për Rezolutën e 17 tetorit 2005 për vullnetin politik të popullit të Kosovës për shtet të pavarur dhe sovran; që Kuvendi të jetë në seancë të përhershme për çështjen e statusit si dhe Kuvendi ta autorizojë Grupin Negociator për të hartuar një platformë unike për Kosovën e pavarur dhe shtet neutral“.
Ajete Beqiraj,Dojce Vele