Arkivi

OSBE do të ndihmojë funksionimin e institucioneve demokratike

24 korrik 2007, Dojçe Vele, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim, do të vazhdojë të mbështesë institucionet e Kosovës edhe pas zgjidhjes së statusit-tha të martën në Prishtinë, sekretari I pëgjithshëm I kësaj organizate, Marc Perrin de Brichambaut. Ndërsa, ministri austriak për shkencë dhe kërkim, Johannes Hahn tha se për të qënë një shtet I fortë, Kosova duhet të punojë në fushën e arsimit.

Anëtarët e ekipit të unitetit në Uashington para takimit me sekretaren amerikane të shtetit Rajs, janë takuar me nënsekretarin amerikan të shtetit, Nikolas Bërns, ndihmësen e tij Rozmari di Karlo, dhe me të dërguarin amerikan për statusin e Kosovës, Frank Uisner.
Ekipi negociator për statusin e Kosovës në takimin me sekretaren amerikane të shtetit, Kondoliza Rajs kanë kërkuar qartësi për vazhdimin procesit të statusit pas dështimit të votimit të projektrezolutës së Kosovës në Këshillin e Sigurimit në OKB.
Presidenti Sejdiu e vlerësoi takimin me sekretaren amerikane të shtetit si mjaft të rëndësishëm. Aty u bisedua për zgjidhjen e statusit politik të Kosovës, tha Sejdiu. Ndërkohë që ekipi i unitetit u shpreh se nuk do të ketë deklarim të njëanshëm të pavarësisë së Kosovës dhe se për ta ka rëndësi mbështetja pa rezerva e Amerikës. Por ekipi negociator është i bindur se dy çështje janë të mbyllura, çështja e kufijve dhe ajo e pavarësisë. Edhe zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Mekormak u shpreh në fund të këtij procesi, presidenti Bush e sheh Kosovën të pavarur ashtu siç parashihet në planin Ahtisari.
Ekipi i unitetit në Shtëpinë e Bardhë pati edhe një takim me këshilltarin për sigurinë kombëtare, Steven Hadley.  
Ajete Beqiraj,Dojce vele