30 korrik 2007, Dojçe Velle. Zhvillohet seanca e parë e parlamentit të Kosovës pas paralajmërimit për negociata të reja me Beogradin. Ndërksa,sipas presidentit të Kosoves, Fatmir Sejdiu “Pavarësia e Kosovës është e panegociueshme dhe integriteti i saj territorial i pacenueshëm".
Grupi Negociator për statusin e Kosovës, në seancën e parë të parlamentit pas paralajmërimit për negociata të reja me Beogradin, tha se kjo do të jete shtyrja e fundit në procesin e zgjidhjes së statusit. Presidenti Fatmir Sejdiu paraqiti qëndrimin e Ekipit
të Unitetit:
„Ekipi i Unitetit konsideron se kjo do të jetë vonesa e fundit në këtë proces dhe se nuk mund të pranojmë shtyrje të tjera afatesh, të cilat si të tilla sjellin edhe rreziqe të veçanta. Ekipi i Unitetit zotohet se, deri në përfundim të procesit, duke llogaritur edhe shpalljen e pavaresisë, do ta bëjë në bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në me BE-në“.
Lideri i Ora-s dhe anëtar i Ekipit të Unitetit, Veton Surroi tha se Kuvendi i Kosovës, si institucioni më i lartë ligjvënës, brenda këtij viti duhet të kryejë obligimin ndaj qytetarëve për shpalljen e pavarësisë. Ai paralajmëroi edhe për rreziqet që mund të veshtirësojnë funksionimin e shtetit të ardhshëm të Kosovës, ndër të cilat është edhe ”forcimi i vijave ndarëse në veri të Kosovës, jo si një përpjekje e popullatës së atjeshme, por si një shtytje politike që vjen nga disa qarqe ruse për krijimin e konflikteve të ngrira në Evropë“.
„Jam për një qasje më dinamike. Sepse, duke treguar gatishmëri për marrjen e përgjegjësive ne ndihmojmë aleatët tanë në zgjidhjen e procesit-tha kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, duke sqaruar para deputetëve të Kuvendit kërkesën e mëparshme për caktimin e një date, deri kur do duhej të pritej për shpalljen e pavarësisë.
Çeku: „Sigurisht, që ne nuk duhet të jemi aventurier dhe të veprojmë me mëndjelehtësi. Por, poashtu nuk duhet të jemi edhe pa guxim për të bërë atë që populli e pret prej nesh“- shton kryeministri Qeku, i cili njëherësh është edhe njëri prej pesë anëtarëve të Grupit Negociator për statusin e Kosovës.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, përsëriti qëndrimin e tij, se shpallja e pavarësisë do të bëhet në kohën e duhur dhe në bashkëpunim me miqtë ndërkombëtar.
Ndërkohë që presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu theksoi edhe njëherë qëndrimin e tij: “Pavarësia e Kosovës është e panegociueshme. Integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm dhe se Kosova është unike dhe e pandarë“.
Bisedimet 120 ditëshe, Prishtinë-Beograd, pritet të fillojnë së shpejti. Në ekipin ndërkombëtar për negociatat rreth statusit të Kosovës, Frank Uisner edhe më tej mbetet përfaqësues i SHBA-së. Federata ruse ende nuk ka bërë publik emrin e të dërguarit të saj.
Emërimin e diplomatit gjerman Wolfgang Ischinger si i dërguar i Bashkimit Evropian për bisedimet shtesë për statusin e Kosovës, Prishtina zyrtare e ka mirëpritur. Nga Ishinger, njëri ndër diplomatët më të shquar në Evropë, autoritetet kosovare kërkojnë vetëm paanshmëri gjatë procesit të bisedimeve si dhe mbështetje tek e vërteta, e cila sipas tyre është‚ realiteti i krijuar në Kosovë.

Ajetë Beqiraj, DW