27 korrik 2007, Dojçe Velle. Të premten në mëngjes, në fshatrat e Leposaviçit të banuara me shqiptarë, ka ndodh një shpërthim. Shërbimi Policor i Kosovës njofton se me këtë rast janë shkaktuar vetëm dëme materjale
Fshatrat malore, Cerajë, Bistricë dhe Koshtovë, janë të vetmet fshatra të banuara me shqiptarë në komunën e Leposaviçit. Banorët e këtyre fshatrave, vazhdimisht përballen me probleme të shumta përfshire këtu edhe mungesën e transportit. Për të lehtësuar sadopak problemet e banorëve të këtushëm, ditë më parë u hap Zyra për Komunitete. Mirëpo, një minibus i kësaj zyreje ishte cak i një shpërthimi të fuqishëm në orët e paraditës së sotme.
Zëdhënësi i Shërbimit Policor të Kosovës, Veton Elshani: "Minibusi është pronë e Zyrës për Komunitete. Në bazë të deklaratave të deritanishme, dyshohet se një mjet ekslodues ishte vendosur në skaj të rrugës i lidhur me një litar për siguresën inicuese të mjetit shpërthyes, të cilin e ka lëvizur minibusi“.
Sipas zëdhënësit Elshani, në momentin e shpërthimit minibusi ishte duke lëvizur në një rrugë të paasfaltuar, në drejtimin Leposaviç-Cerajë. Si pasojë e këtij shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materjale, por nuk raportohet për të lënduar.
„Në bazë të hetimeve primare, besohet se cak i sulmit ishte një automjet i cili do të kalonte atypari. Nuk mund të themi se kush qëndron pas këtij akti, derisa të kryhen hetimet. Por, një është e sigurt, se ky mjet shpërthyes është vendosur pas luftës dhe atë, shumë vonë“.
Njësitë e Stacionit Policor të Leposaviçit dhe Njësitë Rajonale të hetimeve, të mbështetura nga ekspertët e KFOR-it për deminim dhe të atyre të Komandës Kryesore të Policisë, në Prishtinë, ndodhen në vendin e ngjarjes duke hetuar rastin.

Ajetë Beqiraj, DW