27 korrik 2007, Dojçe Velle. Ekipi i Unitetit dhe kryeadministratori i Kosovës Joachim Ryker, ranë të enjten dakort që zgjedhjet parlamentare dhe lokale të mbahen në nëntor. Angazhimi rreth statusit gje zgjedhjeve, paralelisht.
Procesi i zgjedhjeve dhe procesi i statusit në Kosovë mund të ecin paralalisht, për të mos lejuar krijimin e vakumit institucional-u tha në takimin e Grupit Negociator për statusin e Kosovës me shefin e UNMIK-ut, Joachim Ryker.
“Ne kemi ardhur në një përfundim të përbashkët, se mund të zhvillojmë të dyja proceset, paralalelisht. Jemi pajtuar që bashkërisht me Ekipin e Unitetit të angazhohemi rreth çështjes së statusit në mënyrë që mbi këto baza të fillojmë përgatitjet për zgjedhjet,”- tha kryeadministratori Ryker.
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu tha se zgjedhjet nuk duhen shfrytëzuar nga askush për shtyrje të tjera në zgjidhjen përfundimtare të statusit të Kosovës. “Ideja jonë është që të organizojmë këtë proces normalisht dhe kjo nënkupton një legjitimitet të ri, në baze të votës së lirë të qytetarëve". Ekipi i Unitetit dhe kryeadministratori i Kosovës, u pajtuan që çështja e statusit të mbetet prioritet, që parlamenti të mos shpërbëhet me shpalljen e zgjedhjeve dhe që qeveria të vazhdojë funksionimin normal deri dy ditë para datës së zgjedhjeve te të dyja niveleve, të cilat u vendos te mbahen gjatë muajit nëntor. Por, mbetet e hapur mundësia e rishqyrtimit të këtij vendimi, "në rast se mbajtja e zgjedhjeve bëhet pengesë për procesin e statusit"-tha shefi i UNMIK-ut, Joachim Ryker.
Por, në përiudhen 120 ditëshe të bisedimeve shtesë, Presidenti Sejdiu pret një gjykim të arsyeshëm dhe një rikonfirmim të mbështetjes për Planin e Ahtisarit. Se pas bisedimeve, plani për një pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën do të miratohet. “Që në këto angazhime shtesë, të arrihet mbështetja për planin e ndërmjetësit Ahtisari e cila do të jetë në përputhje me vullnetin politik të popullit të Kosovës“.
Një rezultat i tillë, presidentit Sejdiu iu premtua edhe nga përfaqësuesi i deritashëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Torbjorn Solstrom, i cili u shpreh i bindur në takimin e tij lamtumirës se “momenti kur Kosovës do t’i takojë e drejta e saj dhe kur Bashkimi Evropian do të verë në përdorim gjithë atë që kemi planifikuar për statusin e Kosovës, nuk do të jetë larg“.
Torbjorn Solstrom, i cili po ashtu ka qënë pjesë e ekipit planifikues të Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovën e pas-statusit, pak para largimit të tij vlerësoi se Kosova ka shënuar progres në përgatitjen e bazës ligjore në harmoni me legjislacionin e Bashkimit Evropian.
Përfaqësuesi i Havier Solanës në Kosovë, suedezi Torbjorn Solstrom, do të zëvendësohet nga bashkëvendasi i tij, Jonas Jonsson.

Ajetë Beqiraj, DW