Arkivi

Kushtëzim i regjistrimit të makinës me faturën e rrymës së paguar

30 korrik 2007 , Dojçe Vele, Sipas Korporatës Energjetike të Kosovës, borxhet e konsumatorëve arrinë në ë08 milionë euro. Mungesa e energjisë elektrike si pasojë e borxheve, i kushton Kosovës miliona euro-thotë ministri për energji dhe miniera, Ethem Qeku. Kushtëzimi i regjistrimit të automjeteve me faturën e energjisë së paguar, do mund të ndihmonte në arkëtimin e borxheve-besojnë nënshkruesit e memorandumit të mirëkuptimit, i cili hyri në fuqi me 5 korrik të këtij viti.

Ne fillim të muajit korrik, Ministria e Energjetikës dhe Minierave, Ministria e Punëve të Brëndshme dhe Koorporata Energjetike e Kosovës, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi me të cilin qytetarët obligohen që dosjes për regjistrim të automjeteve t’ia bashkangjesin edhe faturën e energjisë së paguar.
 „Ky memorandum është I përkohshëm, derisa të kemi një stabilizim të gjëndjes, në pagesën e energjisë elektrike“-thotë ministri për energjetikë dhe miniera në qeverinë e Kosovës, Ethem Qeku.
 „Kujt do t'i japë llogari KEK-u për dëmet e shkaktuara qytetarëve të Kosovës, me reduktimet e mëdha të rrymës? Kujt do t'i përgjigjet KEK-u, për dëmet e shumta ndaj biznesit në Kosovë? Si do t'i detyrojnë nënshkruesit e këtij memorandumi ta paguajnë rrymën ata që nuk kanë automjete?”-pyet Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, në një deklaratë për media, përmes së cilës kërkohej shfuqizimi i menjëhershëm i këtij memorandumi.
Ministri Qeku arsyetohet me argumente të njëjta:
“Në mungesë të energjisë ekektrike, çdo kompani e biznesit e humb nga një vend të punës. Apo, në shifra mund të themi se diku se për çdo muaj Kosova humb nga 81 milionë euro, përafërsisht. Ne nuk kemi pranuar të pësojmë edhe më tej. Prandaj, kemi vendos të nënshkruajmë memorandumitn, I cili është duke dhënë rezultate“.
Sipas KLMDNJ-së, ky memorandum paraqet diskriminim etnik flagrant të konsumatorit, duke shantazhuar banorët e të gjitha etnive me masa që nuk ndërmerren edhe ndaj serbve, të cilët as nuk e paguajnë rrymën edhe kanë automjete me tabela te dyfishta, Kosovë-Serbi.
 “Në bazë të ligjit të aplikueshëm në Kosovë, nuk ekziston ndonjë dispozitë ligjore që lejon marrjen e një vendimi te tillë. Memorandumi i lartpërmendur ngrit qështje serioze dhe mund të shkaktojë dëme të papërmirësueshme. Aq më tepër, kur vendime të tilla merren nga vet administrata civile”-thuhet ndër të tjera, në një deklratatë të lëshuar nga ushteusi i detyrës së Avokatit të Popullit, Hilmi Jashari, sipas te cilit, memorandumi në fjalë është i paligjshëm.
Diskriminues, për një palë. I paligjshëm, për një tjetër. I pazakonshëm, përgjithësisht. "
"Por, funksional në ngritjen e inkasimit të borxheve të konsumatorit!"-thotë Ethem Qeku, ministër për Energjetikë dhe Miniera në qeverinë e Kosovës, sipas të cilit, borxhet e përgjithshme të konsumatorëve ndaj Korporatës Energjetike të Kosovës arrinë shumën në  308 milionë euro.
Ajete Beqiraj,Dojce Vele