24 korrik 2007, Dojçe Velle. Ekipi negociator i Kosovës zhvilloi takimet në Shtëpinë e Bardhë. Për Kosovën mbetet e rëndësishmë përkrahja amerikane.
Anëtarët e ekipit të unitetit në Uashington para takimit me sekretaren amerikane të shtetit Rajs, janë takuar me nënsekretarin amerikan të shtetit, Nikolas Bërns, ndihmësen e tij Rozmari di Karlo, dhe me të dërguarin amerikan për statusin e Kosovës, Frank Uisner.
Ekipi negociator për statusin e Kosovës në takimin me sekretaren amerikane të shtetit, Kondoliza Rajs kanë kërkuar qartësi për vazhdimin procesit të statusit pas dështimit të votimit të projektrezolutës së Kosovës në Këshillin e Sigurimit në OKB.
Presidenti Sejdiu e vlerësoi takimin me sekretaren amerikane të shtetit si mjaft të rëndësishëm. Aty u bisedua për zgjidhjen e statusit politik të Kosovës, tha Sejdiu. Ndërkohë që ekipi i unitetit u shpreh se nuk do të ketë deklarim të njëanshëm të pavarësisë së Kosovës dhe se për ta ka rëndësi mbështetja pa rezerva e Amerikës. Por ekipi negociator është i bindur se dy çështje janë të mbyllura, çështja e kufijve dhe ajo e pavarësisë. Edhe zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Mekormak u shpreh në fund të këtij procesi, presidenti Bush e sheh Kosovën të pavarur ashtu siç parashihet në planin Ahtisari.
Ekipi i unitetit në Shtëpinë e Bardhë pati edhe një takim me
këshilltarin për sigurinë kombëtare, Steven Hadley.

Ajetë Beqiraj, DW