Arkivi

Vere Kosove per eksport

28 dhjetor 2011, Dojce Vele, Që nga vitit 2003 në Kosovë janë privatizuar 300 ndërmarrje shoqërore, janë krijuar 670 ndërmarrje të reja, ndërsa janë mbledhur 584 milionë euro. Por, vetëm dhjetëra prej tyre kanë arritur të shtrihen me produket e tyre ne tregun e jashtëm. Ndër to është edhe Vreshtaria dhe Veraria “Stone Castle”, në Rahovec, me kapacitet prodhimi prej 12 milione litra në vit, 90  per qidn prej të cilave i plason në tregun e jashtëm.

Krishtlindjet në Kosovë-Lavdi Zotit dhe paqe njerëzve vullnetmirë


25 dhjetor 2011, Dojce Vele, Krishtlindjet në Kosovë po kremtohen nga të gjitha komunitetet në frymën e tolerancës tradicionale ndërfetare. Ratishi i Poshtem, ne juglindje te Decanit eshte shembull  i kesaj vlere shumeshekullore te ruajtur neper mote. 

Zhvillime te hovshme ne Junikun e Gjeravices

Juniku shtrihet rreze Gjeravices, majes me 2,656 m lartesi mbidetare
29 gusht 2011, Dojce Vele,I themeluar si komune ne vitin 2005, Juniku, eshte nje storje e suksesshme e procesit te decentralizmit. I konsoliduar si komune ne vitin 2005, ne kete periudhe gjashtevjecare, investimet brenda tij kalojne milionat.

Decani dhe Plava para binjakezimit

Krojet e Ali Pashe Gucise(Gucinje-Plav)
Manastiri i Decanit
Radio Kosova, 23 dhjetor 2012, Komuna e Decanit se shpejti do te binjakezohet me komunen e Plaves. Kjo eshte bere e ditur gjate nje takimi te zyrtareve komunal te Decanit me nje delegacion nga komuna e Plaves dhe Gucise. Binjakezimi pason me fillimin e aktiviteteve te ndryshme kulturore dhe artistike, zhvillimin nderrajonal te turizmit,ndersa binjakezimi eshte hapi me i rendesishem drejt realizimit te projektit te rrruges Decan-Plave.

"Kulla e shekullit 21"

20 dhjetor 2011, Radio Kosova, Lufta e fundit ne Kosove, krahas vrasjeve dhe masakrimeve nuk kurseu as monumentet e  trashegimise, ndersa kullat qe iu mbijetuan shekujve u shnderruan ne germadha. Disa prej tyre u ndertuan nga donatore, ca te tjera nga institucionet e Kosoves, disa nuk u rimekemben kurre, perderisa te tjera ne shenje dashurie dhe respekti ndaj vlerave trashegimore u rindertuan me kontributin e vet pronareve. Kulla e Rrustem Gecit ne Lluke te Poshtme e cila qe nga 2001 po ndertohet mbi themelet e kulles e se vjeter , eshte shembulli me i mire i dashurise dhe perkushtimit ndaj trashegimise se te pareve.

Mijëra refugjatë brënda dhe jashtë Kosovës

Shqiptaret e veriut jetojne neper Qendra Kolektive 

19 dhjetor 2011, Dojce Vele, Komesariati i Lartë për Refugjatë i Kombeve te Bashkuara raporton për mijëra të zhvendosur nga Kosova, brënda dhe jashtë saj. Vetëm brenda vitit 2011, në Kosovë janë rikthyer  1,025 persona. Sfidë mbetet kthimi i shqiptarëve të veriut si dhe i komunitetit malazez, të cilët jetojnë nëpër qendra kolektive brënda dhe jashtë Kosovës. 

Rritje e shkurorëzimeve në Kosovë

 Shthurja e familjeve ne Kosove ne rritje(familje nga Gjakova)

15 dhjetor 2011, Dojce Vele,   Numri i shkurorëzimeve në Kosovë është gjithnjë e më në rritje, pa dallim vendi, shtrese apo moshe. Sipas Entit të Statistikave të Kosovës, brënda vitit shkurëzohen mijëra qifte.

Përgatitje e të rinjve për tregun e punës në Kosovë

7 dhjetor 2011, Dojce Vele,  Sipas të dhënave të Ministrisë për Punë dhe Mirëqenje Sociale të Kosovës, cdo vit në tregun e punës hynë rreth 30 mijë krahë të rinj pune. Shtete donatore me projekte të ndryshme po ndihmojnë aftësimin e këtyre të rinjve për tregun e punës, prej të cilave projekte kanë përfituar mijëra të rinj.

Martesat Kosovë-Diasporë, ndertim familjesh apo pazare?

Shkendija, storje e suksesshme e marteses Kosove-Diaspore
29 nentor 2011, Dojce Vele, Me ndryshimet politike dhe sociale në Kosovë, martesat Kosovë-Diasporë ishin njëra ndër format e organizimit të familjes. Për shumë arsye, një pjesë e konsiderueshme e këtyre martesave rezulton me ndarje dhe në vend të krijimit te falimjes, gjenden në rrugë pa krye.

Në Prishtinë takohen shkrimtarët shqiptarë dhe malazez

27 nentor 2011, Dojce Vele,  Me qëllim të përafrimit të popujve dhe të ndërtimit të një fqinjësie të mirë ne shtetet e rajonit, Shoqata e Malazezve të Kosovës ka organizuar nje takim poetesh nga Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria. Në takim u fol për të ngjashmëritë e këtyre popujve si dhe për të ardhmen e tyre të përbashkët.

NDAL paragjykimeve ndaj personave me Sindromin Down

Dojce Vele, 19 nentor 2011, Në Kosovë deri me tani janë identifikuar 649 persona me Sindromin Down. Por, duke pasur parasysh faktin se kjo kategori në të shumtën mbahet e izoluar nga shoqëria, shifrat nuk janë të besueshme.

Me shume hapesire per rinine ne Kosove

16 nentor 2011, Dojce Vele,  Kosova e ka Ligjin për Fuqizimin e Rinisë dhe një sërë dokumentesh përcjellëse. Por, sa implementohen ato, sa po bëhet në zhvillimin e kapaciteteve dhe në plotësimin e nevojave të rinisë dhe sa jane ata pjesë e proceseve vendimmarrëse?

Projekt i BE-se per zhvillimin e politikave tregtare ne Kosove

Hapesire e ngushte per produktet e Kosoves ne tregun e
jashtem(Co. Musli Berisha)
14 nentor 2011, Dojce Vele, Projekti dyvjecar në vlerë prej 1.5 milionë eurosh, do të ndihmojë zhvillimin e mëtejshem të politikave tregtare në Kosovë si dhe do të ofrojë asistencë teknike në ndërtimin e kapaciteteve për negocimin e Marrëveshjes për Tregti të Lirë me Bashkimin Evropian.

Vështirësi integrimi për të riatdhesuarit në Kosovë

I riatdhesuar ne Kosove

6 nentor 2011, Dojce Vele, Kosova deri më tani ka nënshkruar 14 marrëveshje riatdhesimi, të cilat parashohin ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar në shtetet përkatëse. Ndërsa, Ministria e Punëve të Brendshme ka një fond prej 3,5 milionë eurosh për akomodimin dhe rigjenenrimin e të ardhurave për të riatdhesuarit.

Shëndeti i nënës dhe fëmijës në Kosovë lë për të dëshiruar

Sa po behet per rritjen e shendetshme te femijeve ne Kosove

29 tetor 2011, Dojce Vele,  Në kuadër të Partneritetit për Përmirësimin e Shëndetit të Nënës dhe Fëmijës në Kosovë, SHBA-të përmes një konsorciumi publiko-privat kanë ndarë mbi 7 milionë dollarë. Çdo vit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, janë hospitalizuar rreth 8,000 fëmijë dhe mbi 80,000 të tjerë trajtohen për sëmundje të ndryshme akute dhe kronike.

Parandalimi i dhunës familjare dhe mbrojtja e viktimave në Kosovë

Jo gjithmone denoncohet dhuna ne familje(Foto DW)
22 tetor 2011, Dojce Vele, Dhuna e shprehur në familje të shumta kosovare është arsye e mjaftueshme që organizatat e huaja të adresojnë fondet në parandalimin e dhunës në baza gjinore, mbrojtjen dhe riintegrimin e viktimave. Ndër ta është edhe Programi gjithëpërfshirës kundër dhunës në baza gjinore lansuar nga pesë agjenci të Kombeve të Bashkuara, i cili fillimisht do të implementohet në tri komuna të Kosovës.

Qeveria gjermane mbështet risocializimin e viktimave te trafikimit

Aksion kunder trafikim i Policise se Kosoves
16 tetor 2011, Dojce Vele, Qeveria e Kosovës është e vendosur në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore. Ndërsa, Programi Rajonal për Mbrojtjen Sociale dhe Parandalimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore“ financuar nga qeveria gjermane i cili do të implementohet nga Organizata Gjermane per Bashkepunim Nderkombtar(GIZ), Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria për Punë dhe Mirëqenje Sociale e Kosovës, synon riintegrimin e viktimave të trafikimit në shoqëri.   

Ne vetmi e ne skamje

Zyhra Beqirit nuk i ka ngel njeri 
Radio Kosova, 12 tetor 2011, Zyhra Beqiri është një grua e varfër e cila jeton e vetmuar në një kasolle në Lloqan, pa përkujdesje institucionale. Edhepse pothuaj ka humb të parët dhe për nevojat e veta ecën zvarrë, ajo nuk gëzon as përkujdesje mjeksore. Fati dhe jeta e saj janë të varura vetëm në njerëzit vullnetimirë.

Barrikadat, vështirësi shtesë për studentët e veriut

Ne Kodren e Minatoreve mund te shkohet vetem me autobus
10 tetor 2011, Dojce Vele,  Situata e tensionuar në veri të Kosovës ka vështirësuar edhe më shumë qarkullimin e banorëve të atjeshëm. Ajo më së vështiri iu bie studentëve, të cilët duhet udhëtuar përditë deri te fakultetet në jug të Mitrovicës apo në qytetet e tjera. Nga ana tjetër, komuna e Mitrovicws ka premtuar zgjidhje të shpejt të problemit të transportit, pa pagesë, për studentët e veriut.

A u rrah vertet Konstantin Stijovic-Koja nga Policia e Kosoves?

Vujiciq(i treti majtas)demanton nga Andrievica  deklaratat
 e Kojes(i pari,majtas) per keqtrajtim nga Policia e Kosoves
3 tetor 2011, Blue Sky, 81 vjecari Konstantin Stijovic-Koja, nje malazez nga komuna e Decanit i zhvendosur ne Mal te Zi qe nga viti 1999, me 25 gusht te ketij viti provoi te futej neper vendkalimin kufitar te Kulles per ne Kosove. Ne mungese te dokumentit valid u kthy prapa nga Policia e Kosoves; veprim ky i interpretuar si “rrahje dhe maltretim verbal" , te cilin mediat serbo-malazeze e publikuan pa e verifikuar. Por,cila eshte e verteta e Konstantin Stijovic-Kojes dhe cfare ndodhi ne te vertet?

“Brain Gain”synon uljen e trendit te ikjes se trurit nga Kosova

"Brain Gain"synon kthimin e trurit ne Kosove(Foto DW)

27 shtator 2011, Dojce Vele,  Kushtet e vështira ekonomiko-sociale, standardi i ulët i jetës si dhe oferta e varfër dhe joserioze e Kosovës për të joshur kuadrot me arsim të lartë që të sistemohen në Kosovë, ka bërë që një pjesë të kërkojë perspektivën në shtetet e zhvilluara.  Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka lansuar Programin Kombtar “Brain Gain”me te cilin nga synon uljen e trendit të ikjes së trurit të Kosovës jashtë kufijve shtetëror.

Pritet rehabilitim i teresishem i ujesjellesit ne komunen e Decanit

24 shtator 2011, Radio Kosova, Vazhdojne perpjekjet per  rehabilitmin dhe shtrirjen e ujesjellesit ne te gjitha fshatrat e komunes se Decanit. Banoret e fshatit Lumbardh tashme mund t´i gezohen furnizimit te rregullt me uje te pijes, sepse Ndermarrja Sherbyese Publike „Ujesjellesi-Higjiena“ dhe komuna e Decanit me participimin e qytetareve, kane realizuar projektin e ujesjellesit ne vlere prej 145 mije eurosh. Perderisa, fshatra te tjera te komunes se Decanit vazhdojne te perballen me reduktime te gjata apo me probleme ne furnizimin me uje te pijes.

Kur dora e meshires zgjatet kah nuk e pret

Ajne Tahirukaj,fale kusherinjve mergimtar behet me shpi te re
23 shtator 2011, Radio Kosova, Mergata e Kosoves, kontributi i se ciles eshte i ditur, edhe sot gjen forma per t´i qendruar prane popullit te vet. Nje deshmi te kesaj gjejme ne Lluke te Eperme te komunes se Decanit, ne te cilin fshat te shtunen(24.09.11)nje te varfere te vetmuar i dorezohen celesat e shtepise se ndertuar nga bashkefshataret e saj me banim ne Zvicer. 

“Shtepia e Fshatit” ne Lloqan të Decanit

23 tetor 2011, Radio Kosova, Tash dhjete vjet  ne gjirin e fshatit Lloqan eshte nje Shtepi  Fshati ne sherbim  te te gjithe banoreve. Aty organizohen ahengjet, ceremonite mortore por edhe aktivitete te ndryshme rinore. Kete model deri me tani e kane pervetsuar vetem fshatrat Carrabreg dhe Voksh.

Kthimi i shqiptarëve në veri të Mitrovicës në rritje

Te Kroi i Vitakut po ndertohet serish jeta
17 shtator 2011, Dojce Vele, Pas një stagnimi dhjetëvjecar për shkak të kundërshtimeve të serbve lokal, janë bërë hapa të dukshëm në rikthimin e shqiptarëve në veri të Mtirovicës. Vetëm në dy vitet e fundit, komuna e Mitrovicës mëbështetur nga qeveria e Kosovës, deri më tani nëpër lagjet e banuara me shqiptarë ka ndërtuar 100 shtëpi. Kroi i Vitakut është njëra ndër lagjet, në të cilën pas dhjetë vjetësh qëndrimi e boshatisur janë rikthyer dhjetëra familje.

Banorët e fshatrave të Rugovës të shqetësuar për pronat e veta

Proteste kunder levizjes se kufirit ne Kuqishte te Rugoves
15 shtator 2011, Dojce Vele,  Fillimi i demarkacionit te kufirit me Malin e Zi me përfshirje të përfaqësuesit të Rugovës në Komisionin për Demarkacion, është njëra ndër kërkesat e banorëve fshatrave ndërkufitare, pas marrjes së përgjegjësisë nga ana e Policisë së Kosovës, për menagjimin e kufirit me Malin e Zi e cila i hap rrugë demarkacionit të kufirit.

Mërgata gjithmone i qëndroi pranë Kosovës

Decani pret mergimtaret e vet
7 shtator 2011, Dojce Vele, Megjithëse kontributi i mërgatës së Kosovës është  i njohur, ajo për 12-të vjet u përfaqësua vetëm nga një Departament për Diasporën, i cili sivjet u ngrit në ministri. Cfarë ka ndryshuar në jetën e mërgimtarëve themelimi i kësaj ministrie dhe cilat janë problemet me të cilat vazhdojnë të përballen qytetaret e Kosoves me banim jashte saj?

Poetët, dashuritë individuale i rrisin në dashuri ndërmjet popujve

Romani "Teuta", kushtuar mbretereshes ilire
2 shtator 2011, Dojce Velle, Poetët janë ata që dashuritë individuale i kultivojne dhe i rrisin ne dashuri ndërmjet popujve. Prandaj, vargjet dhe varret e tyre janë dhe mbesin të të gjithëve.

Ali Binaku, shqiptar i shpronësuar, i përndjekur dhe I dëbuar është personazhi të cilin poeti malazez Radovan Zogovic e kishte zjedhur për të nxjerr në pah vuajtjet dhe mundimet që i shkaktoheshin popullit shqiptar nën sundimin e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene (1918-1941). Prandaj, edhe ciklin njëmbëdhjetë këngësh “Ardhësit-Këngët e Ali Binakut”, i shkruar në vitin 1937 e fillon me mallkimin e tij: Unë Ali Binaku, të mallkoj gjithë ç`ke deri në farën e gjinisë sate...“.

Strellcjanet kremtojne Fiter Bajramin

Gjamia shekullore ne Strellc te Eperm
30 gusht 2011, Radio Kosova, Pas agjerimit 30 ditësh, besimtaret muslimane ne mbare boten po kremtojne festën e Fitër Bajramit. Kjo festë e cila njihet edhe si Festa e Meshires dhe kujton shpalljen e Kuranit Fisnik, eshte më e madhja në islam pas Kurban-Bajramit.


Mengjes plot diell ne Strellc te Eperm. Rrezet derdhen neper rruget e degezuara e era verore farfurit hareshem neper gjethet e drunjve, sikur edhe ajo te kremtonte. Besimtaret pas faljes ne gjami kane nxituar te urojne familjaret, ndersa ne rruge gjejme vetem plakun plisbardhe Sherif Fazli Fetajn, te cilit sikur nuk i behet vone te filloje kremten qe nuk iu perngjet askund atyre qe ishin dikur...

Roli i medias ne zhvillimin e shoqerise

23 gusht 2011, Radio Kosova & Blue Sky, Cfare gazetarie i duhet Kosoves tri vjet pas shpalljes se pavaresise? A ka ardhur koha e zhvillimit te nje gazetarie te mirefillte ne sherbim te shtetit dhe popullit te Kosoves? Keto jane disa nga pyetjet e shtruara ne debatin me temen “Roli  i medias ne zhvillimin e shoqerise”, te mbajtur sot ne Decan, i cili vie ne vazhden e debatave te financuara nga Fondacioni gjerman “Fridrich Ebert”, te cilat organizohen nga Shoqata e Intelektualeve te Pavarur(SHIP) ne bashkepunim me Klubin e Debatit, ne Decan.

Izolimi i tri fshatrave kosovare ne veri

Bistrica e Shales, njera nder tri fshatrat e izoluara

19 gusht 2011, Dojce Vele, Gjëndja e rëndë ekonomike, vështirësitë sociale, pasiguria dhe mungesa e lëvizjes së lirë janë pjesë e përditshmërisë së banorëve të tri fshatrave shqiptare në kuadër të komunës së Leposaviqit, e cila administrohet nga strukturat paralele serbe. Ndërsa, barrikadat e vëna në Rudarë nga serbët e veriut i kanë futur në geto për kohë të pacaktuar. 

Si jetojnë shqiptarët në veri të Mitrovicës?


Lumi Iber-Ketu ndahet shteti i Kosoves
14 gusht 2011, Dojce Vele,  Tensionet e shkaktuara nga ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, nuk janë asgjë e re për banorët shqiptar të Lagjes së Boshnjakëve. Presionet 12-të vjecare, më se 80 për qind prej këtyre banorëve ua imponuan shitjen e pronave dhe shpërnguljen.
http://www.dw- world.de/dw/article/0,,15315406,00.html

E ardhmja e Evropës bëhet edhe në Kosovë - Harta e rajonit është ravijezuar

Vestervele: "Qeshtjet territoriale dhe statutor ne Ballkan jane te mbyllura per Gjermanine
11 gusht 2011, Dojce Vele, Shefi i diplomacisë gjermane Guido Vestervelle deklaroi në Prishtinë se për Gjermaninë, problemet territoriale dhe statutore në Ballkan janë mbyllur përfundimisht. Vestervele propozoi bashkëpunim në vend të konfrontimit dhe koordinim të plotë të veprimeve me vendet e BE-së.

Gjermania për Kosovën-Aleate e pazëvendësueshme

Kancelarja Merkel me trupat gjermane te KFOR-it(Foto DW)
11 gusht 2011, Dojce Vele, Roli i Republikës Federale të Gjermanisë në rimëkëmbjen e Kosovës, në formimin e shtetit dhe në njohjen ndërkombtare ka qënë thelbsor. Gjermania, e cila ka merita të vecanta edhe në krijimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, mbetet aleate e pazëvendësueshme e Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian. 

"Nese je shqiptare mos shko ne Rudare!"

Me barrikaden ne Rudare te Zvecanit bllokohet magjistralja Mitrovice-Rashke
 7 gusht 2011, Dojce Vele, Vazhdon bllokimi i rrugëve kryesore që lidhin Kosovën me dy pikat doganore në Bërnjak dhe Jarinjë, nga serbët e veriut. Protestat nisën pas vendimit të qeverisë s Kosovës për zbatimin e masave të reciprocitetit në tregtinë me Serbinë, e cila që nga viti 2008 nuk pranon importin e mallrave që mbajnë vulën e Republikës së Kosovës. Protestuesit nuk largohen nga rruga, as pas arritjes së marrëveshjes së te dyja qverive. Përse ndodh kjo dhe çfarë duan në të vertet serbet e veriut te Kosoves?         

Serbet e veriut e refuzojne marreveshjen per kapercimin e krizes ne veri te Kosoves

Serbët bllokojnë rrugën
Serbet e veriut mbajen te bllokuara arterjet kryesore qe lidhin Kosoven me dy pikat doganore ne Bernjak dhe Jarinje(Foto DW)
6 gusht 2011, Dojce Vele,   Kriza e Kosovës u zgjidh. Apo jo? Prishtina dhe Beogradi ranë dakord të heqin dorë nga kërkesat e tyre kryesore, kompromis ky i arritur me ndërmjetësimin e komandantit Bühler. Por serbët e Kosovës nuk e pranojnë atë. 

Marrwveshje për heqje bllokadash në veri-Qeveria e Kosovës kundër

Në foto Stefanoviqi dhe Bühleri
4 gusht 2011, Dojce Vele, Është arritur marrëveshja në mes të komandantit të KFOR-it, gjeneralit Erhard Buehhler dhe dy zyrtarëve të qeverisë serbe Borisllav Stefanovic dhe Goran Bogdanovic, për zhbllokimin e rrugëve në veri të Kosoves. Qeveria e Kosovës e ka vlerësuar draftmarrëveshjen si të papranueshme.

Prekja e kufijve të Kosovës don të thotë ndryshim I kufijve të rajonit

Thaci:Secili vend ne rajon ka nje problem te quajtur Mitrovice

3 gusht 2011, Dojce Vele, Kryeministri I Kosovës Hashim Thaçi I ka thanë ndërmjetësit të Bashkimit Evropian për bisedime me Serbinë Robert Kuper se mbrojtja e sovranitetit dhe integriteti territorial të Kosovës është detyrim kushtetues, ligjor dhe kërkesë e popullit të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës miratoi Rezoluten per Ruajtjen e Sovranitetit


Godina e Parlamentit te Kosoves
28 korrik 2011, Dojce Vele,  Situata e sigurisë në veri të Mitrovicës aktualisht është e qetë. KFOR-i ka bërë të ditur se po mban nën kontroll dy pikat kufitare në veri të Kosovës.

Protestuesit serb djegin pikën kufitare në Jarinjë


Pamje nga demonstratat në veri të Kosovës28 korrik 2011, Dojce Vele, Pas tërheqjes parprake të njësive speciale të Policisë së Kosovës,  te merkuren nga te dy pikat kufitare ne veri, pasdite protestuesit serb i kane vene flaken pikes doganore ne Jarinje. Krymienstiri i Ksooves hashim thaci eshte shprehur i vendosur per venjen e masave te reciprociteti me Serbine i bindur se aktet vandale nuk do te ngadhnjejne mbi vlerat demokratike.

Embargoja e Kosovës ndaj Serbisë mban nën tension situatën në veri

Mtrovica, qyteti verior i Kosoves 

27 korrik 2011, Dojce Vele, Embargoja e vendosur nga qeveria e Kosovës ndaj produkteve të Serbisë e cila vie si masë reciprociteti ndaj të njëjtit akt të nisur nga pala serbe në vitin 2008, vazhdon të mbaj nën tension situatën në veri të Kosovës, dy pikat kufitare të së cilës tash tri vjet ishin vetëm nën kontrollin e pjesëtarëve të policisë së EULEKS-it.

Tension ne veri te Kosoves per shkak te pikekalimeve kufitare

Pike kontrolli ne veri te Kosoves(FotoDW)

 Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës mbrëmë dhe sot kanë vënë nën kontroll dy pika doganore në veri të Kosovës. Në aksion u plagosën dy policë.

Nga programet për integrim social në Kosovë përfitojnë qindra fëmijë

  "SOS Kopshti"per keta femije eshte shtepia e dyte 
14 korrik 2011, Dojce Vele, Organizatat kosovare “SOS Fshati Ndërkombtar I Fëmijëve” dhe “Të bashkuar për autizëm”, nga Fondacioni austriak Erste janë shpërblyer me Cmimin për Integrim Social 2011. Natyra e vecante e projekteve te tyre triumfoi ne mesin qindra organizatave garuese nga 12  shtete te Evropes Juglindore.  

Frymë e re brënda Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë

Manastiri i Decanit
11 korrik 2011, Dojce VeleMe ndërrimin e strukturave brënda vetes, kjo bashkësi fetare po hap një faqe të re në marrëdhëniet me institucionet e Kosovës dhe shoqërinë në të cilën jeton.

Përgatitje e të rinjve për tregun e punës në Kosovë

7 dhjetor 2011, Dojce Vele, Sipas të dhënave të Ministrisë për Punë dhe Mirëqenje Sociale të Kosovës, cdo vit në tregun e punës hynë rreth 30 mijë krahë të rinj pune. Shtete donatore me projekte të ndryshme po ndihmojnë aftësimin e këtyre të rinjve për tregun e punës, prej të cilave projekte kanë përfituar mijëra të rinj.

Përgatitje e të rinjve për tregun e punës në Kosovë

7 dhjetor 2011, Dojce Vele, Sipas të dhënave të Ministrisë për Punë dhe Mirëqenje Sociale të Kosovës, cdo vit në tregun e punës hynë rreth 30 mijë krahë të rinj pune. Shtete donatore me projekte të ndryshme po ndihmojnë aftësimin e këtyre të rinjve për tregun e punës, prej të cilave projekte kanë përfituar mijëra të rinj.

Kosova të dënojë sistematikisht trafikantët e qenieve njerëzore

Policia e Kosoves gjate nje operacioni kunder trafikim
4 korrik 2011, Dojce Vele, Në raportin vjetor të Departamentit të Shtetit Amerikan për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore në të cilin vlerësohen përpjekjet e qeverive të 180 vendeve për luftimin e kësaj forme të krimit, Kosova është radhitur në kategorinë e dytë.

Projekte rajonale per zhvillimin e turizmit

Shtepiza per vizitoret ne Rugove
28 qershor 2011, Dojce Vele, Kosova, me diversitetin e saj kulturor dhe natyror ka potencial te mjaftueshem per zhvillimin e turizmit. Ndersa, zona e trekendeshit kufitar Kosove-Mal i Zi Shqiperi po behet gjithnje e me atraktive per projekte te perbashketa nga te tria qeverite por edhe nga donatore te huaj.

Projekti "Majat e Ballkanit" eshte njeri prej ketyre projeketve i cili financohet nga GIZ gjermane(Organizata per Bashkepunim Nderkombtar(GIZ).

Operacione të suksesshme kundër grupeve kriminale në Kosovë

Operacion anti-droge i Policise se Kosoves

26 qershor 2011, Dojce Vele, Policia e Kosovës dhe EULEKS-i raportojnë për qindra arrestime për posedim, kultivim dhe shpërndarje të substancave narkotike.  Mirwpo, në raporte të ndryshme ndërkombtare Kosova edhe më tej figuron si stacion dhe vend tranzit i substancave narkotike.