Pages
Arkivi
-
▼
2012
(70)
-
▼
Dec
(7)
- Maratonë bamiresie ne prag te Kurban Bajramit
- T.:Maraton bamiresie ne prag te Kurban Bajramit ...
- Krishtlindjet ne Kosove-Kremtim ne frymen e tolera...
- Ne Isniq u hap muzeu “Etno Kastrioti”
- Tribunali I Hages liron Ramush Haradinajn me bashk...
- Gllogjani:”Ramushi po vjen”
- Dukagjini-preher i pleqerimit ne oda
-
►
Oct
(8)
- Vazhdon varferia në Kosovë
- Hajrije Hasanaj:Lokja shekullore e shendoshe dhe a...
- Ndermarrjet peng "Iliria" dhe "Apiko"
- ”Komandant Kulla” do t´jetojë perjetsisht në gjiri...
- Kunder vrasjes dhe gjakmarrjes
- DW në shqip kremton ditëlindjen e 20-të
- Investime gjermane në ujësjellës
- Bashkepunimi komunw-media lokale ne Rajonin e Pejes
-
►
Aug
(7)
- Decanasit,te bashkuar per shpetimin e nje jete
- Nishani ne Manastirin e Decanit dhe ne familjen Ha...
- Lokalizohen zjarret ne Bjeshket e Decanit-Te djegu...
- Projekt kundër hakmarrjes nga Lidhja Shqiptare në ...
- Shpërngulje masive nga zonat kufitare me Serbinë
- Lehtësime për punësimin e ekspertëve në Gjermani
- Decani per Fiter Bajram me gjami te re
-
►
Jul
(7)
- Ne cdo shkrepje aparati-Bukuri e natyres dhe dashu...
- Perfundoi edicioni i katert i festivalit ”Eshke e ...
- Kushtet që Kosova duhet të plotësojë për t´u pranu...
- Ban Ki Moon qëndroi në Kosovë
- Bjeshka e Strellcit joshese per te gjitha grupmoshat
- ”Te Qethat-Decani 2012”ne Bjeshken e Prilepit
- Ndihmohet kthimi i shqiptarëve të zhvendosur në veri
-
►
Jun
(7)
- Presidenti Topi ne Gllogjan
- Fushata ”Bone Tanden”fillon me gazetaret ne Junik
- Zyra Administrative ne veri mes retorikes dhe real...
- Memoriali i Betejes se Koshares-pasqyre e rrugetim...
- “Kulla e Pajtimit”,aty ku nisi rrugetimi per pajti...
- Kosova ka rrugë të gjatë para integrimeve tregtare
- Problemet mjedisore në Kosovë në rritje
-
▼
Dec
(7)
Maratonë bamiresie ne prag te Kurban Bajramit
25 tetor 2012, Radio Kosova, Ne prag te festes se Kurban Bajramit, Grupi i Grave Asambleiste të Komunës së Deçanit vizitoi 20 familje skamnore te identifikuara nga Kryqi i Kuq,duke shperndare pako ushqimore te siguruara nga bizneset decanase. Me kete rast shoqata dhe qytetare i jane bashkangjitur thirrjes se Bashkesise Islame per solidarizim me familjet ne nevoje.
T.:Maraton bamiresie ne prag te Kurban Bajramit
25 tetor 2012, Radio Kosova, Ne prag te festes se Kurban Bajramit, Grupi i Grave Asambleiste të Komunës së Deçanit vizitoi 20 familje skamnore te identifikuara nga Kryqi i Kuq,duke shperndare pako ushqimore te siguruara nga bizneset decanase. Me kete rast shoqata dhe qytetare i jane bashkangjitur thirrjes se Bashkesise Islame per solidarizim me familjet ne nevoje.
Reportazhi bashkangjitur:
Aksioni humanitar i Grave Asambleiste te Decant filloi ne kampin ,,Garibaldi ‘’, në të cilin aktualisht jane te vendosura 12 familje te pa strehe. Nder ta jane Servete Krasniqi, Hajrije Hoxhaj, Miftar Hajdinaj dhe Sadete Beqiraj, qe te gjithe me banim shumevjecar ne keto baraka te drunjta pa ndonje burim ekzistence pervec ndihmes sociale. Prandaj, festat ne kete lagje vine gjithmone te varfera dhe ndihmat sado modeste per kete Kurban Bajram jane te mireseardhura.
“Vallahi , vec tuj kqyr kush po na zgjat doren. Jo vallahi, ´kam ble kurrgja hala,as ushqim per Bajram, as tesha per femije as kurrgja. E ishalla ka dicka per femije e t´I gezojme pak”, thote Hajrija.
“Vallahi jo send se s´kem pare. Socialin s´na kane dhane ende e s´kemi mujt m ble send. Bile kta fmije le t´na gzojne”, shton Servetja.
Semundjet e ndryshme, barre shtese per shume familjeve
Maratoni i shperndarjes se ndihmave vazhdoi ne Carrabreg, ne Dranoc, ne Voksh, ne Sllup dhe ne Strellc, ku krahas skamjes keto familje i rendonin probleme te tjera jetike si: femije te semure, shurdhmemece e me aftesi te kufizuara dhe pleq invalid e te harruar nga shoqeria. Nder ta eshte edhe Mejreme Hadergjonaj me bashkeshortin invalid e cila nuk gezon anje ndihme, pervec pensionit te pleqerise:
“Jo vallahi send se ´po kam pare. E kom marr dje pensionin qaty,e tash po mundohna pak. Se kush ma ne nevoje s´asht. E faliminers ktyne grave per kto sene e bile kur t´vine femiejt per Bajram me pas me iu dhane dicka e mos me i kthy thate”.
Grate asambleiste prane familjeve nevojtare
Iniciativa vie ne vazhden e aktiviteteve te Grupit te Grave Asambleiste te komunes se Decanit per t´iu qendruar prane familjeve nevojtare ne kete prag te festes se Kurban Bajramit. Sanije Thaci eshte anetare e ketij grupi:
“ E dime e ato kane nevoje dhe ne bashkarisht, disa prej nesh dolem neper shitore, neper hipermarkete edhe mblodhem ndihma aq sa ata paten mundsi t´na ndihmojne. Bizneset na ndihmuan kush me shume e kush me pak, meqense ata akne pas planet e veta ne prag te kesaj feste. Ndersa, te tjeret qe nuk kane pas nje plan konkret jane fokusu ne aktivitetin tone. Mirepo disa te tjere, ndoshta edhe markete te medha kane ngec ne kete rast”.
Jane gjithsejt 23 familje te cilat sot po furnizohen me nga nje pako me artikuj udhqimor dhe sanitar, te cilat jane perzjgedhur ne konsultim me Kryqin e Kuq si familejt me gjendjen me te rende,thote z.Thaci.
“Filluam me Lagjen Garibaldi, ku eshte vendi me ne nevoje e pastaj vazhdojme edhe neper disa familje tjera neper fshatra te ndryshme. Ne kemi trajtuar deri tani disa raste kryesisht grave familjare. Mirepo, tani kemi kemi aktivitete me konkrete, sepse kemi nje perkrahje edhe financiare prej anetareve te asamblese. Keshtu qe, pastaj shkojme me faza t tjera te ndihme, kryesisht te grate edhe te vajzat reja“.
Ne Decan 180 familje ne nevoje
Sipas Kryqit te Kuq Nderkombtar-Dega ne Decan, ne kete komune jane 180 familje nevojtare, 73 prejt e cilave jetojne ne varferi te skajshme. Perderisa, problemi me I madh per t´iu qendruar prane familjeve ne nevoje mbetet mungesa e donacioneve, mendon Naim Cacaj, sekretar I kesaj organizate ne Decan, I cili percolli grate asambleiste ne kete maraton bamiresie.
“Ne baze te aktivitetve, eshte nje numer mjaft i madh i familjeve nevojtare. Mirepo, kemi mbet pa donacione, duke pas parasysh se ketu nuk eshte ndonje qender e madhe per zhvillimin e bizneseve. Vetem prej disa marketeve ne menyre solidare dhe ndonje qytetar vullnetmire, perndryshe donacione shtetore nuk kemi”, thote z.Cacaj sipas te cilit, per shkak te problemeve ekonomike dhe sociale numri i nevojtareve eshte gjithnje e me ne rritje.
“Ndersa, problemi kryesor eshte se te ne njeriu po behet skamnor brenda nate, per shkak te ndarjve te shpeshta te bashkeshorteve. Ndersa, ne as si komune as si Kryq i Kuq nuk kemi rezerva qe t´i perkrahim te pakten t´iu bejme nje zgjidhje njejavore. Keshtu qe nuk i dime taman as ato grupet te cilat jane te rrezikuara ne ate menyre qe t´iu dalim ne ndihme”, thote z.Cacaj.
Bizneset decanase solidarizohen me familjet nevojtare
Pakot per familjet nevojtare u siguruan nga ndermarrjet tregtare te cialt u solidarizuan me keto familje. Prandaj, mirenjohja eshte e madhe thote Hyri Dobrunaj, anetare Grupit te Grave Asambleiste.
„I falenderojme te gjitha ndermarrjet tregtare qe na kane ndihmu, sepse Grupi i Grav Asamblesite dihet qe per momentin funksionon pa buxhet. Ideja jone ka qene me ardhe me i vizitu kto gra, qysh jetojne dhe ku jetojne, qe ne te ardhmen kur ta marrim buxhetin dhe te hartojme programin te dime ku te prekim. Mirepo, meqe tetori eshte muaj i solidaritetit dhe eshte festa e Bajramit, kemi kerku ndihme prej donatoreve me ardhe me i vizitu. Sic po e shihni edhe vet, keto familje jetojne ne kushte shume te veshtira. Mirepo ne do t´i perkrahim ne vazhdimesi,edhepse ndoshta nganjehere mjafton vetem t´ua bejme me die se jemi me to dhe mendojme per to dhe familjet e tyre”.
Solidaritet me familjet skamnore, jo fushate
Iniciativa e grave asamblesite per t´iu qendruar prane familjeve ne nevoje ne pergjithesi dhe femres decanase, nuk eshte e para. Ndersa aktivitetet e ketij lloji me se paku jane fushate politike, thote Sanije Thaci nga ky grup.
„Na jemi shume te sinqerta ne kete aspekt, sepse te gjitha jemi asambleiste nga parti te ndryshme dhe ketu nuk e permendim aspektin partiak ne asnje moment.Eshte iniciative shpirtrore te cilen po e bejme per grate e komunes sone. Sigurisht, kjo do te vazhdoje dhe ne nuk do te leme anash asnjerin prej komuniteteve fetare por do t´jemi prane edheme rastin e Krishtlindjeve. Prandaj, iu bej thirrje njerezve vullnetmire:ndihmoni njerezit ne nevoje moralisht e financiarisht, se kjo eshte nje kenaqesi qe njeriu e perfiton per vete se pari dhe iu sjell sadopak gezim edhe familjeve qe kane nevoje per ndihmen tone”.
Me rastin e festes se Kurban Bajramit, edhe shoqata “Atmosfera”nga Pristina ka shperndare pako per 80 familje nevoje nga komuna e Decanit.
Ndersa, thirrjes se Keshillit te Bashkesise Islame ne Decan i jane pergjegjur edhe qytetaret, te cilet kane sjell kurbanet e tyre ne gjami.
Deri sot jane lajmeruar 200 familje per kurban nder te cilet ka kerkesa edhe nga shoqatat e dala nga lufta per familjet e deshmoreve dhe martireve si dhe nga Hendikosi, per personat me nevoja te vecanta.Shoqata “Atmosfera”nga Prishtina ka sjell poashtu pako per familjet ne nevoje, nderkohe qe pritet edhe ndihma nga Medreseja Alaudin nga Prishtina,e cila nepermjet Keshillit te Bashkesise Islame ndan nje pjese te mishit ne baze te listave te nevojtarev, tha imam Besim Halilajt , kryetar i Bashkësisë Islamë ne Decan, sipas të cilit fale solidaritetit te qytetareve, rreth 100 familje jane furnizuar me mish kurbanesh, ndersa edhe 100 te tjera pritet te furnizohen nga Medreseja “Alaudin” neser, ne diten e Kurban Bajramit, e cila njihet si feste e solidairetit dhe sakrifices.
Krishtlindjet ne Kosove-Kremtim ne frymen e tolerances nderfetare
![]() |
Familja Berisha dhe familja Gashi festojnë së bashku |
Ne Isniq u hap muzeu “Etno Kastrioti”
3 nentor 2012, Radio Kosova, Në Isniq të Deçanit u be hapja zyrtare e muzeut privat,,Etno Kastrioti’’, i cili posedon mbi 400 eksponate te periudhave te ndryshme te historise. Me kete rast, mysafiret paten rastin te prekin nga afer rite te ndryshme, kenge, valle dhe lojera tradicionale percjellur me sofren e begate shqiptare.
Tribunali I Hages liron Ramush Haradinajn me bashkeluftetarw
![]() |
Me flamurin kombtar ne vrap drejt Vlores
|
Gllogjani:”Ramushi po vjen”
Dukagjini-preher i pleqerimit ne oda
16 qershor 2012, Radio Kosova, Kulla e Marka Gjonit ne Malesine e Tropojes dhe Kulla e Brahim Hoxhes ne Junik, jane kullat te cilat sherbejne si gjykata tradicionale ku ndahet drejtesia. Ne Kullen e Brahim Hoxhes kjo tradite percillet brez pas brezi dhe vendimet qe dalin nga ajo nuk vehen ne pikepyetje.
Riatdhesim I personave te deklaruar si shtetas kosovar
21 ne ntor 2012, Dojce Vele, Vetëm brenda 12 muajsh autoritetet kosovare kanë konfirmuar numrin prej mbi 1000 kërkesash nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian për verifikimin e prejardhjes së azilkekërkuesve në shtetin e tyre, shumica prej të cilëve tashmë e kanë statusin e rregulluar. Si pasojë e deklarimeve të rrejshme si shtetas të Kosovës, qindra prej tyre po riatdhesohen në vendet e origjinës.
Shkëmbimi akademik Kosovë-Gjermani
![]() |
Katharina Ertle, DAAD ne Prishtine |
![]() |
Florina Haziri,ish-bursiste e DAAD-se |
13 nentor 2012,
Dojce Vele, Shërbimi Gjerman për Shkëmbime Akademike (DAAD)
për të diplomuarit dhe doktorantët nga Kosova, çdo vit ofron
bursa të ndryshme për studim të mëtejmë në
universitetet gjermane, me qellim te mbledhjes se përvojave të reja dhe krijimit te rrjeteve
nëpërmjet të cilave do
të krijohej lidhje ndermjet popujve dhe shteteve.
Vetem vitin e
kaluar, zyra e DAAD-së nëpërmes bursave të ndryshme ka mbështetur 96 bursiste nga
Kosova, për studim, ligjërim apo
hulumtime në Gjermani.
Lagja e Mazrekajve thesar i trashegimise shekullore
![]() |
Rikthim ne vlerat trashegimore |
![]() |
Jete ne lashtesi edhe ne shek.21 |
8 nentor 2012, Radio Kosova & Blue Sky, Në Dranoc të Decanit eshte bere inaugurimi i
rruges në Lagjen e
Mazrekajve, me c´rast ishte prezente
edhe ambasadorja amerikane, Tracey
Jacobson. Realizimi i projektit u mundesua nga USAID-i ne vlere prej 43
mije dollaresh, me 9600 prej te cilave participoi komuna e Decanit.
Miftar Zeqa-pararoje e Bjeshkeve te Isniqit
![]() |
Bjeshket e Isniqit(kendveshtrim nga Bjeshka e Prilepit) |
20 tetor 2012, Radio Kosova, Miftar Zeqa, nga fshati Isniq i komunes se Decanit,i
cili nen petkun e bariut gjithe jeten ia kushtoi kombit e atdheut njihej si
pararoje e Bjeshkeve te Isniqit nga sulmet e serbo-malazeze. Nje epoke pas vdekjes, vepra e tij kujtohet
nga bashkekohesit dhe pasardhesit e tij.
Projekte kapitale ne infrastrukturen sportive te komunes se Decanit
![]() |
Fusha e deritanishme sportive e shkolles Bajram Curri |
3 nentor 2012, Radio Kosova, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit vetëm në 3 vitet e fundit në infrastrukturën sportive të komunës së Decanit
i ka investuar rreth 2 milionë euro. Salla sportive e peruruar sot në Strellc
të Epërm kap shumen 350 mije euro.
T.:Praktika për ballkanasit e rinj në kompanitë gjermane
![]() |
Elsa Dede beri praktike te Praktiker AG |
1 nentor 2012, Dojce Vele,Falë mbështetjes së Komitetit për Marrëdhënje Ekonomike
me Evropën Juglindore dhe nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe
Zhvillim, cdo vit nga 60 të rinj nga vendet e Ballkanit Perendimor zhvillojne
praktika në kompanitë gjermane, në Gjermani.
Vazhdon varferia në Kosovë
25 tetor 2012, Dojce Vele, Perqindja prej 34 në 48
nën kufirin e varfërisë dhe 12 per qind në varfëri të skajshme është më e
shprehur në familjet më të mëdha, në amvisëritë me numër më të madh të të
papunëve, tek ata që kanë shkallë të ulët të arsimit dhe te kryefamiljaret
femra.
Hajrije Hasanaj:Lokja shekullore e shendoshe dhe aktive

24 tetor
2012 Radio Kosova, Edhepse 86 vjecare, Hajrije Hasanaj nga Vranoci i Vogel i komunes se Decanit, nuk ka ankesa per shendetin, degjon e sheh mire dhe shkon kohen duke thurr nen strehen e shtepise se saj buze rruges. Ate e gjejme edhe sot ne ulesen e drunjte nen strehe, teksa thurr qorapet e saj shumegjyreshe.
Ndermarrjet peng "Iliria" dhe "Apiko"
Qendra e Decanit |
![]() |
Manastiri i Decanit |
22 tetor 2012, Radio Kosova, Komuna e Decanit ka kundershtuar draftmarrëveshjeje e propozuar nga ish AKM per bartjen e 25 hektareve prone shoqerore te Ndërmarrjes Bletare “Apiko” dhe Ndërmarrjes Hoteliere “Iliria”,mbi Manastirin e Decanit. Pas 7 vitesh perplasje neper gjykata, lenda aktualisht gjendet në Gjykatën Supreme, por komuna dhe ndermarrjet paraljamerojne ankesë edhe tek Gjykata Kushtetuese dhe në instancat me te larta nderkombtare. Ndersa ka nisur një peticion i qytetarëve kunder asaj draftmarreveshjeje.
”Komandant Kulla” do t´jetojë perjetsisht në gjirin e popullit
![]() |
Komandant Skender Rexhahmetaj |
21 tetor 2012, Radio Kosova, Sot, ne varrezat e fshatit te lindjes ne Isniq te Decanit, u varros eprori ushtarak Skender Rexhahmetaj, i cili u vu me dinjitet ne balle te luftes se Ushtrise Clirimtare te Kosoves ne betejat per mbrojtjen e atdheut.
Eprori ushtarak Skender Rexhahmetaj ishte themeluesi i Njësitit të Parë Tankist të UÇK-së në veri të Shqipërisë. Ndersa, si komandant i Batalionit të Katërt të Brigadës 138 ,,Agim Ramadani’’mori pjese ne betejen e Koshares duke qendruar stoikisht deri ne clirimin perfundimtar te Kosovës.
Kunder vrasjes dhe gjakmarrjes
![]() |
Vrasjet e gjakmarrjet mbajne ne ngujim qindra familje shqiptare |
16 tetor 2012, Dojce Vele, Vetëm në nëntë muajt e parë të këtij viti brenda territorit të Republikës
së Kosovës kane ndodh 24 vrasje, pas të cilave
mund të pasojë gjakmarrja. Ngritja e vetëdies dhe funksionimi i gjyqsorit , i
domosdoshëm.
DW në shqip kremton ditëlindjen e 20-të

9 tetor 2012, Dojce Vele,Në Bibliotekën
Kombtare Universitare në Prishtinë u shenua 20 vjetori i programit shqip te
Dojce Vele-s. Dojce Vele gjatë trazirave të viteve ´90-te ishte dritarja e vetme informative për
shqiptarët e Kosovës, ndërsa sot vazhdon te jetë një burim i besueshëm për auditorin e gjërë.
Investime gjermane në ujësjellës

5 tetor 2012,Dojce Vele,Gjate konsultimeve ndërqeveritare për bashkëpunim politik e zhvillimor në mes të Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë, RFGJ ka premtuar 28,3 milione euro per projekte te zhvillimit ekonomik me qëllim të afrimit me standardet e BE-së. Gjermania është donatori i dyte më i madh në Kosovë e cila që nga përfundimi i luftës në Kosovë ka investuar 230 miloionë euro në sektorë të ndryshëm ekonomik dhe shoqëror.
Bashkepunimi komunw-media lokale ne Rajonin e Pejes
![]() |
Boge e Rugoves(foto Peja)
|
Këmbime ndërkulturore Kosovë-Gjermani

28 shtator 2012,Dojce Vele,Marrëveshja nderkulturore Kosovë-Gjermani,
është marrëveshja e parë qe ka nenshkruar Kosova pas heqjes se mbikëqyrjes
ndërkombëtare të pavarësisw, e cila zevendeson
marreveshjen e vitit 1969 ndermjet Gjermanise dhe ish-RSFJ-se.
Sfidat e hapura të vetqeverisjes lokale në Kosovë
Mitrovica me performancen e saj zuri Vendin e Trete |
17 shtator 2012, Dojce Vele, Sistem adekuat zgjedhor, kompetenca të bollshme me burime
financiare të qëndrueshme, administratë profesionale, teknologji e avancuar, janë
vlerat që dalin nga Karta Evropiane për
Vetqeverisjen Lokale të cilat qeveria
e Kosovës duhet t´permbush. Sfidë vazhdon të mbetet procesi i decentralizimit
si dhe përfshirja e komunave të veriut nën ombrellën e institucioneve të Kosovës.
Kosova „lufton“korrupcionin me korrupcion
![]() |
Korrupcioni,nder problemet me te medha n´Kosove(DW) |
10 shtator 2012, Radio Kosova, Megjithëse
korrupcioni në rritje në Kosovë, nuk ka rezultate të dukshme për luftimin e tij
përvec disa arrestimeve me pompozitet, shumica prej të cilëve më pas shpallen të
pafajshëm. Që nga themelimi I Agjencisë Kosovare Antikorrupcion janë ngritur
214 kallzime penale në të cilat janë të perfshirë 700 zyrtarë.
Decanasit,te bashkuar per shpetimin e nje jete
30 gusht 2012, Radio Kosova, Qytetaret e Decanit sic dine te jene bashke
ne gezime,dine te ndajne edhe hidherimet bashkerisht. Kjo po deshmohet kesaj radhe kur ata bashkuan forcat per ndihme
maturantes Dielleza Nimanaj, e cila
aktualisht gjendet per sherim ne Turqi.
Nishani ne Manastirin e Decanit dhe ne familjen Haradinaj
![]() |
Manastiri i Decanit |
![]() |
Kulla e Haradinajve |
Presidenti
Nishani vizitoi edhe familjen Haradinaj, prej nga percolli bindjen
per pafajsine e ish kryeministrit te Kosoves Ramush Haradinajt si dhe urimin per
100 vjetorin e pavaresise se Shqiperise per te gjithe shqiptaret kudo qe jane.
Lokalizohen zjarret ne Bjeshket e Decanit-Te djegura qindra hektare
![]() |
Pyjet e Bjeshkes se Prilepit |
![]() |
Qindra hektare pyje te djegura |
29 gusht 2012, Radio Kosova, Komuna
e Decanit qe nga fundi i korrikut eshte perballur me
dhjetera vatra zjarri,te cilat nga era jane bartur tutje neper bjeshke tjera te Decanit.
Nder shkaqet e zjarrit besohet te jene pakujdesia e qytetareve, temperaturat e
larta, perderisa nuk perjashtohen as zjarret e qellimshme. pervec disa vatrave
te vogla ne Bjeshken e Strellcit, zjarret jane lokalizuar fale bashkepunimit institucional is dhe
solidaritetit te qytetareve.
Projekt kundër hakmarrjes nga Lidhja Shqiptare në Botë
29 gusht 2012, Dojce Vele, Projekti synon të përfshijë perosnalitete nga komunat e Shqipërisë dhe
të Kosovës të cilat gëzojnw autoritet në popull me qëllim tw sensibilizimit të
familjeve të involvuara në këtë fenomen.
Shpërngulje masive nga zonat kufitare me Serbinë
25 gusht 2012, Dojce Velle, Per
shkak te zhvillimeve ne dy dekadat e fundit ne Kosove, shperthimit te
luftes dhe tensioneve te vazhdueshme ne veri, fshatra te tera te banuara me
shqiptare pergjate brezit kufitar me Serbine jane depopulluar.
Lehtësime për punësimin e ekspertëve në Gjermani
23 gusht 2012, Dojce Vele, Republika Federale e Gjermanisë ka vendosur
lehtësime ligjore për punësim të ekspertëve e në Gjermani. Për këtë leje
qendrimi e cila zyrtarisht njihet si „Karta e kaltër BE“ (Blaue Karte EU)I kanë
dyert hapura edhe ekspertët nga
Kosova.
Decani per Fiter Bajram me gjami te re
20 gusht 2012, Radio Kosova, Fiter
Bajramin i njohur si Festa e Meshires, besimtaret decanas e falen ne gjamine e
re,te dnertuar nga beimtaret vullnetmire. Ndertimi I ketij objekti shenon investimet
ne nje gjami te re pas 100 vitesh.
Ne cdo shkrepje aparati-Bukuri e natyres dhe dashuri ndaj njeriut
![]() |
Fotografi Sadri M. Hadergjonaj |
Perfundoi edicioni i katert i festivalit ”Eshke e Ndezur mbi Shkelzen”
![]() |
Rapsodi legjendar Dervish Shaqa |
Kushtet që Kosova duhet të plotësojë për t´u pranuar në BE
18 korrik 2012, Dojce Vele, Toleranca ndëretnike, fqinjësia e
mirë, marrëdhëniet e mira me shtetet BE-se dhe normalizimi i
marrëdhënieve Kosovë-Serbi, janë disa nga kushtet që duhet plotësuar
Republika e Kosovës në mënyrë që të 27 shtetet e BE-së të flasin me një
zë.
Ban Ki Moon qëndroi në Kosovë
![]() |
Ban Ki Moon(Foto DW) |
24 korrik 2012,Dojce Vele,Zgjidhja
e tensioneve në veri, marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve, qështja e të
pagjeturve, të drejtat e pakicave dhe ruajtja e trashëgimise kulturore ishte
mesazhi që Sekretari i OKB-së ia përcolli Prishtinës. Vizita e sekretarit Ban vie
në kuadër të një turneu në shtetet e dalura nga ish- Jugollavia.
Bjeshka e Strellcit joshese per te gjitha grupmoshat
5 korrik 2012, Radio Kosova, Me
shperthimin e luftes ne Kosove, rrenimin e infrastruktures dhe zvogelimin e
fondit te bagetive, tradita e daljes ne bjeshke u zbeh per kohe te gjate. Me
kalimin e kohes verehet nje interesim gjithnje
e me i madh i familjeve per te veruar ne bjeshke.Perderisa ka familje te shumta
te cilat kte tradite nuk e braktisen as ne rrethana te jashtezakonhme. Nder to eshte
familja Kurtulaj nga Strellci i Poshtem, e cila cdo vere e kalon ne Bjeshken e
Strellcit.
”Te Qethat-Decani 2012”ne Bjeshken e Prilepit
Ndihmohet kthimi i shqiptarëve të zhvendosur në veri
![]() |
Shtepi te reja per te zhvendosurit shqiptar ne veri |
10 korrik 2012, Dojce Vele, Vazhdon kthimi i te zhvendosurve shqiptar
ne veriun e Mitrovices. Vetem nepermjet aksionit humanitar “Ndihmo edhe ti”,
jane bere me kulm mbi koke shume familje te shperngulura nga veriu i Mitrovices
tash 13-te vjet.
Aktualisht, 10 mije
shqiptare te veriut vazhdojne te jetojne si te zhvendosur pjesa dermuese e te
cileve ne kater Qendra Kolektive, perderisa 400 prona te tyre jane te
uzurpuara.
Presidenti Topi ne Gllogjan
![]() |
Presidenti Topi mirepritet nga Ilmi Haradinaj |
Fushata ”Bone Tanden”fillon me gazetaret ne Junik
![]() |
Ngjyrosje druri brenda kulles |
![]() |
Mazkrekaj e Haxhosaj"n´pune" |
Zyra Administrative ne veri mes retorikes dhe realitetit
![]() |
Barrikadat te Ura e Ibrit dhe barakat e "Rojave te Ures" |
20 qershor 2012,Dojce Vele, Në veri të Mitrovicës së shpejti do të hapet Zyra e parë Administrative në kuadër
të intitucioneve të Kosovës. Ky është hap i parë drejt formimit të komunës
veriore të Mitrovicës sipas Pakos së Ahtisarit, mbi bazen e se ciles Kosova shpalli pavaresine.
Memoriali i Betejes se Koshares-pasqyre e rrugetimit drejt lirise
![]() |
Agim Ramadani, Anton Cuni dhe Sali Qekaj(foto e terhequr nga "1,000000 shqiptar ne bote") |
“Kulla e Pajtimit”,aty ku nisi rrugetimi per pajtim kombtar

16 qershor 2012, Radio Kosova, Me 1990, ne Lumbardh te Decanit u kurorezua rrugetimi i karvani te Levizjes per Pajtimin e Gjaqeve i cili u shtri ne gjithe Kosoven dhe ne tubimin historik “Te Verrat e Llukes” kulmoi me faljen e mbi 1000 gjaqeve. Ne perkujtim te ketij uniteti kombtar i cili i priu kryengritjes gjithpopullore per lirine e Kosoves, dje(te premten)ne Lumbardh te Decanit u be inaugurimi i memorialit “Kulla e Pajtimit”.
Kosova ka rrugë të gjatë para integrimeve tregtare
![]() |
Vera e Kosoves "Stone Castle" ne tregun e BE-se |
15 qershor 2012, Dojce Vele, Kosova
ende nuk ka të nënshkruar asnjë marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin
Evropian. Paralajmërimi i fillimit të
negociatave rreth Marrëveshjes për Tregti të Lirë, premton
një faqe të re bashkëpunimi me BE-në. Përderisa,themelimi i Odës Ekonomike
Kosovaro-Gjermane, pritet t´i kontribuojë integrimit më të gjërë të
ekonomisë dhe bizneseve të Kosovës në BE.